Zëvendësministri i Mjedisit jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Jani Makraduli sot në Varshavë, Poloni, mori pjesë në një konferencë me temë “Rajonet e qymyrit në komunitetin e tranzicionit dhe energjetikës ” të organizuar nga Komuniteti evropian i energjetikës dhe presidenca polake e COP24.
Siç kumtuan nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor (MMJPH) Gjatë kësaj, zëvendësministri nënvizoi përkushtimin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për të qenë lider në tranzicionin e energjetikës, me investime në burime të rinovueshme dhe gazifikim të plotë të vendit.
Ai më tej theksoi se lufta për të zvogëluar ndotjen e ajrit është një shtytës kryesor në tranzicionin e energjetikës, pasi investimet në zbatimin e Planit të Ajrit të Pastër kontribuojnë në rritjen e efikasitetit të energjisë, zvogëlimin e nevojave për energji dhe zëvendësimin e burimeve jo-mjedisore të ngrohjes.
Në lidhje me zbatimin e kapitullit “Tranzicion i drejtë” („Just transition“) i Marrëveshjes së Parisit, zëvendësministri përshkroi politikën e investimeve masive në fotovoltaikë, veçanërisht në vendet ku në të kaluarën ka pasur miniera të qymyrit, siç janë minierat përreth TEC Oslomej, thuhet në kumtesën MMJPH. .



