Author: Hamdi Kumanova

Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Miloshoski nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij ka akuzuar kryeministrin dhe liderin e LSDM-së, Zoran Zaev për dështimin e mbledhjes së mbrëmshme. Ndër të tjera ai thotë se marrëveshja mund të ishte arritur nëse kryeministri Zaev nuk do ishte shumë nervoz kur u fol për rastin “Reket”. Sipas Miloshoskit, kryeministri ka insistuar që në fillim të hetimit të këtij rasti dhe ka kërkuar që rastin ta marrë prokuroja Vilma Ruskoska.

Lexo më Shumë

Ju kërkoj falje të gjithë gazetarëve dhe më vjen keq që keni qëndruar deri në orët e hershme të mëngjesit, tha zaev në pres konferencën pas takimit të liderëve maqedonas që u zhvillua mbrëmë. “I kam parasysh reagimet e gazetarëve dhe e kuptoj revoltën e tyre. Më vjen keq që përfundoi kështu dhe pas orës 3 të mëngjesit nuk kemi mundër për të arritur marrëveshje, për ti dhënë deklaratat e para” ka thënë Zaev. Mbrëmë gazetarët e të gjitha medieve në Maqedoninë e Veriut që ishin prezent i kishin pritur krerët e partive maqedonase për deklarata, mirëpo nuk kishte ndodhur,…

Lexo më Shumë

ekretari shtetëror në MPJ-në e Francës, Ameli de Monshalin, në bisedë me ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Nikolla Dimitrov, e ka përsëritur pozitën për afrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Evropian dhe veçanërisht e ka theksuar nevojën për respektimin e sundimit të së drejtës, që është në zemër të vlerave evropiane dhe vazhdim të reformave, njofton Portalb.mk. Në takim, Dimitrov dhe De Moshalen është bërë shqyrtim i perspektivës evropiane të Maqedonisë së Veriut. “Sekretari shtetëror në bisedë me shefin e diplomacisë së RMV-së ka rikujtuar se Franca është e përkushtuar që të vazhdojë stabilizimi i qëndrueshëm, zhvillimi ekonomik dhe…

Lexo më Shumë

Kanë kaluar dy muaj që kur Boki 13 është në paraburgim, dhe nuk është marrë në pyetje, kanë reaguar nga VMRO-DPMNE përmes një kumtese duke pyetur çfarë është ajo që e di Boki 13, dhe pse kanë frikë prokurorja Vilma Ruskovska dhe kryeministri Zoran Zaev.

Lexo më Shumë

LSDM me anë të një komunikate për media ka bërë të ditur se kreu i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski mbrëmë nuk ka arritur të shpëtojë krimin e regjimit të kaluar. “Sot të gjithë qytetarët prisnin marrëveshje në interes të shtetit të së drejtës, por Mickoski në takimin e mbrëmshëm të liderëve në mënyrë të pakuptimtë dhe me stil gruevist mbronte krimin e regjimit, duke kërkuar që të gjitha lëndët e Prokurorisë Speciale të shuhen”, thuhet në komunikatën e LSDM-së. Sipas LSDM-së, ekipi negociator i udhëhequr nga Zoran Zaev ka ofruar formimin e një institucioni të ri të prokurorisë, që do të…

Lexo më Shumë

Këshilli gjyqësor e ka shkarkuar Kryetarin e Supremes, Jovo Vangellovskin përshkak të shpërdorimit të detyrës zyrtare. Në vend të tij në gjykatën Supreme është emëruar gjykatës nga gjykata e njëjtë, Faik Arsllani. Arsllani nda Komisioni shtetëror për parandalimin e korrupsionit ka paraqitur, patundësi në Gradec, shtëpi prej 189m2, dhe objekt pune në Shkup në emër të gruas së tij në vlerë prej 6 milionë denarëve. Ai po ashtu ka paraqitur edhe dy prona, banesë në Gostivar, posedon librezë për para ku ka arritur të kursejë vetëm 5000 dollarë dhe posedon makinë Passat.

