Në një ndërtesë në Karposh të Shkupit ashensori bie nga kati i pari. Në ashensor kanë qenë katër persona të cilët e kanë shfrytëzuar ashensorin për tu ngjitur në katet më sipër të ndërtesës.
Sipas qiramarrëseve ashensori është ndërprerë në katin e parë dhe më pastaj ka rënë në bodrumin e ndërtesës dy kate nën tokë.
Nga Komuna e Karposhit thonë se ndërtesa është në ndërtim e sipër dhe se nuk ka kontroll teknik.
Në këtë aksident nuk raportohet për të lënduar.



