Këshilli i Prokurorëve nesër do të diskutojë për fatin e prokurorëve të Prokurorisë Speciale, njofton Portalb.mk. Ashtu siç deklaroi kryetari i Këshillit të Prokurorëve, Aco Kolevski, për prokurorët patjetër të aplikohen dispozitat e Ligjit për Prokurorinë Speciale, për ndalimin e funksionit të tyre, “Atë të hënën do ta konstatojmë me vendim. Qëndrimi i Këshillit është që nuk ekzistojnë kushte për emërim të u.d. kryetarit në Prokurorinë Speciale duke e pasur parasysh vetë ligjin për PSP ku është theksuar se propozimin për emërim të kryeprokurorit special e jep Kuvendi. Presim propozim nga Kuvendi dhe nëse dorëzohet do të veprojmë për propozimin,…
Author: Hamdi Kumanova
Situata në Qendrën për Menaxhim me Kriza (QMK) është më e keqe se sa në kohë kur është formuar, thotë në një intervistë për REL, drejtori Agron Buxhaku, i cili në vitin 2005 ishte drejtori i parë i këtij institucioni, njofton Portalb.mk. “Nuk është përmirësuar, madje është më e keqe pasi e lash si institucion i ri dhe kalova në Kuvend si deputet, ndërkaq këtu isha vetëm nëntë muaj. Kemi pasur shumë ambicie, ligj të ri, klimë të re, por për fat të keq, për shkak të arsyeve subjektive situata është shumë më e keqe se sa unë kam pritur”,…
Një alpinist nga Maqedonia humbi jetën në malin Olimp në Greqi pasi ra në një luginë. Sipas informacioneve nga AIM, bëhet fjalë për një grup prej rreth nëntë personash nga vendi, të cilës janë ngjitur në Olimp, me çka supozohet se i ndjeri iu është rënduar gjendja shëndetësore dhe ka marrë sulm në zemër para se të binte në luginë. Pritet që autopsia të përcaktojë më tej shkaqet e sakta të vdekjes.
Mbrëmë në Manastir në mënyrë solemne u hap Edicioni i 40-të i Festivalit Ndërkombëtar të Kamerës së Filmit “Vëllezërit Manaki”. Në sallën e mbushur me njerëz, në praninë e mysafirëve të shumtë nga bota e kinematografisë, mbajti fjalim edhe ministri i Kulturës, Hysni Ismaili, i cili foli mbi rëndësinë e traditës që e kultivon ky festival në vitet e kaluara dhe mbi rëndësinë që ka arritur ta sigurojë në korniza botërore. “Me kalimin e viteve nëpërmjet “Vëllezërve Manaki” ne jemi organizatorë të këtyre legjendave të filmit dhe të shumë aktorëve dhe artistëve nga sektorët e tjerë të filmit, të cilët…
Ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe është njëri prej ministrave më të suksesshëm në qeverinë e Zoran Zaevit si dhe është njëri prej ministrave më të mirë të shëndetësisë, transmeton Almakos. Ai për çdo ditë bënë promovimin e hapësirave të reja shëndetësore. Kësaj radhe ka promovuar edhe hapësirat e Institutit për mjekësi transfuzive. Instituti për mjekësi transfuzive ka hapësira të rinovuar, ndërsa u instalua edhe aparaturë bashkëkohore. Është rinovuar edhe sektori për produksion, hapësirat për procesimin e gjakut të dhuruar, ruajtjes së plazmës së ngrirë të freskët, hapësirës intermediere, si dhe një hapësirë e cila ka qenë e papërdorur, e tani…
Beogradi nuk e ka ndërmend të heq dorë nga ndërhyrjet në punët e brendshme të Kosovës. E kjo, po bëhet ende më intensive në kohën kur Kosova është duke u bërë gati për zgjedhjet e jashtëzakonshme që do të mbahen me 6 tetor. Kështu së paku po thonë politikanët serbë të Kosovës të cilët nuk i takojnë Listës Serbe, shkruan lajmi.net. Nenad Rashiq, tashmë kandidat për kryeministër nga koalicioni ‘Sloboda’ (Liria), për lajmi.net është shprehur se kërcënimet dhe shantazhet nga lista serbe po vazhdojnë ende. Rashiq, gjithashtu ka shtuar se kjo është dukuri masive dhe se nuk pret nga Lista…
