Një person ka ndërruar jetë dhe një tjetër ka mbetur rëndë i lënduar pas përleshjes me thika në Lipjan.
Ky informacion është konfirmuar për lajmi.net nga zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmet.
Rasti ka ndodhur rreth orës 15:00, ndërsa aktualisht policia është duke u marr me hetimin e rrethanave.
Njoftimi i policisë:
Sot rreth orës 15:00 policia ka marrë informatën për një rrahje në rrugën “Lidhja e Prizrenit”, në Lipjan.
Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore.
Bazuar në të dhënat fillestare të hetimit, si pasojë e përdorimit të mjeteve të forta dhe një arme të ftohtë (thike), gjatë përleshjes, lëndime të rënda trupore kanë pësuar dy persona.
Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK, nga ku kemi pranuar informatën se njeri nga personat e lënduar ka ndërruar jetë.
Aktualisht hetuesit policor janë duke punuar për sqarimin e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me këtë rast. /Lajmi.net/



