Hristijan Mickoski për shef të prokurorisë së re publike e propozoi Vlladimir Pançevskin i cili është i suspenduar dhe kundër të cilit zhvillohet hetim për keqpërdorim të AKMIS sistemit, ka thënë Kostadin Kostadinov, anëtar i komitetit ekzekutiv të LSDM-së dhe zëdhënës i partisë në emisionin “Rruga drejt” në Alsat M. Kostadinov theksoi se është shumë e rëndësishme që lëndët e PSP-së janë të sigurta dhe për to do të veprojë institucioni kompetent. “Drejtësi dhe përgjegjësi për të gjithë, do të thotë kjo. Qartë kemi porositur se shtet juridik dhe drejtësi duhet të ketë dhe secili që ka gabuar para ligjit…
Author: Hamdi Kumanova
Me kërkesë të Prokurorisë Speciale Publike për shkak të marrjes së lëndëve nga PSP-ja në Prokurorinë Publike, anulohet seanca e sotme për rastin “Titanik 3”. “E papëlqyeshme është situata në të cilën erdhëm. Për herë të parë PSP-ja kërkon anulim të një procesi gjyqësor. E kemi të njohur se në rrjedhë është procedura për dorëzimin e lëndëve deri te Prokuroria Publike. Me vetë këtë lënda është në kompetencë të Prokurorisë Republikane, nga ku duhet të vendosin se kush do ta udhëheq lëndën”, u shpreh Fetai. Në pyetjen e kryetares së Këshillit, Marija Kletniçka e cila e udhëheq rastin se vallë…
Sapo doli nga shtypi libri me titull ‘Biseda Fetare’ e autorit kumanovar Hamdi Nuhiju. Shkurtimisht në recensionin për librin shkruhet: Zoti është një, nuk ka tjetër. Përmes njohjes së Zotit, e njohim vetveten, mësohemi që të duhemi dhe t`i duam edhe të tjerët. Nuhiju përmes eseve të tij shpreh dashurinë për njerëzimin dhe për mënyrën se si t`i nxisim vlerat morale në një shoqëri të ngarkuar me paragjykime. Rrymat e ndryshme në shoqërinë tonë duhet që të shikohen dhe trajtohen pasuri e jo si mënyrë që nxit kërcënime dhe urrejtje për tjetrin. Respekti ndaj tjetrit, drejtësia ndaj familjes, ruajtja e…
Ministri i Kulturës, Hysni Ismaili, mbrëmë në Shtip mbajti fjalim në hapjen e simpoziumit shkencor ndërkombëtar “Miniera dhe Arkeologjia”, organizator i të cilit është Enti për Mbrojtjen e Monumenteve të Kulturës dhe Muzeut Shtip. Në praninë e miqve të shumtë, ministri i Kulturës Ismaili theksoi se mbajtja e kësaj ngjarjeje me një temë shumë specifike është e një rëndësie të veçantë për të zhvilluar mendimin shkencor arkeologjik në vendin tonë, por edhe për t’i shkëmbyer përvojat ndërkombëtare në këtë fushë, veçanërisht duke pasur parasysh faktin se ky simpozium është i pari në llojin e tij që i lidh njohuritë ndërmjet…
Ministri i Kulturës, Hysni Ismaili, ishte për vizitë pune në Shtip ku i inspektoi projektet të cilat zbatohen me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës. Ministri i Kulturës, Ismaili, gjatë vizitës në IN Enti për Mbrojtjen e Monumenteve të Kulturës dhe Muzeut Shtip, u njoftua me aktivitetet në fushën e mbrojtjes së trashëgimisë kulturore në këtë qytet, ndërsa i vizitoi edhe tri ekspozitat e muzeut: ekspozitën historike, arkeologjike dhe etnologjike, të cilat përmbajnë gjetje të shumta të vlefshme të cilat ishin gjeturnë vendet në këtë rajon. Ministri i Kulturës, Ismaili, e vizitoi edhe Galerinë e Kishës “Shën Nikolla”, ku po realizohet…
Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministër për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Sadulla Duraki, sot realizoi takim me Ambasadorin e Iranit në vend, Hosein Karimi. Fillimisht Duraki dhe Karimi disktuan rreth rëndësisë së Marrëveshjes së Ohrit dhe formimin e Ministrisë për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, si institucion që e vazhdon frymën e kësaj marrëveshjeje paqësore. Në aspektin e formimit të Ministrisë së re, si një institucion kyç në një shtet multikulturor dhe multietnik si Republika e Maqedonisë së Veriut, bashkëbiseduesit potencuan edhe qëllimet dhe ingerencat e këtij institucioni në krijimin e një…
