Gjykatësi i suspenduar administrativ, Mustafa Shahini, ka dërguar kërkesë deri te Këshilli Gjyqësor që t`i vazhdohet mandati edhe pas pensionimit të tij, transmeton Almakos.
Këshilli me 13 vota “për”, njëzëri vendosi që t`ia vazhdoje mandatin e gjykatësit për një vit pas pensionimit të tij në pajtim me 23 gusht të vitit 2021.
Anëtarët e Këshilli, Violeta Bogojeska dhe Loreta Gjorgjievska, komentuan për pikën e vazhdimit të mandatit të Shahinit. Gjorgjievska tha se nuk mund që të prejudikojë vendimin për Shahinin, sidomos në pjesën e respektimit të prezumimit të pafajësisë.
Shahini është i dyshuar për keqpërdorime me lëndën për denacionalizim të pronave në bregun e Liqenit të Ohrit në Strugë, me të cilën shtetin e ka dëmtuar për mbi 200.000 euro./Almakos



