Në praninë e mysafirëve të shumtë në Filarmoninë e Maqedonisë u mbajt manifestimi tradicional kulturor “Me emrin Tënd jetojmë”, në të cilin mori pjesë dhe mbajti fjalim ministri i Kulturës, Hysni Ismaili.
Ministri Ismaili, duke u uruar organizatorëve për realizimin e ngjarjes, para të pranishmëve theksoi se është kënaqësi e madhe që ky manifestim është bërë tradicional, sepse gjërat më të mira janë ato që, edhe nëse janë pak, janë të vazhdueshme.
“Me këtë rast do të më lejoni të them edhe një gjë, që mendoj se duhet ta kemi parasysh dhe ta mbajmë mend, ndonëse jam i sigurt se të gjithë e dini: zhvillimi i një shoqërie matet me aktivitetet kulturore që i organizon. Në botë kjo matet nga sa aktivitete organizohen në ditë, ndërsa ne do të ishim të lumtur që në Shkupin tonë, por edhe në qendrat e tjera tonat, të kemi sa më shumë aktivitete kulturore në javë. Sepse vetëm ashtu dëshmojmë për praninë tonë, jo vetëm fizike, por edhe identitare”, tha Ismaili.
Në kuadër të manifestimit të cilin me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës e realizoi Shoqata për Edukim Arsimor dhe Kulturor “Klubi ELITA”performoi artisti, tekstshkruesi dhe producenti i shquar i muzikës shqiptare, Mevlan Kurtishi, i cili e kultivon muzikën islamike, u lexuan pjesë të Kuranit, u mbajt edhe një recital, ndërsa u ndanë edhe mirënjohje personaliteteve të shquara.
Data 30.09.2026
Aktuale
- Publikimi i videove intime të personazheve publike në rrjetet sociale, Policia e Tiranës nis hetimet
- Aktorët e një skandali në prokurim publik: Aktakuza ndaj pronarit të kompanisë në Prizren
- Zgjedhjet e reja në Kosovë: Çfarë ndodh nëse presidenti nuk zgjidhet deri më 6 tetor?
- Përfundon takimi e Von der Leyen me Presidentin, Begaj: Anëtarësimi në BE mbetet objektivi strategjik i vendit
- Zoran Gerasimovski dhe Lidija Zimbovska janë kandidatë për kryetar të Gjykatës së Apelit në Shkup
- Nga Eli Fara tek Monika Lubonja, 17 gra raportohet të jenë filmuar nga kompozitori Adrian Hila – dalin disa pamje nga momentet int’ime
- Bytyqi: Huamarrje e re është vulë që vitin tjetër do të kemi zgjedhje të parakohshme
- Bytyqi: Habitem pse VLEN-i dhe ZNAM-i nuk e përkrahin ligjin për rritje të pagës minimale



