Author: Hamdi Kumanova

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi u takua me ambasadorin e sapoemëruar të Republikës Popullore të Kinës në Republikën e Maqedonisë së Veriut,Xhang Xuo. Duke i uruar në emër të deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe në emrin e tij personal në funksionin e ri dhe duke i uruar mision të suksesshëm diplomatik, Kryetari Xhaferi theksoi se Ambasada e RP të Kinës në vazhdimësi nxit dhe kontribuon në masë të konsiderueshme për zhvillimin dhe avancimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve. Ai shprehu shpresë se zhvillimi i bashkëpunimit ekonomik do të jetë…

Lexo më Shumë

Aleanca për Shqiptarët kanë kërkuar që vendi të ketë tetë njësi zgjedhore, sepse partitë nuk mund të kenë kontroll në të gjithë vendin gjatë procesit zgjedhor dhe se ato dyshojnë se mund të ngritet censusi në mënyrë artificiale atje ku nuk ka kontroll. “Ne mendojmë për një model të ri të për organizim të zgjedhjeve. Kërkojmë tetë njësi zgjedhore në përputhje me ndarjen rajonale që ekziston, me lista të hapura. Me këtë jo të gjithë njësitë do të kenë numrin e njëjtë të deputetëve, por në përputhje me numrin e votuesve në atë rajon”, thonë nga Aleanca për Shqiptarët.

Lexo më Shumë

Ndërmarrja publike për rrugë shtetërore e zgjati afatin e fundit për dorëzimin e ofertave për ndërtimin e fazës parë të autostradës Shkup – Bllacë për 20 ditë. Për shkak të interesit të lartë nga kompanitë për të paraqitur oferta, afati i paraqitjes së tyre është zgjatur deri më 23 shtator, njofton Meta.mk. Nga NP për rrugë shtetërore, për Meta.mk, theksojnë se ka interes nga ndërmarrjet vendase dhe të huaja që të jenë kontraktues për 2 kilometrat e para të trasesë së përgjithshme dhe deri në afatin e fundit presin të dorëzohen aplikacionet nga më tepër kompani ndërtimi. Afati për realizimin…

Lexo më Shumë

Zëdhënësi i Qeverisë greke, Stelios Pecas në brifingun e sotëm të rregullt me gazetarët, tha se nuk mundet të ketë ndarje të procesit integrues të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, lajmëroi korrespondentja e MEDIAL-s nga Athina. “Nga diskutimet në Evropë atë që e kuptojmë dhe atë që e shohim edhe ne, pozicioni ynë është se nuk mund të ketë ndarje”, tha Pecas, duke u përgjigjur në pyetjen “nëse diskutimi për Ballkanin Perëndimor përfshin edhe ndarje të procesit integrues të Maqedonisë së Veriut nga Shqipëria. .

Lexo më Shumë

Gjykata e Apelit Shkup ka refuzuar ankesat e të akuzuarve dhe mbrojtësve të tyre dhe në tërësi ka vërtetuar aktvendimin e shkallës së parë për rastin e sulmeve të armatosura në Kumanovë, kanë konfirmuar nga gjykata e shkallës së dytë, transmeton gazeta Koha. Vendimi është sjellë pas tre muajve që kur është mbajtur seancë publike ku janë shqyrtuar ankesat e vendimit të shkallës së parë, të cilin e ka sjellë gjykatësja Verka Petkovska. Me vërtetimin e vendimit të shkallës së dytë vendimi është i plotfuqishëm. Këshilli gjyqësor prej pesë anëtarëve të gjykatës së shkallës së dytë solli vendim të vërtetojë…

Lexo më Shumë

Një kamion i cili ka bartur emigrantë, mbrëmë ka dalë nga rruga “Zhelezniçka” në Kumanovë, konfirmoi sot MPB. Sipas kumtesës së policisë, dje në orën 23:00 nëpunësit policor  në autostradën Kumanovë-Tabanoce i kanë dhënë shenjë ndalimi  automjetit  motorik transportues “DAF” me targa të Shkupit me gjysmërimorkio, por automjeti unk është ndalur. Menjëherë pastaj, sipas denoncimit,  në rrugën “Zhelezniçka”, para fshatit Çerkez, të Kumanovës, automjeti ka dalë nga rruga. Gjatë kontrollit të automjetit janë gjetur 81 persona – emigrantë nga Afganistani, India, Bangladeshi dhe Pakistani. Emigrantët përkohësisht janë akomoduar në Qendrës tranzitore Tabanocë. Policia punon në zbardhjen e rastit. .