Lexo më Shumë

Sot policia e Pejës ka arrestuar një person, pasi i njëjti ka prerë në mënyrë ilegale dru. I dyshuari 19 vjeçar ishte duke transportuar ilegalisht dru të prera në parkun nacional. Me vendim të prokurorit masa drusore është sekuestruar dhe i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar me procedurë të rregullt. Ky është njoftimi i plotë: Me datën 09.09.2019 gjate detyrave policore dhe ne zbatim te planit operativ ,,Parandalimi i prerjes ilegale te pyjeve”, rreth orës 17:00 në fshatin Strellc i epërm- Deçan , policia kane hasur ne të dyshuarin: F.H. i lindur me 2000 m/k/sh,…

Lexo më Shumë

Presidenti i Kosovës, në profilin e tij në Instagram ka postuar një video, ku shihet duke ushqyer peshqit bashkë me kryebashkiakun e Kyotos. Krerët e shtetit që vizitojnë Pallatet Mbretërore, ftohen që të ushqejnë peshqit. Këtë e kishte bërë edhe presidenti i SHBA-së, Donald Trump. Thaçi, gjatë ditës ka zhvilluar takime të shumta me perfaqësues shtetëror dhe të Odave Ekonomike. /Lajmi.net/ Video Player

Lexo më Shumë

10 javë nga aksioni policor në Luboten për sekuestrimin e duhanit, akoma nuk është ngritur asnjë kallëzim penal. Nga Policia Financiare thonë se procedura para hetimore ende vazhdon për veprën penale: “Kontrabandë, mashtrim doganor dhe keqpërdorim i detyrës zyrtare dhe autorizimeve”. Nga drejtoria e Arafat Muharremit, përmes një përgjigje me shkrim thanë për Alsat se akoma nuk kanë marrë raportet nga ekspertiza e forenzikës digjitale për të dhënat nga pajisjet e konfiskuara kompjuterike të firmave të bastisura dhe nga celularët e banorëve. “Kallëzime penale nuk janë ngritur pasi që ende vazhdon procedura para hetimore. Pas përfundimit të procedurës dhe pasi…

Lexo më Shumë

Policia e ka arrestuar një person në lidhje me rastin e para pak orësh, nga ku pas një shkëmbim zjarri është plagosur një person. Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate për media nga Policia e Kosovës, shkruan lajmi.net. Po ashtu, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se edhe dy persona tjerë janë në kërkim. Njoftimi i plotë: Me datë 10 shtator 2019 rreth orës 12:43, Policia e Kosovës është njoftuar për të shtëna me armë zjarri në rrugën “Nëna Terezë”- Pejë. Menjëherë njësitet relevante të policisë kanë shkuar në vendngjarje për të mësuar të gjitha rrethanat lidhur…

Lexo më Shumë

Fakulteti i Filologjisë në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” ka nisur të rinovohet në kohën kur fillojnë provimet dhe ligjëratat. Ky vendim që punët të kryhen pas pushimeve verore u ka sjellë probleme studentëve dhe profesorëve të cilët ankohen për erën e rëndë dhe parregullsitë që po ua shkakton punëkryesi. Profesori Milazim Krasniqi në një prononcim për Ekonomia Online thotë se është obligim i Universitetit i cili duhet t’i hartoj politikat e tenderit në mënyrë që punimet të kryhen në kohë. “Problemi mbetet administrativ dhe Universiteti do të duhej t’i hartonte politikat e tenderimit në atë mënyrë që këto punë…

Lexo më Shumë

VMRO-DPMNE do të insistojë për zgjedhje të parakohshme parlamentare edhe në takimin e sontshëm të kryeministrit Zoran Zaev me Hristijan Mickoskin. Nga opozita maqedonase thonë se për të çdo datë është e pranueshme ndërsa shprehen të bindur për fitore dhe ndërrimin e pushtetit. Ndërsa kryeministri Zoran Zaev thotë se opozita ka legjitimitet të kërkojë zgjedhje në çdo kohë, por me rëndësi është data për hapjen e negociatave me BE-në. Për ne është e pranueshme çdo datë dhe atë që prej nesër të shpallen zgjedhjet. Sot, Zoran Zaev do të ketë kohë të mendohet dhe prej nesër ti thotë shumicës parlamentare…

Lexo më Shumë