Qeveria po shqyrton mundësinë e uljes së TVSH-së, për importet e automjeteve të reja dhe të përdorura në vend, shkruan Alsat. Nëse kjo ndodh, atëherë bie ideja për dhënien e një subvencioni shtetëror prej tre mijë eurosh për blerjen e një automjeti me standard 5 ose EURO 6, tha për Alsat Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi. Kjo do të shmangte rrezikun që disa nga qytetarët, që do të aplikonin për ndihmë shtetërore për blerjen e një makine të lihen me duar bosh. Qeveria është duke bërë llogaritje se cili opsion do të ketë më shumë kosto-efektive për arkën e shtetit,…
Ministri për Punë të Jashtme i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Nikolla Dimitrov sot në Bruksel ka pasur takim pune me ambasadorët e shteteve- anëtare të BE-së (KOREPER) në organizim të kryesimit finlandez me BE-në. Dimitrov ka rikujtuar në arritjet e përgjithshme të vendit në periudhën e kaluar, si në planin vendor ashtu edhe në avancimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe ka apeluar shtetet anëtare të sjellin vendim për fillim të negociatave inkuadruese në tetor, në bazë të rezultateve konkrete dhe arritjeve duke theksuar se ky vendim i merituar do të forcojë ndikimin dhe kredibilitetin e BE-së në vend,…
Me sukses i përmbushët hapat për inkuadrim drejtë NATO-s dhe së shpejti do të bëheni anëtarja e 30-të me të drejta të plota në aleancën më të fuqishme ushtarake-politike në historinë botërore që me siguri do të kontribuojë për përmirësimin e sigurisë në rrethinë dhe rajonin e Ballkanit, tha ministri rumun i Mbrojtjes Nacionale Gabriel – Beniamin Lesh pas takimit në Shkup me ministren e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska. “U bind se vendi im gjithmonë do të jetë mik dhe aleat i besueshëm. Rumania vazhdimisht i mbështet përpjekjet për integrimet euroatlantike të Republikës së Maqedonisë Veriore me fokus në fushat e…
Organizatat civile në vend e shprehin shqetësimin e tyre për zvogëlimin e financave në sektorin e arsimit me rebalancin e buxhetit të këtij viti. Arsimi është në vendin e tretë sipas shumës së shkurtimeve në rebalancin e buxhetit, njofton Meta.mk. Siç theksohet në deklaratën e 14 OShC-ve, më së shumti mjete janë shkurtuar në arsimin e lartë – 329 milion denarë, pastaj vijon toni “investime në arsim” – 218 milion denarë dhe toni arsimi fillor – 147 milion denarë. Byroja për zhvillim të arsimit parashikohet të marrë 18 milionë denarë më pak, me ç’rast pjesa më e madhe e fondeve…
Në komunat e Bashkisë së Shkupit, në Tetovë, Manastir dhe Kërçovë, Qeveria në pajtim me Planin për ajër të pastër do të fillojë me ndarjen e mjeteve për zëvendësim të plotë të stufave me dru, me kondicionerë me efikasitet të lartë – invertorë, njoftoi sot në konferencë për shtyp zëvendësministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Jani Makraduli. Ai informoi se qytetarët në zonat ku ndotja është enorme, do të përdorim në pajtim me Ligjin, mundësi 100 për qind të marrin mbështetje nga Qeveria në këmbim të stufave me dru me kondicionerë me efikasitet të lartë – invertorë. “Do të…
Zëdhënësi i LSDM-së, Kostadin Kostadinov tha se “OBRM-PDUKM dhe Hristijan Mickoski edhe njëherë treguan se qëllimi i vetëm është ta shpëtojnë krimin e regjimit të Nikolla Gruevskit. Të gjithë e kanë të qartë, Mickoskit nuk i intereson sundimi i së drejtës dhe integrimi ynë në BE dhe NATO. Ai ka vetëm një detyrë, të mbrojë Gruevskin dhe Mijallkovin”. “Mickoski është i gatshëm të rrezikojë bisedimet me BE-në, të sakrifikojë të ardhmen në NATO dhe të ardhmen e qytetarëve, vetëm për ta shpëtuar mentorin e tij Nikolla Gruevskin”, tha Kostadinov, njofton Telegrafi Maqedoni. Sipas tij, përqendrimi i Mickoskit dhe partisë së…

