Portali MKD ka njoftuar se, bashkëshortja e Lubomir Fërçkovskit, Irena është avokatja e re e kryeprokurores së Prokurorisë Speciale Publike, Katica Janeva në rastin “Reket”, transmeton Portalb.mk. Irena do ta mbrojë Janevën, pasi që avokati paraprak i saj, Stefan Pavlevski hoqi dorë nga autorizimi. Janeva në “Reket” është e dyshuar për shkak se ka keqpërdorur pozitën zyrtare dhe autorizimin dhe për momentin gjendet në paraburgim.
Author: Hamdi Kumanova
Presidenti Stevo Pendarovski sot i pranoi letrat kredenciale të ambasadorit të porsaemëruar të Mbretërisë së Holandës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Dirk Jan Kop. Në ceremoninë e dorëzimit të letrave kredenciale, siç bëri të ditur Kabineti i presidentit, Pendarovski ka shprehur mirënjohje të madhe për mbështetjen konzistente nga Holanda miqësore e cila nga pavarësia e shtetit tonë është një ndër donatorët më të mëdhenj dhe mbështetës i fuqishëm i integrimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në BE dhe në NATO, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Holanda në vazhdimësi na ndihmon në reformat në gjyqësi, sundimin e së drejtës dhe administratën…
Nënshkruhet Memorandumi i Bashkëpunimit në fushën e regjistrimit të bizneseve në mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Me këtë rast Nexhmije Selimi, drejtoreshë e Agjencisë së Regjistrimit të Bizneseve(ARBK) tha se qëllimi i këtij memorandumi është për bashkëpunim dhe zgjerim të kapaciteteve të fushës përkatëse ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Selimi tha se ARBK po bënë hapa të mëdhenj në fushën e regjistrimit të biznesit. Ajo shtoj se me sistemin e ri elektronik të gjitha bizneset po pajisen me numër unik identifikues. Ndërsa, Maria Boshkovska Jankofski, drejtoreshë e Regjistrit Qendror në Maqedoni të Veriut vlerësoi lartë memorandumin e sotëm,…
Komisioni për çështje dhe emërime pa diskutim me vendim unanim e ka vërtetuar propozimin deri te Kuvendi, Katica Janeva të shkarkohet nga funksioni i prokurores speciale publike për shkak të udhëheqjes së pandërgjegjshme, joprofesionale dhe joligjore me institucionin Prokurori Speciale Publike. Siç kanë lajmëruar një pjesë e mediave dje pasdite, Janeva ka dorëzuar letër nga burgu për aktivizimin e dorëheqjes së ngritur nga 15 korriku. Deri në përfundim të ditës së djeshme, deri te Këshilli i Prokurorëve publik dosja nuk ka arritur, por sot, siç tha kryetari i Këshillit, Aco Kolevski, është e mundur të arrijë dhe ata menjëherë do…
Në një ndërtesë në Karposh të Shkupit ashensori bie nga kati i pari. Në ashensor kanë qenë katër persona të cilët e kanë shfrytëzuar ashensorin për tu ngjitur në katet më sipër të ndërtesës. Sipas qiramarrëseve ashensori është ndërprerë në katin e parë dhe më pastaj ka rënë në bodrumin e ndërtesës dy kate nën tokë. Nga Komuna e Karposhit thonë se ndërtesa është në ndërtim e sipër dhe se nuk ka kontroll teknik. Në këtë aksident nuk raportohet për të lënduar.