Vjosa Osmani dhe burri i saj Prindon Sadriu kanë një mik të mirë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por ai nuk është edhe mik i Kosovës. Bëhet fjalë për ish kongresmenin amerikan Dana Rohrabacher, i cili ka shërbyer për 30 vjet në Kongresin Amerikan, historia e të cilit flet për angazhim kundër Kosovës. Ai ka qenë një nga njerëzit e rrallë brenda institucioneve amerikane që ka përkrahur shumë vite më parë ndarjen e Kosovës. Në një dëgjim publik të Nën-Komitetit për Evropë, Euroazi dhe Çështje Emergjente, në kuadër të Kongresit Amerikan, Rohrabacher ka folur me këmbëngulje për ndarjen e…
Zëvndëskryeministri në detyrë i Kosovës, Behgjet Pacolli, po thotë se Kremlini dhe Beogradi e dëshirojnë ndarjen e Kosovës. Por kjo sipas tij nuk do të ndodhë kurrë, shkruan lajmi.net. Përmes një postimi në Tëitter, Pacolli thotë se edhe Rusia edhe Serbia heret a vonë do ta kuptojnë se tërësia territoriale e Kosovës është e paprekshme. “Precedenti i vetëm i krijuar nga Rusia ndonjëherë është agresioni në ish regjionin e vendeve sovjetike. Ndarja e Kosovës ekziston në ëndrrat e Kremlinit dhe Beogradit. Kjo nuk do të ndodhë kurrë. Integriteti territorial i Kosovës është i paprekshëm. Do ta njihni këtë herët a…
Aktualisht në fshatin Kolibarë të Kërçovës, një zjarr i madh pyjor po përhapet në zonën e fshatit. Bashkësia lokale e këtij fshati doli me një apel para fshatarëve, veçanërisht të rinjve, që të bashkohen në shuarjen e këtij zjarri. “Brigada e zjarrfikësve të Kërçovës tashmë është në terren dhe së bashku me popullsinë vendase po luftojnë për ta mbajtur zjarrin nën kontroll. Vështirësia është terreni i paarritshëm, dhe tashmë ka përfaqësues të ndërmarrjes pyjore Lopushnik, përfaqësues të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe përfaqësues të vetëqeverisjes lokale. Prioriteti ynë i parë është të mbrojmë shtëpitë tona dhe ta mbajmë nën…
Prolongohet sërish përfundim i ndërtimit të fazës së parë të projektit për lidhje hekurudhore ndërmjet Maqedonisë dhe Bullgarisë. Në vend që deri në fund të këtij viti, përfundimi i punëve ndërtimore të hekurudhës Kumanovë – Beljakovcë do të prolongohet deri në vitin 2020, transmeton Meta.mk. “Për shkak se gjatë ndërtimit janë shfaqur mangësi të caktuara në projekt, u desh kohë për tejkalimin e tyre për të vazhduar me realizimin. Për ato shkaqe prolongohet edhe afati për ndërtim dhe pjesë e mjeteve të dedikuara për këtë vit do të përdoren vitin e ardhshëm”, thonë për “Meta.mk” nga Ministria për transport dhe…
Renata Deskoka, Ministrja e drejtësisë në Maqedoninë e Veriut pas marrjes së lëndëve të Prokurorisë special publike (PSP) nga Prokuroria publike (PP) është e bindur se gjithë lëndët do të marrin epilog, transmeton Portalb.mk. “Transferimi i lëndëve ua prishi llogaritë atyre të cilët dëshironin që pas 15 shtatorit të mos ketë PSP, të mos ketë askush që do t’i përfundojë lëndët, të ekzistojë institucion me lëndë të ngujuara, të papërfunduara edhe një vit, ky plan bëri dëme, por dështoi. Tani është e sigurt se lëndët e PSP-së do të kenë përfundim me transferimin e tyre në Prokurorinë publike republikane”, tha…
Deputetja Nola Isajlovska, e cila është pjesë e Grupit të Pavarur të OBRM-PDUKM-së, tha se është penduar që akoma nuk ka përgjigje për “skandalin e madh të përgjimeve dhe fatkeqësisht nuk ka ende zgjidhje për të vërtetën, por shpresa nuk duhet të mbarojë këtu”. Në një debat parlamentar për shkarkimin e Janevës, Isajlovska tha që ajo priste që drejtësia të kishte atje. Fundi i tregimit me Katicën nuk duhet të jetë fundi i shpresës se drejtësia do të mbizotërojë dhe se pastrimi i rastit “Haraçi” me respekt për prezumimin e pafajësisë do të jetë një impuls për të besuar se…

