Një kamion i cili ka bartur emigrantë, mbrëmë ka dalë nga rruga “Zhelezniçka” në Kumanovë, konfirmoi sot MPB.
Sipas kumtesës së policisë, dje në orën 23:00 nëpunësit policor në autostradën Kumanovë-Tabanoce i kanë dhënë shenjë ndalimi automjetit motorik transportues “DAF” me targa të Shkupit me gjysmërimorkio, por automjeti unk është ndalur. Menjëherë pastaj, sipas denoncimit, në rrugën “Zhelezniçka”, para fshatit Çerkez, të Kumanovës, automjeti ka dalë nga rruga.
Gjatë kontrollit të automjetit janë gjetur 81 persona – emigrantë nga Afganistani, India, Bangladeshi dhe Pakistani. Emigrantët përkohësisht janë akomoduar në Qendrës tranzitore Tabanocë. Policia punon në zbardhjen e rastit. .