Zoran Zaev është i njeri i frikësuar i cili përpiqet në çdo mënyrë të ndikojë në hetimet e rastit me oktapodin zhvatës, tha në konferencë për media zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Dimçe Arsovski. “Qëllimi i tij është që mos të lejojë të zbardhet e vërteta se koka e krimit nuk është as Boki 13, as Katica Janeva, por vetëm kryesia e pushtetit të tij. Për këtë arsye Zaev me çdo çmim dëshron të ndikojë tek Prokuroria dhe organet gjyqësore, me qëllim që ky hetim të harrohet. Nëse pushteti i Zaevit do ishte i pastër, nuk do të kontaktonte me avokatët e…
Author: Hamdi Kumanova
Sot në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, në Shkup do të mbahen protesta kundër diskriminimit duke filluar nga ora 14:30, transmeton Portalb.mk. Protestën e ka paralajmëruar edhe Shpëtim Pollozhani, kryetari i Shoqatës së ish të burgosurve politik, duke treguar se marshi protestues do të fillon në ora 14:30 nga sheshi Skënderbeu. “Sot Shkupi frymon kuqezi. Të gjithë në protestë në ora 14:30 tek Sheshi Skënderbeu. Të gjithë të diskriminuarit dhe të përbuzurit sot duhet të jenë pranë Flamurit Kuqezi për t’i dhënë një grusht të fortë politikës segregacioniste dhe kuislinge kundër shqiptarëve. Protestat e burrërojnë dhe ia hapin sytë rinisë. Të gjithë në këmbë që…
Deputetët e LSDM-së në seancën e sotme kuvendore do ta mbështesin shkarkimin e Katica Janevës, por jo për punën e paligjshme por për punën joprofesionale dhe të pandërgjegjshme, tha kryeministri Zoran Zaev në intervistën e sontme për TV “Sitell”. “Aq është e palogjikshme ajo që në “Zhvatja” dikush ka qenë i involvuar prej njerëzve të afërt të Zaevit dhe prandaj nuk po shkarkoheshka Katica Janeva, njëra me tjetrën nuk kanë lidhje. Që Kuvendi të mos i frenojë veprimet me kërkesë të Këshillit të prokurorëve, atë edhe do ta bëjë. Sugjerimin tonë e dhamë edhe me shkrim se do ta mbështesim…
Bashkimi Demokratik për Integrim së fundi po zgjedh kryetarët e degëve. Në vazhdën e këtyre aktiviteteve, nesër dega e Çairit do të mbajë punimet e Kuvendit Zgjedhor, ku do të zgjedhet kryetari i degës. Së fundi ndër kandidatët më të votuar për kryetar dege përflitet emri i Izet Mexhitit, nënkryetarit aktual të BDI-së. Por, përveç tij në kombinim përfliten edhe emra të tjerë, por më pak të votuar nga forumet partiake. Megjithatë gjithçka do të dihet në kuvendin që nesër pasdite do të zhvillohet në Teatrin Kombëtar të Maqedonisë, ku i pranishëm do të jetë edhe kreu i kësaj partie,…
Komunikacioni në rrugën Prilep-Rasoman është normalizuar rreth orës 23:00 njoftojnë nga Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë. Komunikacioni u ndërpre për shkak të shpërthimit të një zjarri në malin në afërsi të vendi Pletvar. Për shkak të shpërthimit të zjarrit, komunikacioni në drejtimin Prilep-Rasoman u ndërpre për më shumë se shtatë orë, ndërsa në të dyja anët e korsive u formuan kolona të gjata. Në rajonin e Prilepit dje ishin aktiv pesë zjarre.
Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, në emisionin Frontal të televizionit T7, ka pranuar se ka bërë gabime gjatë qeverisjes së tij. Sipas Haradinajt, gjëja më negative gjatë mandatit të kaluar, ishte qeveria shumë e madhe. “Nuk më ka pëlqy se e kom pasë qeverinë shumë të madhe” deklaroi Haradinaj. Por Ramush Haradinaj, thotë se kësaj radhe përveç se për ta dëshmuar që Kosova është 100% shtet, fokusi kryesor do të jetë në ekonomi. “Fokusi do të jetë te masat ekonomike. Për masa të cilat shkojnë direkt që e nxisin ekonominë tonë. Do t’i heqim dilemat se a jemi vetvetja” është…
Kandidatja për kryeministre nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, në formularin e deklarimit të pasurisë njofton se bashkëshorti i saj, ka kredi në Australi për të blerë shtëpi. Vlera e kredisë është mbi 50 mijë euro. Në formular nuk sqarohet se sa ka kushtuar shtëpia në terësi dhe se kur është marrë kredia. Në të shkrun vetëm kohëzgjatja e kredisë, që është 24 vjet. Kredia është në emër të bashkëshortit të saj, Prindon Sadriu dhe është marrë në “Comonweth Bank of Australia CBA”. Në pronësi të saj, ajo ka deklaruar një banesë në vlerë prej 40 mijë…
Ishte e bindur se vajza e saj do ta kalojë procesin e lindjes me sukses si gjithë pacientet e tjera që i kalojnë nëpër duar. Prandaj vendosi që të futet në sallën e lindjes bashkë me të. Por infermierja nga Gjilani pa tmerrin me sy. Derisa po asistonte në lindjen e vajzës e cila solli në jetë djalin e dytë, ndodhi ajo që s’e priste. Vajza i vdiq nga gjakderdhja pas lindjes me operacion, ndërkaq nipi i shpëtoi. E gjithë ngjarja e dhimbshme ndodhi të mërkurën e 11 shtatorit të këtij viti. E ndjera, 32-vjeçarja, ndërroi jetë në Spitalin e…
Është arrestuar edhe një zyrtar policor në Shtime. Këtë përmes komunikate për media, e ka konfirmuar Inspektorati Policor i Kosovës, shkruan lajmi.net. Njotimi i plotë: Hetuesit e Departamentit të Hetimeve të IPK-së kanë arrestuar sot edhe një zyrtar policor me dyshimin se i njëjtit ka kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”. Hetimet lidhur me këtë rast, kanë vazhduar sot gjatë ditës në koordinim me prokurorin kompetent ku pasdite është arrestuar edhe një zyrtar policor i Stacionit Policor në Shtime (Drejtoria Rajonale e Ferizajt). Zyrtarit të arrestuar me vendim të prokurorit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj i është…
Ministri për Punë të Jashtme Nikolla Dimitrov, vizitën e punës në Berlin sot e ka rrumbullakuar në takime me deputetin e CDU/CSU në Bundestagun gjerman Johan Vadeful, me këshilltarin për politikë të jashtme të Kancelares Merkel, Jan Heker si dhe me përfaqësues të ministrisë gjermane për punë të jashtme, Tomas Osovski, i autorizuar për BE-në dhe Suzane Shuc, i autorizuar për Evropë Juglindore. Në takimet, siç informojnë nga kabineti i ministrit Dimitrov është konfirmuar qëndrimi evident pozitiv i faktorëve relevant politik në Gjermani lidhur me vendimet e pritura për negociatat qasës me BE-në në tetor. Dimitrov, citohet në komunikatë ka…
Zëvendësministri i Mjedisit jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Jani Makraduli sot në Varshavë, Poloni, mori pjesë në një konferencë me temë “Rajonet e qymyrit në komunitetin e tranzicionit dhe energjetikës ” të organizuar nga Komuniteti evropian i energjetikës dhe presidenca polake e COP24. Siç kumtuan nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor (MMJPH) Gjatë kësaj, zëvendësministri nënvizoi përkushtimin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për të qenë lider në tranzicionin e energjetikës, me investime në burime të rinovueshme dhe gazifikim të plotë të vendit. Ai më tej theksoi se lufta për të zvogëluar ndotjen e ajrit është një shtytës kryesor në tranzicionin e energjetikës, pasi investimet në zbatimin e Planit të Ajrit të…
Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi ka caktuar seancën plenare për nesër me pikën e vetme në rend të ditës – shkarkimin e prokurorit special Katica Janeva. Seanca do të fillojë në orën 13:00. Xhaferi dje tha se nuk do të presë që të vijë 15 shtatori, në mënyrë që Kuvendi të vendos për shkarkimin e Janevës në të njëjtën ditë kur edhe i mbaron mandati prokurores speciale. Ai gjithashtu theksoi se ka siguruar pëlqimin me shkrim nga katër partitë kryesore politike, ashtu siç kërkon ligji për PSP-në. Procedura për shkarkimin e Janevës kërkon që Kuvendi të sigurojë shumicë prej dy…

