Author: Hamdi Kumanova

Banorët e fshatit Idrizovë të komunës së Gazi Babës në Shkup do të protestojnë kundër hapjes së paraleles në gjuhën shqipe, nga klasa e gjashtë në shkollën fillore Njegosh të këtij fshati. Nëpër rrjetet sociale po qarkullon një fotografi, përmes së cilës banorët e këtij fshati njoftohen se të hënën do të zhvillohet protesta. Ndryshe në këtë fshat, nxënësit shqiptar, nga klasa e gjashtë mësimin e ndjekin në gjuhën maqedonase. Pas reagimit të prindërve autoritetet premtuan hapjen e paraleles në gjuhën shqipe, por si duket kjo u pengon disa banorëve të Idrizovës.

Lexo më Shumë

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski u takua sot me anëtarët e Komisionit për Mbrojtje dhe Siguri të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Në takim morën pjesë anëtarët dhe zëvendësit e tyre nga qeveria dhe opozita, një praktikë që sipas Presidentit Pendarovski, duhet të jetë në të gjitha takimet dhe mbledhjet për të diskutuar për sigurinë e shtetit. “Unë jam presidenti i të gjithëve, pavarësisht kush më ka nominuar apo votuar për mua. Në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit kam ftuar edhe liderin e opozitës. Unë do të vazhdoj ta bëj këtë, pasi mbrojtja dhe…

Lexo më Shumë

Nuk kam agjendë personale ose partiake për prishjen e cilësisë të sistemit arsimor kombëtar por e kundërta, kam agjendë për përmirësim, tha ministri i Arsimit dhe Shkencës Arbër Ademi në lidhje me ngjarjet në shkollën fillore “Njegosh” në fshatin e Shkupit – Jurumleri dhe reagimet për hapjen e paraleles në gjuhën shqipe. Ai në promovimin e EVN-kabinetit në shkollën e mesme teknike të Gostivarit është përgjigjur në pyetjen e gazetarëve  të lidhura me ngjarjet aktuale në arsim. “Kam thënë në shumë raste se nuk duhet të lihet  hapësirë për krijim të paragjykimeve. I ndjekim ngjarjet në komunën e Gazi Babës…

Lexo më Shumë

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini sot në Prishtinë, Kosovë pati një takim pune me Ministrin e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor të Kosovës Fatmir Matoshi. Në një deklaratë për mediat pas takimit, Ministri Nuredini tha: – Është vërtet kënaqësi për mua që sot ndodhem në Prishtinë dhe që u takova me kolegun tim Matoshin. Shpresoj që nga ky takim të dalim me një sërë nisjesh për një bashkëpunim të frytshëm mes dy vendeve fqinje, ngaqë – besoj të gjithë do biem dakord – mjedisi nuk njeh kufij. Ministri Nuredini theksoi se Maqedonia e Veriut dhe Republika…

Lexo më Shumë

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Nikolla Dimitrov paralajmëroi për rreziqet që i kanosen Maqedonisë së Veriut nëse BE nuk i jep asaj në tetor një datë për fillimin e negociatave. ”Nëse nuk kemi perspektivë… do të dobësohemi, ndërsa populistët, spektikët dhe forcat nacionaliste do të forcohen”, deklaroi Dimitrov në një intervistë për agjencinë Europa, gjatë vizitës së tij të fundit në Bruksel, javën e kaluar. ”Në rast se Maqedonia e Veriut nuk merr dritë të gjelbër këtë herë, pas katërmbëdhjetë vitesh status kandidat, atëherë nuk do të jetë lehtë për mua si ministër të kthehem në shtëpi pas…

Lexo më Shumë

Deputeti i OBRM-PDUKM-së Antonio Milloshoski, sot në konferencë për shtyp tha se para disa ditësh kanë marrë propozim të ri nga ana e qeverisë për Ligjin për Prokurorinë Publike. Ai tha se në propozimin e ri LSDM-ja e ka ndryshuar qëndrimin që kryeprokurorin shtetëror ta emërojë opozita. Milloshoski tha se i janë përgjigjur me shkrim këtij propozimi dhe presin që ekipi i pushtetit ta shqyrtojë dhe mund që të enjten ose të premten të ketë takim të ri. “Së pari, ne besojmë se tashmë është e mjaftueshme për të arritur zgjidhje të reja hibride, siç është ajo e propozuar nga…

