Author: Hamdi Kumanova

Sistemi i drejtësisë është shkatërruar. Zoran Zaev takohet me avokaten e të dyshuarës Katica Janevës, thonë nga partia opozitare VMRO-DPMNE “Avokatja e Janevës thotë se ajo ka vërtet probleme psiqike dhe se merr terapi në burg, ndërsa Katica Janeva nga paraburgimi nënshkruan urdhra pas së cilës procedon prokurori republikan. Mbrojtja e Boki 13 thekson se është e çuditshme sjellja e pushtetit e cili trazon agresivisht mizën nga kapela duke mohuar mbështetjen, bashkëpunimin, ahengjet dhe takimet e dokumentuara dhe fotografuar”, thonë nga VMRO-DPMNE. Nga atje thonë se opinioni nuk mund të manipulohet. Drejtësi duhet të ketë dhe do të ketë kur…

Lexo më Shumë

Informacioni për projekt strategjinë për Mbrojtje të Republikës së Maqedonisë së Veriut si edhe propozim vendimi për dërgimin e pjesëtarëve të Armatës për pjesëmarrje në operacionet paqeruajtëse “Mbështetje e vendosur” në Afganistan dhe në misionin e Bashkimit Evropian “ALTEA” në Bosnjë e Hercegovinë, janë në rendin e ditës të seancës së rregullt të sotme të Qeverisë. “Me propozimin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës në këtë seancë Qeveria do të informohet për aktivitetet për zbatimin e masave kryesore të nëndimensionit për Antikorrupsion nga “Strategjia për Evropën Juglindore 2020”, për mënyrën më të përshtatshme të vendosjes së temave për antikorrupsion në…

Lexo më Shumë

Në kuadër të përgatitjeve të ardhshme të Këshillit Evropian, në agjendë janë vendosur tema të caktuara që lidhen shumë me Greqinë. Përmbushja e detyrimeve të marrëveshjes të Prespës, braktisja e çdo elementi irredentist dhe respektimi i shtetit të së drejtës, janë pikat që, sipas tha Ministri i Jashtëm Alternativ i Greqisë, Miltiadis Varvitsiotis, duke iu referuar perspektivës sonë evropiane, në një takim të Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme në Bruksel, njofton AIM nga Athina. “Në prag të Këshillit të ardhshëm Evropian, në agjendë janë vendosur një numër temash që kanë të bëjnë me Greqinë. E para është zgjerimi me vendet…

Lexo më Shumë

Një rast i tmershem është denoncuar ne policinë e Maqedonisë në Shtip. Një vajzë 14 vjeçare ka njoftuar policinë se nëna e saj e ka shitur për prostitucion. Agonia e saj ka filluar në moshë 11 vjecare, Kur nëna e saj e ka shitur te një makro qe e ka derguar në Suedi. Pas disa muajve maltretime, është kapur nga policia e cila e ka kthyer në Maqedoni, ka rrefyer vajza para policisë, transmeton Gazeta Lajm. Edhe kur është kthyer në Maqedoni, nëna e saj bashke me vellaun kanë vazhduar ta sheshin per prostitucion. Brenda nates ka shkuar me nga…

Lexo më Shumë

Në përvjetorin e pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, më 4 korrik të këtij viti në Prishtinë u bë përurimi i ndërtesës së re të Ambasadës amerikane, e cila konsiderohet manifestim fizik i një partneriteti të qëndrueshëm në mes të SHBA-së dhe Kosovës. Ky objekt gjigant i Ambasadës amerikane në Prishtinë, që është edhe më i madhi në Ballkan, u projektua nga David Brody Bond Architects and Planners. Departamenti Amerikan i Shtetit konsolidoi misionin e tij diplomatik në Kosovë në një lokacion të  ri prej 5 hektarësh në lagjen “Arbëria”. Në një hapësirë të sigurt e të qëndrueshme, ndërtesa…

Lexo më Shumë

Kombinati metalurgjik “Trepça” në Kosovë vazhdon të përballet me probleme financiare. Punëtorët thonë se përgjatë pesë muajve nuk kanë marrë pagat e tyre me kohë, ndërsa pa pagur për muajin gusht, kanë mbetur rreth 500 punëtorë të kësaj ndërmarrjeje. Gani Osmani, përfaqësues i Sindikatës së Punëtorëve të “Trepçës”, tha për Radion Evropa e Lirë se pagat për muajin gusht i kanë marrë minatorët që punojnë brenda minierës, ndërkaq, pa paga ka mbetur stafi administrativ, sigurimi dhe punëtorët që kryejnë shërbime tjera. “Para tri-katër ditëve, ndërrimi i parë i punëtorëve që punojnë në minierë nuk kanë dalë në punë, e kanë…

