Komuna e Shuto Orizares bëhet me kopsht të ri energjetik efikas në të cilin do të akomodohen rreth 200 fëmijë. Kopshti është ndërtuar në vendin ku para katër viteve u dogj kopshti i vjetër.
Ndërtimi ka zgjatur dy vite e gjysmë, ndërsa financiarisht ishte ndihmuar nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale dhe Mbretëria e Norvegjisë, me mbështetje të UNDP-së.
Kopshtin, i cili është në fazën e fillimit zyrtar me punë, sot e vizituan ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Mila Carovska, kryetari i komunës së Shuto Orizares, Kurto Dudush, sekretari i parë i Ambasadës norvegjeze në Beograd, Geir Hakon Johansen dhe përfaqësuesja e përhershme e UNDP-së Narine Sahakijan.
Carovska theksoi se si Qeveri kujdesen për zhvillimin rajonal të barabartë dhe në mënyrë të barabartë investojnë edhe në mjediset rurale dhe të qytetit.
Sipas përfaqësueses së përhershme të UNDP-së Narine Sahakijan, Maqedonia e Veriut është njëra nga shtetet në Ballkanin Perëndimor e cila kujdeset për popullatën rome.
Përveç lodrave dhe kuzhinës, oborri i kopshtit është pajisur me rekuizita të destinuara për më të vegjlit. .



