Pjesëtarë të policisë nga Sektori për punë të brendshme-Tetovë, dje (2-shtator) rreth orës 19.00 në rrugën ,,102,, në Tetovë, me urdhër të gjykatës e kanë arrestuar 29-vjeçarin L.M. nga Tetova, i cili është dënuar me dy vite burg, për veprat penale ,,prodhim i paautorizuar dhe lëshim në përdorim të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekusorve,, dhe ,,mundësim i përdorimit të drogave narkotike,, të cilat janë të dënueshme sipas nenit 215 dhe 216 në Kodit penal të RMV-së.
Pas arrestimit L.M. është dërguar dhe dorëzuar në burgun ,,Idrizovë,, në Shkup, për vuajtjen e dënimit me burg.