Lexo më Shumë

Vjosa Osmani ka filluar ta përdorë emrin e Ibrahim Rugovës në fushatë zgjedhore, me deklarime dhe me slogane, njësoj siç kanë vepruar më parë figurat tjera në Lidhjen Demokratike të Kosovës, duke llogaritur se i përkthehet në mbështetje e vota. Por, Kandidatja e LDK-së për Kryeministre duket qartë se po bojkotohet që nga fillimi nga Familja Rugova. Osmani ka vizituar të premten Degën e LDK-së në Velani të Prishtinës, e cila mban emrin “Ibrahim Rugova”, ndërsa aty nuk është parë asnjë anëtar i Familjes së Presidentit Rugova. “Me të drejtë secili fjalim që fillon në këtë Degë duhet të fillojë…

Lexo më Shumë

Komisioni Qendror Zgjedhor ka pranuar mbi 42 mijë aplikime nga diaspora për t’u regjistruar si votues për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit. Kryeshefi i Sekretariatit të KQZ-së, Enis Halimi ka njoftuar sot se 42 mijë qytetarë kanë aplikuar përmes postës dhe shërbimeve tjera të votuesve. Ai tha se 5 mijë aplikues janë nga posta, teksa njoftoi se mbi 5900 persona kanë kërkuar të ndryshojnë qendrën e votimit, por që ende asgjë nuk është vendosur në këtë drejtim. “Kemi futur në sistem të gjitha aplikacionet që kanë arritur përmes email, postës fax-it dhe në total është numri 42 mijë…

Lexo më Shumë

Banorët e fshatit Idrizovë të komunës së Gazi Babës në Shkup do të protestojnë kundër hapjes së paraleles në gjuhën shqipe, nga klasa e gjashtë në shkollën fillore Njegosh të këtij fshati. Nëpër rrjetet sociale po qarkullon një fotografi, përmes së cilës banorët e këtij fshati njoftohen se të hënën do të zhvillohet protesta. Ndryshe në këtë fshat, nxënësit shqiptar, nga klasa e gjashtë mësimin e ndjekin në gjuhën maqedonase. Pas reagimit të prindërve autoritetet premtuan hapjen e paraleles në gjuhën shqipe, por si duket kjo u pengon disa banorëve të Idrizovës.

Lexo më Shumë

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski u takua sot me anëtarët e Komisionit për Mbrojtje dhe Siguri të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Në takim morën pjesë anëtarët dhe zëvendësit e tyre nga qeveria dhe opozita, një praktikë që sipas Presidentit Pendarovski, duhet të jetë në të gjitha takimet dhe mbledhjet për të diskutuar për sigurinë e shtetit. “Unë jam presidenti i të gjithëve, pavarësisht kush më ka nominuar apo votuar për mua. Në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit kam ftuar edhe liderin e opozitës. Unë do të vazhdoj ta bëj këtë, pasi mbrojtja dhe…

Lexo më Shumë

Nuk kam agjendë personale ose partiake për prishjen e cilësisë të sistemit arsimor kombëtar por e kundërta, kam agjendë për përmirësim, tha ministri i Arsimit dhe Shkencës Arbër Ademi në lidhje me ngjarjet në shkollën fillore “Njegosh” në fshatin e Shkupit – Jurumleri dhe reagimet për hapjen e paraleles në gjuhën shqipe. Ai në promovimin e EVN-kabinetit në shkollën e mesme teknike të Gostivarit është përgjigjur në pyetjen e gazetarëve  të lidhura me ngjarjet aktuale në arsim. “Kam thënë në shumë raste se nuk duhet të lihet  hapësirë për krijim të paragjykimeve. I ndjekim ngjarjet në komunën e Gazi Babës…

Lexo më Shumë

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini sot në Prishtinë, Kosovë pati një takim pune me Ministrin e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor të Kosovës Fatmir Matoshi. Në një deklaratë për mediat pas takimit, Ministri Nuredini tha: – Është vërtet kënaqësi për mua që sot ndodhem në Prishtinë dhe që u takova me kolegun tim Matoshin. Shpresoj që nga ky takim të dalim me një sërë nisjesh për një bashkëpunim të frytshëm mes dy vendeve fqinje, ngaqë – besoj të gjithë do biem dakord – mjedisi nuk njeh kufij. Ministri Nuredini theksoi se Maqedonia e Veriut dhe Republika…

Lexo më Shumë