Partia opozitare VMRO-DPMNE ka vazhduar me reagimet lidhur me lëndën “Reket” duke thënë se në kushte normale deputeti Aleksandar Kiracovski duhet të ishte në burg deri tani.
“Dita ditës, Vilma Ruskovska e zhagit hetimin për haraçin milionës për t’i mbrojtur porositësit e kësaj lënde. Katër muaj i duheshin Ruskovskës që të thirr në pyetje deputetin Kiracovski”, thonë nga kjo parti.
Përndryshe, sot kryetari i kësaj partie dhe përfaqësuesit ligjor do të duhet të takohen me përfaqësues të pushtetit për të biseduar për ligjin e ri për Prokurorinë Themelore Publike.



