Këshilli i Prokurorëve Publikë në seancën e sotme solli vendim të vihet jashtë fuqisë pjesa e vendimit për shkarkimin e Pprokurores speciale, Katica Janeva me të cilën është përcaktuar se i pezullohet funksioni si prokurore publike në PTHP Gjevgjeli. Kryetari Këshillit të PP, Aco Kolevski, sqaroi se Prokuroria Publike Speciale dhe Prokuroria Publike e rregullt shtetërore janë institucione të posaçme, kështu që, me vendimin ajo faktikisht edhe nuk mund ta bëjë funksionin e prokurorit publik. “Me atë që është përcaktuar se është lënë jashtë fuqisë vendimi me të cilin i pezullohet funksioni si prokuror publik në PTHP Gjevgjeli, faktikisht më…
Author: Hamdi Kumanova
Ministri i Kulturës, Hysni Ismaili, sot realizoi takim pune me ambasadorin e Republikës së Bullgarisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Angell Angellov. Bashkëbiseduesit në takim konstatuan se lidhjet kulturore ndërmjet të dyja vendeve fqinje kanë karakter tradicional dhe rregullohen me Marrëveshjen për Bashkëpunim Kulturor ndërmjet qeverive të të dyja vendeve nga muaji maj i vitit 2000 dhe me programet ndërmjet ministrive të Kulturës, të cilat nënshkruhen çdo tre vjet. U theksua se nënshkrimi i programit të ri i cili e përfshin periudhën deri në vitin 2021 do të jap shtysë të re në thellimin e lidhjeve kulturore ndërmjet të dyja vendeve. Përndryshe, bashkëpunimi kulturor…
Ish-kryetari i Komunës së Karposhit, Stevçoe Jakimovskit, ka dalur nga arresti shtëpiak. Gjykatësi i procedurës paraprake javën e kaluar ia ka shfuqizuar masën e arrestit shtëpiak Jakimovskit, dhe i ka caktuar masa të përkujdesit, me propozim të prokurorit publik kompetent. “Prokurori publik kompetent tek gjykatësi i procedurës paraprake ka dorëzuar propozim për shfuqizimin e masës së arrestit shtëpiak dhe caktimin e masës së përkujdesit. Gjykatësi e ka pranuar propozimin e ia ka shfuqizuar masën e arrestit shtëpiak”, thonë nga gjykata. Masa e arrestit shtëpiak Jakimovskit iu shqiptua në mars të këtij viti. Ai së bashku me katër persona tjerë dyshohet…
Nënkryetari i LSDM-së, Muhamet Zekiri ka reaguar ndaj deklaratave të liderit të VMRO-së, Hristijan Mickoski për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, njofton agjencia e lajmeve INA. “Faliminderit shumë që më fund fillove të mendosh për shqiptarët. Nuk e di përse ke pritur deri tani? Shqiptarët e dijnë shumë mirë se si luftoni ju për ata, ti dhe partia të cilën e udhëheq… Nuk harrojnë shqiptarët me cfarë histerie keni folur për Platformën e Tiranës… Nuk harrojnë se si keni reaguar për gjuhën shqipe… Dhe shumë raste tjera kur me vepër keni treguar se sa “kujdeseni” për shqiptarët në Maqedoninë e…
Ramiz Lladrovci provokon Milaim Zekën, ia merr një kandidat për deputet. Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, nëpërmjet një postimi në Facebook ka bërë të ditur se kandidati për deputet nga radhët e Partisë Euroatlantike, Egzon Dervishi, ka kaluar në Partinë Demokratike të Kosovës. “Kandidati i partisë PEK me numër 34, Egzon Dervishi, nga sot, kthehet dhe i bashkohet Partisë Demokratike të Kosovës.”- ka shkruar Lladrovci në postimin e tij. Postimi i plotë:
Kandidati i PDK-së për Kryeministër të ardhshëm të Kosovës, Kadri Veseli, është pritur në Ferizaj nga qindra zyrtarë të kësaj partie për të diskutuar për përgatitjet e zgjedhjeve të 6 tetorit dhe planin e Veselit për zbatimin e Planit kundër korrupsionit dhe nepotizmit. Kreu i PDK-së tha se vizioni i tij i cili po shpërndahet anekënd Kosovës, synon që në qeverisjen e re të udhëhequr prej tij të nisë çrrënjosja e korrupsionit në të gjitha institucionet e vendit, për t’i hapur perspektivë zhvillimit ekonomik dhe shanse të barkarta për të gjithë të rinjtë, në mënyrë që ata ta gjejnë perspektivën…