Në Fakultetin Filologjit të Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”, të rinjtë më shumë janë të interesuar për studijuar gjuhën shqipe se sa maqedonishten, njofton agjencia e lajmeve INA. Edhe pse janë 80 vende të lira, në drejtimin literaturë maqedonase janë regjistruar vetëm 3 studentë, ndërsa në drejtimin gjuhë maqedonase 15. Ajo që bie në sy është faktin se më shumë të interesuar janë paraqitur për studjuar gjuhën shqipe. Në drejtimin gjuhë shqipe dhe literaturë janë regjistuar 37 studentë, 25 me kuotë shtetërore, 11 me kuotë private dhe 1 me korrespodencë. Gjithashtu në drejtimin për përkthyes të gjuhës shqipe janë regjistruar…
Aktualisht nuk kemi sistem efikas për monitorim të cilësisë së ajrit dhe stacionet matëse nuk janë riparuar, por po bëjmë përpjekje për ta rikthyer atë në normalitet, tha ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini në takimin me shoqatat joqeveritare ekologjike, njofton META, transmeton Portalb.mk. Ministri konfirmoi se pjesët e dëmtuara të stacioneve për matjen e grimcave të dëmshme në ajër janë siguruar dhe se së shpejti ato duhet të funksionojnë sërish, ndërsa për vitin e ardhshëm, në kuadër të bashkëpunimit me Republikën e Greqisë, janë planifikuar dy stacione të reja. Nuredini gjithashtu tha se ishte në dijeni…
Drejtori i Rrugëve Bekim Memeti së bashku me kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, sot, do të shënoj fillimin e punimeve në rrugën jashtëzakonisht të rëndësishme që lidh komunën e Dollnenit me Komunën e Çashkës, përkatësisht, fshatrat Crnilishtë me Jabollcishtë. Kjo rrugë është edhe kërkesë e banorëve të Dollnenit dhe Çashkës e cila rrugë lidh shumë fshatra shqiptarë. Memeti është shprehur se viti 2019 do të jetë një vit ku do të investohet në rrugë dhe shpreson se shumë rrugë të anës së Manastrit dhe qyteteve do të asfaltohen për të mirën e gjithë qytetarëve.
Partia opozitare VMRO-DPMNE ka vazhduar me reagimet lidhur me lëndën “Reket” duke thënë se në kushte normale deputeti Aleksandar Kiracovski duhet të ishte në burg deri tani. “Dita ditës, Vilma Ruskovska e zhagit hetimin për haraçin milionës për t’i mbrojtur porositësit e kësaj lënde. Katër muaj i duheshin Ruskovskës që të thirr në pyetje deputetin Kiracovski”, thonë nga kjo parti. Përndryshe, sot kryetari i kësaj partie dhe përfaqësuesit ligjor do të duhet të takohen me përfaqësues të pushtetit për të biseduar për ligjin e ri për Prokurorinë Themelore Publike.
Ministri i Kulturës, Hysni Ismaili, i cili sot qëndroi për vizitë pune në “Muzeun” – Kumanovë, së bashku me drejtorin e këtij institucioni, e vizituan Shtëpinë – Muze të heroit kombëtar, Hristijan Todorovski Karposh. Gjatë vizitës, Ismaili u njoftua me rrjedhën e aktiviteteve të rinovimit të këtij monumenti të rëndësishëm kulturor. “Gjatë këtij viti “Muzeu” – Kumanovë filloi me realizimin e projektit për të rinovuar ndërtesën: rregullimi i parterit, rregullimi i çatisë, vendosja e instalimeve të reja, ngjyrosja e zdrukthtarisë së jashtme dhe fasada. Pas përfundimit të të gjitha aktiviteteve, është planifikuar edhe një ekspozitë e re e përhershme, me…
Ish-deputeti i Aleancës për Ardhmërin e Kosovës, Daut Haradinaj, ka treguar që Partia e Gjelbër së bashku me anëtarin e saj Abit Hazirin, janë bashkuar AAK-së. Teksa kanë qendruar në rajonin e Drenicës, Hardinaj përmes një postimi në ‘Facebook’, ka thënë se edhe Drenica e vlerave po i bashkohet rrugës për shtet 100%. “Edhe Drenica e vlerave po i bashkohet rrugës për shtet 100%. Sot në këtë bashkërrugëtim u bashkua edhe Partia e Gjelbër së bashku me Abit Hazirin, dhe po ashtu edhe Rambo i Drenicës. Na priftë e mbara Drenicë e Dukagjin!”, ka shkruar Haradinaj. /Lajmi.net/
Publicisti Migjen Kelmendi, një prej ikonave të Prishtinës, i është bashkuar ekipit të ri të Partisë Demokratike të Kosovës dhe vizionit të kandidatit për kryeministër të ardhshëm, Kadri Veseli. Lideri i rock bendit “Gjurmët” gjatë ceremonisë së bashkimit të tij me PDK-në është pritur me entuziazëm nga qindra të rinj të PDK-së në Parkun e Gërmisë në Prishtinë, të cilët i dëshiruan mirëseardhje. Lideri i PDK-së, Kadri Veseli, nëpërmjet faqes së tij në Facebook, e ka cilësuar Migjen Kelmendin si një prej ikonave të Prishtinës dhe një prej djemve më të mirë të saj. “Të gjitha rrugët çojnë në PDK. …

