Pyesim Agim Nuhiun pse në stacionin policor Proleçe(Kisella Vodë) janë vetëm DY POLIC SHQIPTAR?
Ky stacion mbulon dy komuna Kisela Vodën dhe Sopishten.
Sot në mledhjen e rradhës të këshillit Komunal Sopishtë me propozim të këshilltarit të A.SH u miratua njëzërit që në teriritorin e Komunës së Sopishtes të shtohet numri i policëve Shqiptar,për arsye se ne teritor të kësaj Komune jetojn afërsisht 40% e popullatës Shqiptare.
Deri tani patrullat policore në këte teritor kan qën njëetnike(maqedone),e kaluara na mëson se në kete komun ka pasur probleme me rrahjen e nxenesve Shqiptar neper autobus,prandaj si preventiv A.Sh nëpermjet këshilltarit të vet Orhan Gafurri propozon qe te shtohet numri policëve Shqiptar pra të respektohet përfaqsimi i drejtë dhe adekuat si kategori kushtetuese,dhe mos përsëritet rrahja e nxënësve Shqiptarë neper autobusa kur e kemi parasysh se tani veç jemi në fillimin e vitit shkollor.
Siguria e qytetarëve,sidomis e nxënëzve është shumë e rëndësishme,prandaj policia si servis për të krijuar siguri për të gjithë duhet të jetë në shërbim edhe të qytetarëve Shqiptarë.
Agim Nuhiu të të përkujtojmë se edhe për nxënsit Shqiptarë kërkohet siguri nga patrolla policore me më tepër policë Shqiptarë.
Aleanca për Shqiptarët
Dega:Sopishtë