Zyrtarë të QKUK-së kanë konfirmuar se ka ndërruar jetë edhe personi i tretë si pasojë e plagëve të marra gjatë të shtënave me armë zjarri në Lagjen e Spitalit në Prishtinë. Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net, doktoresha Agreta Gecaj “Po, ka vdekur edhe personi me iniciale G.R i lindur në vitin 1943. Nga data 5 ka qenë duke u trajtuar në QKUK. Mirëpo përkundër trajtimit edhe angazhimit ai sot ka ndërruar jetë në ora 15 e 15”, ka thënë Gecaj. Kujtojmë, se nga incidenti i ndodhur në fillim të shtatorit, dy persona kishin vdekur në ditën e të shtënave.…
Gjykata Themelore në Ferizaj ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj të pandehurve H.D dhe M.M, për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale marrja e ryshfetit, ndërsa për të njëjtit është caktuar masa e arrestit shtëpiak. Sipas një komunikate të gjykatës, të pandehurit dyshohen se kane kërkuar ryshfet nga i dëmtuari B.R. në shumë prej katërqind euro, me qellim që të mos ekzekutojnë aktgjykimin e Gjykatës Themelore ne Ferizaj –Divizioni për Kundërvajtje, për zbatimin e masës mbrojtëse të ndalimit të drejtimit të kategorisë “ B” në…
Beogradi zyrtar e ka rritur presionin ndaj qytetarëve serbë të Kosovës që në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit, ata të votojnë për Listën Serbe, thonë përfaqësuesit e tri subjekteve tjera politike rivale, koalicionit “Liria”, Partisë së Serbëve të Kosovës dhe Partisë së Pavarur Liberale, të cilat i takojnë komunitetit serb të Kosovës. Për më shumë, sipas tyre, presioni i formave të ndryshme, është duke u ushtruar edhe ndaj përfaqësuesve, aktivistëve dhe simpatizuesve të subjekteve politike serbe, për ta zbehur dhe dobësuar garën e tyre për zgjedhjet e 6 tetorit. Rada Trajkoviq nga koalicioni “Liria”, thotë për Radion Evropa…
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar për vjedhjen e bustit të dëshmorit të UÇK-së, Smjal Hajdaraj në Pejë. Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se ky akt është i shëmtuar dhe kërkoj nga organet e rendit që ta zbardhin këtë rast. Për më shumë lexojeni postimin e plotë: Vjedhja e bustit të luftëtarit të shquar të UÇK-së dhe veprimtarit të LDK-së, Smajl Hajdaraj në oborrin e shkollës qe mbanë emrin e tij, në Pejë, është akt i shëmtuar. Kërkoj nga organet e rendit dhe autoritetet përkatëse, që sa më parë ta zbardhin këtë vepër kriminale dhe t’i…
Në Kuvendin Zgjedhor të BDI në Çair, Mexhiti ishte kandidat i vetëm i propozuar për këtë post. Mexhiti mori mbëahtetje unanime nga rreth 60 kuvendar të kësaj dege. “Prej të hënën ne do të jemi në terren në takim me qytetarët oër të bërë programin e ri të BDI për kushte më të mira për qytetarët”, ka deklaruar, kryetari j sapozgjedhur i BDI në Çair, Izet Mexhiti. I pranishëm në Kuvend ishte edhe kryetari i partisë Ali Ahmeti.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme për “Tv24” konfirmuan se presoni M.G. nga Shkupi i lindur më vitin 1962 është alpinisti i cili ndërroi jetë në Olimp të Greqisë. Nga atje, ata thonë, sipas rrëfimeve të dëshmitarëve okularë, alpinisti humbi ekuilibrin e tij 100 metra para shtëpizës së malit ‘Spilios Agapitos’ dhe ka rënë në humnerë. Është planifikuar kryerja e autopsisë së trupit për nesër në Selanik, me të cilën do të bëhet e ditur shkaqet e rrëzimit në humnerë. Ekipet e zjarrfikësve të Litohoro dhe policia morën pjesë në nxjerrjen e trupit. Familja u informua nga një alpinist tjetër…

