Author: Hamdi Kumanova

Ministri i Kulturës, Hysni Ismaili, në Galerinë e Arteve në Kumanovë mbajti fjalim në hapjen e ekspozitës “Monumentet sakrale bizantine dhe postbizantine në Kumanovë”. Para mysafirëve të pranishëm, në mesin e të cilëve edhe kryetari i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski, ministri Ismaili theksoi se Kumanova – qyteti i kulturës për vitin 2019, mund të krenohet me trashëgiminë e pasur kulturore të mbi dyzet tempujve mesjetarë. “Kumanova dhe rrethina e Kumanovës mund të krenohen me monumentet sakrale, përkatësisht të gjitha kishat dhe manastiret e periudhës bizantine dhe postbizantine, si dhe të dyja xhamitë e periudhës osmane, të cilat…

Lexo më Shumë

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se është gjetur një granat e pashpërthyer e cila daton që nga Lufta e Parë Botërore. “Më 06.09.2019 në orën 08:48 është paraqitur se në rrugën për në fshatin Tërnovo në Manastir, gjatë hapjes së një kanali është gjetur një granat artilerie të kalibrit 155mm nga Lufta e Parë Botërore”, thonë nga MPB. Nga atje shtojnë se në orën 09:45 e njëjta në mënyrë të sigurt është larguar që aty për procedurë të mëtejshme./Telegrafi/

Lexo më Shumë

Në kuadër të kontrolleve policore, mbrëmë policia në rrethinën e Shkupit ka sanksionuar 45 shoferë dhe 12 motoçiklistë, ndërsa dy personave iu është marrë motoçikletat për procedurë të mëtejshme. Siç deklarojnë nga Ministrisë së Brendshme, dje prej orës 6:00 deri në orën 24:00 në aksionin kontrollues janë zbuluar shoferë të cilët kanë vozitur me shpejtësi të madhe të veturave në rrethinën e Shkupit, ndërsa janë sanksionuar 45 shoferë që tejkaluan shpejtësinë, si dhe u zbuluan 25 kundërvajtje të tjera për të cilat lëshuar 14 urdhër pagesa të detyrueshme dhe 11 pagesa për kundërvajtje. “Njësia për siguri në komunikacion më 6…

Lexo më Shumë

Prokuroria publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut i merr në kompetencë dhe procedim të mëtutjeshëm lëndët e PSP-së, përderisa në Kuvend vazhdojnë negociatat mes pushtetit dhe opozitës për Ligjin për prokurorinë publike. Prokuroria Publike vendimin për marrje të lëndëve e bazon në pozicionin kushtetues të PP-së si organ i vetëm shtetëror, kompetent për përndjekje të kryerësve të veprave penale dhe veprave tjera ndëshkuese të vërtetuara me ligj, parimin e legalitetit të përndjekjes penale, sipas së cilës prokurori publik është i detyruar të ndërmarrë përndjekje penale, nëse ka dëshmi se është kryer vepër penale për të cilën përndiqet me detyrë…

Lexo më Shumë

Fundjava e vazhduar festive e ripërtëriu tollovinë në trafik në kufirin Maqedoni-Greqi si në ditët e kulmit të sezonit turistik. Nga shërbimi kufitar kujdestarë thanë se për daljen nga vendi pritet 15 deri 20 minuta për shkak  kontrollimit të detyrueshëm të dokumenteve, por se pritjen e dikton pala greke e cila aktualisht është e ngadalshme në kryerjen e formaliteteve për ç’arsye të dy kufijtë janë të ngjitur me automjete. Nëpunësit tonë kufitar nuk mund të vlerësojnë sa kohë nevojitet të kalohet kufiri grek, por për këtë konfirmuan se në anën tonë për momentin funksionojnë pesë korsi rrugore për automobila dhe…

Lexo më Shumë

Agjencia “Standard and Poor’s” ka publikuar një raport të ri që konfirmon perspektivën e qëndrueshme për vlerësimin e kredisë “BB” të vendit tonë. Në raport, vëmendje e veçantë i kushtohet politikës monetare, duke u përqëndruar në stabilitetin e monedhës së brendshme dhe nivelin e rezervave të huaja, si dhe në qëndrueshmërinë e sistemit bankar, njofton Telegrafi Maqedoni. Ndër të tjera, “Standard and Poor’s” përsëriti se masat e Bankës Popullore, të tilla si kërkesa më të ulëta rezervë për detyrimet e bankave në denarë, kontribuojnë në uljen e euroizimit të përgjithshëm në vend, i cili është gjithashtu më i ulët në…