Lexo më Shumë

Komisioni për Antikorrupsion kërkon nga Shërbimet për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta që të shfuqizojnë marrëveshjen e ish-presidentit Gjorge Ivanov për blerjen e hapësirave të zyrës për të cilën, për një muaj për shpenzime komunale dhe qira paguajnë 4.500 euro. Nga Antikorrupsioni sugjerojnë që ish-presidentit t’i jepet zyrë e cila është nën pronësi të shtetit dhe për të cilën nuk do të paguhet qira. Kryetarja e Komisionit për Antikorrupsion, Biljana Ivanovska tha se dokumentet të cilat ka pranuar, konfirmojnë se marrëveshja është bërë me procedurë jotransparente me persona të afërt të shfrytëzuesit dhe i mundësohet pronarit të ketë përfitime…

Lexo më Shumë

Gjashtëdhjetë e shtatë vjeçari N.Z. nga fshati Balindoll i Gostivarit, dje (16-shtator) rreth orës 18 e 50 minuta, ka denoncuar se: Në afërsi të stacionit hekurudhorë në Gostivar, në veturën “Mercedes” me targa të Kërçovës, me forcë është futur 56-vjeçari Xh.B. nga Tetova, i cili ka qenë i punësuar në objektin e tij hotelerik. Vetura me shpejtsi është larguar nga vendi, kështu që sipas tregimit të Xh.B. në lagjen “Maleardi” ka qenë i nxjerur nga vetura. Në veturë kanë qenë tre persona D.K.(46), N.A. (45) dhe G.D. (40) të gjith nga Kërçova, të cilët menjëherë pas denoncimit të rastit, vetura…

Lexo më Shumë

Presidenti i Republikës së Maqedonisë Veriore Stevo Pendarovski sot realizoi takim me kryetarin e Këshillit Evropian Donald Tusk, në të cilën janë këmbyer mendime për gjendjen e përgjithshme në vend dhe rajon, si dhe për aspiratat e vendit për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Pendarovski, siç informojnë nga Kabineti i tij, ka potencuar se Maqedonia e Veriut në dy vitet e fundit ka sjellë vendime të vështira për shumë çështje të ndejshme, përfshirë edhe Marrëveshjen e Prespës me Republikën e Greqisë dhe Marrëveshjen për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim me Republikën e Bullgarisë, dhe se ka zbatuar reforma thelbësore në…

Lexo më Shumë

Ministri pa resor i obliguar për Diasporën, Edmond Ademi në cilësinë e kryetarit të Komisionit kombëtar për UNESKO-n dje në Tiranë realizoi takime pune me ministrat e Kulturës dhe të Mjedisit Jetësor të Shqipërisë, Elva Margariti dhe Blendi Klosi. Në takimet, siç kumtoi Pres shërbimi qeveritar është dakoruar formimi i një trupi ndërshtetëror për menaxhim të përbashkët me trashëgimi natyrore dhe kulturore në rajonin e Ohrit. Ministrat e kanë riafirmuar vendosmërinë e të dyja vendeve fqinje dhe miqësore për t’i plotësuar rekomandimet e UNESKO-s me qëllim të ruajtjes së trashëgimisë tonë kulturore. Ministri Ademi ka realizuar takim edhe me përfaqësues…

Lexo më Shumë

Në njërën nga seancat e fundit, Qeveria e ka shqyrtuar informacionin për fillim të procedurës për prokurim publik të shërbimeve për përgatitje të versionit kombëtar të legjislacionit BE-së – Përkthim me shkrim të akteve BE-së, akteve kombëtare, dokumenteve tjera të rëndësishme për procesin e integrimit evropian dhe përkthimin me shkrim të ligjit të BE-së. materiale të tjera për nevojat e Sekretariatit për çështje evropiane, me nënshkrimin e një Marrëveshje kornizë për një periudhë tre vjeçare, për përgatitje cilësore të versionit kombëtar të legjslacionit të BE (acquis), njofton Meta.mk. Duke vepruar kështu, Qeveria ka dhënë pëlqim për t’i ndërmarrë angazhime, për…

Lexo më Shumë

Policia dje ka arrestuar pesë persona nga Shkupi për shkak se te ato u zbulua mariuhanë dhe materiale pluhur. Në sheshin “Goce Dellçev” janë arrestuar katër persona, dy të moshës 28 vjet, dy të moshës 41-vjeçare. “Më 16.09.2019 në orën 11:30 policia e SPB Shkup, në sheshin “Goce Dellçev” ka arrestuar E.ZH. (41), S.R. (28), S.I. (41) dhe A.Q. (28) të gjithë nga Shkupi, për shkak se gjatë kontrollit të tyre është zbuluar materiale pluhur dhe mariuhanë. Pas dokumentimit të rastit, kundër tyre do të ngriten parashtresat e duhura”, deklarojnë nga MPB. Një orë më vonë policia nga SPB Shkup…

Lexo më Shumë