Droga ka metastazuar te të gjitha gjeneratat në Maqedoni, kurse për këtë flet edhe rasti i djeshëm në Shkup, ku një vajzë 16 vjeçare është kapu me drogë. Sipas policisë, ajo është kapur bashkë me një 19 vjeçar, shkruan Gazeta Lajm.
“Më datë 09.09.2019 në ora 00.40 minuta policët nga SPB Shkup, në rrugën ‘Vele Markov’, te T.D. (19) dhe një vajzë adoleshente 16 vjeçare nga Shkupi kanë gjetur marihuanë. Po punohet për ndriçimin e rastit”, ka njoftuar MPB.