Lexo më Shumë

Maqedonia e Veriut nesër shënon 28 vite të pavarësisë pasi që pas referendumit të mbajtur në vitin 1991 qytetarët e Maqedonisë u deklaruan për shtet të pavarur dhe sovran. Shënimi do të fillojë sot pasdite, kur nga kazerma “Ilinden” do të bëhet qitje artilerike nga njësia e batalionit artilerik të Armatës. Nën moton “Ngjyrat e pavarësisë” nesër afër Guacës në Parkun e qytetit do të mbahet festim organizuar nga ana e Qeverisë. Është paralajmëruar fjalimi kryeministrit Zoran Zaev. Në kuadër të festimit do të ketë program të pasur kulturor-artistik dhe argëtues. Do të interpretojnë Petko dhe “Pesë plus”, grupi “Aj…

Lexo më Shumë

Ministria e Shëndetësisë njofton se që nga fillimi i epidemisë së fruthit në territorin e Republikë së Maqedonisë së Veriut janë vaksinuar me vaksina MRP 37.189 persona të moshës deri më 14 vjet. Prej tyre, 16.935 janë vaksinuar në rrethinën e Shkupit. Gjatë javës së kaluar në Shkup janë vaksinuar 28 fëmijë, ndërsa në pjesë tjera të vendit janë vaksinuar gjithsej 691 fëmijë. Që nga dhjetori i vitit 2018 janë regjistruar gjithsej 1.898 raste të fruthit në Republikën e Maqedonisë së Veriut./Telegrafi/

Lexo më Shumë

Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë ka akuzuar VMRO-DPMNE dhe kryetarin e Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime në Kuvend, Ilija Dimovskin, se po frenojnë reformimin në Servisin Publik dhe me veprime të tilla po vazhdojnë ta zbehin besimin e qytetarëve drejt Radio Televizionit të Maqedonisë. Sipas Betian Kitevit nga LSDM, partia opozitare po mbron personat në këto dy institucione, ndaj të cilëve tanimë është ngritur edhe padi për keqpërdorim të detyrës zyrtare. “VMRO-DPMNE-ja dhe Ilija Dimovski qëllimisht janë duke e frenuar zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Programor pranë RTVM-së dhe në Këshillin për Media dhe shërbime auto dhe audio-vizuele. Me këtë VMRO-DPMNE…

Lexo më Shumë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka dhënë lajmin e madh. Duke filluar që nga data 1 tetor 2019 në ndërtesën e re të kësaj ambasade në kryeqytet do të jepen të gjitha llojet e vizave. Video sqaruese është publikuar në faqen zyrtare të ambasadës së SHBA-ve në Kosovë nër rrjetin social Facebook, shkruan lajmi.net. Aty jepen të gjitha instrukcionet për ata që do të aplikojnë në këtë ambasadë për të marrë vizën. James Finan, zyrtar i lartë i kësaj ambasade, sqaron detajisht në video të gjithë hapat dhe këshillat se si duhet të aplikohet për vizë.…

Lexo më Shumë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka pranuar sot kredencialet e ambasadores së re të Francës në Kosovë, Marie-Christine Butel. Këtë e ka bërë të ditur vet presidenti Thaçi në rrjetin e tij social Twitter. Ai është shprehur se liria, pavarësia, shtet-ndërtimi, fuqizimi i demokracisë dhe subjektiviteti ndërkombëtar i Kosovës janë inkurajuar nga mbështetja e Francës dhe partnerëve të tjerë ndërkombëtar. “Pranova kredencialet nga ambasadorja e re e Francës në Kosovë, Marie-Christine Butel. Liria jonë, pavarësia, shtet-ndërtimi, fuqizimi i demokracisë dhe subjektiviteti ndërkombëtar i Kosovës janë inkurajuar nga mbështetja e Francës dhe partnerëve të tjerë ndërkombëtar”, ka shkruar Thaçi. /Lajmi.net/ 

Lexo më Shumë

Katër persona janë shtruar në spitalin e Gostivarit me lëndime që i kanë marrë nga aksidenti në rrugën magjistrale Gostivar – Kërçovë. Sipas SPB Tetovë, sot rreth orës 12:30 minuta, është denoncuar për një aksident që ka ndodhur në rrugën magjistrale Gostivar – Kërçovë. Në aksident janë përfshirë dy automjete “Fiat bravo” me targa të Shkupit dhe një “Chevrolet spark” me targa të Ohrit. Janë lënduar katër persona, tre nga makina “Chevrolet” dhe një nga makina “Fiat”, të cilët menjëherë janë dërguar në Spitlain e përgjithshëm të Gostivarit “Ferid Murad” për dhënien e ndihmës mjekësore. Në vijim kryhet ekspertiza nga…

Lexo më Shumë