Maqedonia gati tre vite po fundoset. Kur do të tërhiqen syzet rozë të Zoran Zaevit dhe do të shihet realiteti, ndërsa përditshmërinë të cilën e përjetojnë qytetarët do të shohim:
-Punonjës të poshtëruar në arsim.
-Bujq që nuk kanë as për bukë.
-Punonjës të cilët marrin pagë minimale, ndërsa kthejnë pjesë të parave që i marrin në dorë nga punëdhënësi.
-Mjekë të cilët marrin paga me të cilën nuk mbulohet as edhe shporta mujore konsumatore.
-Biznese që janë të reketuar.
-Pensionistë të cilët marrin rritje ndërsa nuk mund të blejnë as një litër vaj.
-Studentë të cilët janë në vlugun e sesionit dhe ende nuk mund të strehohen në konviktet studentore.
-Gjykatës dhe prokurorë që nuk punojnë sipas ligjit, por sipas diktatit të pushtetit.
-Kriminelë nëpër rrugë, ndërsa qytetarë të ndershëm dhe patriotët nëpër burgje.
-Profesorë të cilët nuk mund qetë të grevojnë pasi pushteti po i kërcënon.
Lista e poshtërimit dhe lëshimeve është e pa fund. Maqedonia nuk mundet kështu. Me LSDM-në në pushtet nuk kemi shtet funksional. I tërë sistemi është vendosur në duart e mafias, ndërsa qytetarët janë në plan të dytë. Kaosit patjetër t’i jepet fund. Nevojiten zgjedhje të parakohshme parlamentare sa më shpejtë.



