Anketa e publikuar ditë më parë nga “TIM Institut” është tregues i fuqishëm se partia shqiptare AlternAtivA e Afrim Gashit, konsiderohet si partia që po fuqizohet në terren. Nga kjo anketë shihet qartë se Alternativa po shihet si shpresa e vetme dhe njëra ndër më të fuqishmet që do t’i japë së shpejti fund politik partisë së Ali Ahmetit (Bashkimi Demokratik për Integrim – BDI).
Analistët politikë vlerësojnë se fuqizimi i Alternativës në terren vjen fill pas takimeve të rëndësishme që kohëve të fundit ka zhvilluar kryetari, Afrim Gashi në SHBA (takime në Kongresi Amerikan dhe diasporën shqiptare), takimet e realizuara javë më parë me zyrtarët e lartë turq (me kryetarin Kuvendit të Turqisë, Mustafa Shentop, me Zëdhënësin e Presidencës Turke, Prof. Ibrahim Kallën) dhe takimet që vazhdon t’i realizojë me krerët shqiptarë në rajon (takimi i fundit me kryetarin e PD-së), Lulzim Basha.
Sipas kësaj ankete, bashkëpunimi i dy forcave shqiptare,Alternativa dhe Aleanca Shqiptare, do të ishte goditja më e madhe që do të mund ta merrte partia e Ali Ahmetit.
Ndryshe, sipas kësaj ankete për partinë Alternativa do të votonin 2 për qind e qytetarëve, për Aleancës për Shqiptarët 1,8 për qind, për PDSH-në 0.2 përqind dhe për BDI-në 5.6 për qind.
Sondazhin e plotë mund ta lexoni në linkun e mëposhtëm:
https://www.sdsm.org.mk/Gis/Upload/2019/ZZ2_Poll2_SHOW_slideshow_rev2%20-%20Copy.pdf