Lexo më Shumë

Mbrëmë (15.09.2019) Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve e vazhdoi “Javën kulturore shqiptare në Amerikë”, e cila është organizuar në kuadër të aktiviteteve për përkujtimin e tragjedisë së 11 Shtatorit. Dita filloi me meshën e organizuar në Kishën Katolike “Zoja e Shkodrës” në Nju-Jork, e cila u organizua për 100-vjetorin e vdekjes së Kolë Bojaxhiut. Aty prifti i kësaj kishe, Dom Pjetër Popaj, i falënderoi mysafirët nga Shkupi dhe u lut për shpirtin e babait të Nënës Terezë. Pjesa tjetër e aktiviteteve përmbyllëse u zhvillua në Federatën Panshqiptare “Vatra”, ku delegacioni i Institutit e promovoi vëllimin me kumtesa…

Lexo më Shumë

Gazetarët kanë përgjegjësi shumë më të madhe para opinionit gjithmonë kur drejtohen, qoftë para mediave apo rrjeteve sociale, porositi sot Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM), njofton Koha.mk “Prej atje publikimin e gazetarit Lupço Zlatev, të publikuar në rrjetin social Fejsbuk ku thotë se Prokurorja Fatime Fetai ‘Nuk do të mundet as të pijë nga pikëllimi, sepse atje në Bogovinë për pirje gratë i rrahin..’, mund të konsiderohet se nxit diskriminim dhe intolerancë mbi bazë të gjinisë dhe kombësisë, gjegjësisht përkatësisë etnike”, theksohet në kumtesën e SHGM-së. Sipas Shoqatës, ky komunikim i papërshtatshëm nuk është në pajtim me Kodin etik…

Lexo më Shumë

Për dallim nga gjysma e dytë e gushtit, kur pala mbrojtëse e Boki13 kishte vërtetuar se gjendja e  Bojan Stojanovski është e mirë në burg, ndoshta edhe më mirë se siç ishte pritur, tashmë gjendja e tij është përkeqësuar. Siç njoftoi avokati i tij Sashko Dukoski në një intervistë në emisionin KOD në TV Telma, Boki 13 është në gjendje të rëndë shëndetësore. Sipas Dukovskit, klienti i tij është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe për çdo dit ka të vjella dhe dhembje të forta barku, të cilat janë si rezultat i operacioneve të cilave i është nënshtruar para se…

Lexo më Shumë

Kryetari i Këshillit Evropian Donald Tusk nesër do të qëndrojë për vizitë në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Tusk, siç kanë informuar nga Qeveria, do të takohet me kryeministrin Zoran Zaev. Pas takimit është paraparë konferencë e përbashkët për shtyp e kryeministrit Zoran Zaev me Tuskun në orën 12:15 në Qeveri. Vizita e Tuskut në Shkup është në prag të pritjes së vendimit për marrje të datës për fillim të negociatave me BE-në në tetor. Mandati i presidentit aktual të Këshillit Evropian skadon më 1 dhjetor, ndërsa në vend të tij do të vijë kryeministri i Belgjikës, Charle Michel.

Lexo më Shumë

Ministrja e Drejtësisë Renata Deskoska, ka folur në lidhje me sulmet ndaj mjekëve duke thënë se parashihet dënim me burg. Ajo tha se punonjësit e shëndetësisë nuk duhet të jenë cak i sulmeve, duke shtuar se për këtë vepër parashihet dënim me burg prej një deri dhjetë vjet burg. “Sulm mbi punonjës shëndetësor është sikurse të sulmohet një polic ose person zyrtar dhe është e parashikuar dënim prej një deri në dhjetë vite burg. Qytetarët duhet të jenë të vetëdijshëm për mbrojtjen ligjore të mjekëve, të cilët bëjnë një nga detyrat më humane në botë”, tha Deskoska. Ajo bëri thirrje…

Lexo më Shumë

Ka filluar asfaltimi i rrugës ekspres Shtip- Radovish nga birraria “Imako” në drejtim të fshatit Dollani. Ministri për Transport dhe Lidhje, Goran Sugareski dhe drejtori i NP për Rrugë Shtetërore, Zoran Kitanov gjatë mbikëqyrjes së punëve ndërtimore ka thënë se kjo është shembull se si duhet të ndërtohet. Janë të kënaqur nga dinamika e ndërtimit të kompanisë “Shtrabag” dhe konsiderojnë se ky segment rrugor do të jetë para afatit të vërtetuar. “Me ndërtimin e rrugës ekspres Shtip- Radovish do të ngritim standardin jetësor të rreth 170 mijë banorëve në këtë rajon, ndërsa do të mundësojmë edhe përfitim për rreth 12…

Lexo më Shumë