Koalicioni Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partia Socialdemokrate në zgjedhjet e 6 tetorit do të garojnë me numrin 119. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke tërhequr shorti për numrat e partive politike në këto zgjedhje të jashtëzakonshme që mbahen me 6 tetor. Koalicioni AAK-PSD do të ketë numrin 199. Numrat e partive politike fillojnë nga 111 deri më 135. /Lajmi.net/
Author: Hamdi Kumanova
Partia Demokratike e Kosovës në zgjedhjet e 6 tetorit do të garoi me numrin 112. Kjo u bë me short në Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Numrat e partive politike fillojnë nga 111 deri më 135.
Drejtoresha e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, Feride Rushiti bashkë me aktivistë tjerë të të drejtave të njeriut, po qëndron në Suedi, me ftesë të Rrjeti Shqiptaro – Suedez Svensk-Albanska Nätverket dhe Gratë Shqiptare Föreningen SAB në Suedi. Në përpjekjen e saj të pareshtur për ndërkombëtarizimin e kauzës së të mbijetuarve të dhunës seksuale nga koha e luftës në Kosovë, Rushiti do të mbajë një fjalim në Parlamentin suedez. “Përtej shpalosjes së krimeve të dhunimit dhe historive të pathëna të të mbijetuarve, ky fjalim do të kontribuojë në ngritjen e vetëdijes dhe sensibilizimit të opinionit publik…
Ministri për Arsim dhe Shkencë, Arbër Ademi sot gjatë vizitës në shkollën fillore “Liria” në Shkup informojë se të premten ose të shtunën do të mbahet takim me Sindikatë për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SASHK). Ai tha se Ministria është në komunikim të rregullt me kryetarin e SASHK-ut, Jakim Nedellkovskin. “Kemi biseduar dhe analizuar për të gjitha parametrat, kur do të jetë gjithçka e pastër dhe e qartë do të vendosim për të rritjen e ardhshme të pagave”, tha Ademi. Ai shtoi se janë marrë masa disa aktivitete dhe masa për të cilat ka edhe implikime fiskale dhe po rishikohen…
HBA-ja 25 vite janë mik i vërtetë i Republikës së Maqedonisë së Veriut, i cili në vepër e tregon rëndësinë e ndërtimit të urave ndërmjet shteteve. Edhe pse nuk janë vetëm numrat ato që e tregojnë përkushtimin e popullit të SHBA-së në prospertitetin shtetin partner në Ballkan, ato janë impresive, u shpreh ministrja e Financave, Nina Angelovska në takimin e parë zyrtar me ambasadoren amerikane në vend, Kejt Mari Bërns. “SHBA-ja nëpërmjet USAID-it kanë investuar 640 milionë dollarë në programet të cilat krijuan vende të reja të punës, kanë përkrahur zgjedhje të lira dhe korrekte, i kanë përmirësuar marrëdhëniet ndëretnike…
Komisioni shtetëror për parandalimin e korrupsionit nuk ka hapur lëndë për ish-prokuroren speciale publike Katica Janeva e cila është në paraburgim dhe e akuzuara e tretë në rastin “Reket”. Kryetarja e Antikorrupsionit, Biljana Ivanovska deklaroi se ata nuk zhvillojnë rast për Janevën, rasti është në Prokurori. Ish-prokurorja speciale ka paraqitur vetëm një ndryshim në listën anketuese edhe atë për blerjen e një automjeti të vjetër. Janeva, por edhe prokurorët tjerë të PSP-së më së voni për 30 ditë pas shkarkimit ose ndërprerjes së mandatit duhet të parashtrojnë listë anketuese për ndryshim të gjendjes pronësore. KSHPK ende punon në rastet Topolki…
Prokurorja Fatime Fetai dhe Gavril Bubevski edhe më tej do të vazhdojnë që të procedojnë në rastin “Monstra”, pasi që ky vendim u mor nga prokurori publik Ljubomir Joveski. Këtë informacion për “Fokus” e konfirmuan burimet nga prokuroria. Ky vendim edhe pritej, sepse bëhet fjalë për rast specifikë, me numër të madh të “bombave” të cilat vetëm se i kanë dëgjuar prokurorët, ndërsa ka edhe dëshmitarë të rrezikuar. Vendimi i Joveskit do të bëhet zyrtare nesër, kur në Gjykatën Penale është caktuar seancë gjyqësore. Rasti “Monstra” ka kaluar në duart e PSP, pasi që Gjykata e Lartë e shfuqizoi aktgjykimin…
Komisioni antikorrupsion ka hedhur poshtë iniciativat tendencioze të inspektorit të arsimit Ilievski kundër tre funksionarëve të BDI-së duke u shpallur si jokompetent për të njëjtat. Kjo është goditja institucionale e radhës kundër iniciativave tendencioze të inspektorit kontrovers Ilievski, pas anulimit të akteve të tij nga të gjitha institucionet kompetente në instatanca më të larta. Pas këtij qëndrimi të DKSK-së, në fuqi mbeten vendimet e Komisionit shtetëror për vendosje në shkallë të dytë nga fusha e mbikëqyrjes inspektuese dhe procedurës kundërvajtëse. Ky komision pati anuluar lëndët e Ilievskit, pasi që kishte konstatuar një sërë parregullsish dhe thyerje serioze të Ligjit për…
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi u takua me ambasadorin e sapoemëruar të Republikës Popullore të Kinës në Republikën e Maqedonisë së Veriut,Xhang Xuo. Duke i uruar në emër të deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe në emrin e tij personal në funksionin e ri dhe duke i uruar mision të suksesshëm diplomatik, Kryetari Xhaferi theksoi se Ambasada e RP të Kinës në vazhdimësi nxit dhe kontribuon në masë të konsiderueshme për zhvillimin dhe avancimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve. Ai shprehu shpresë se zhvillimi i bashkëpunimit ekonomik do të jetë…
Aleanca për Shqiptarët kanë kërkuar që vendi të ketë tetë njësi zgjedhore, sepse partitë nuk mund të kenë kontroll në të gjithë vendin gjatë procesit zgjedhor dhe se ato dyshojnë se mund të ngritet censusi në mënyrë artificiale atje ku nuk ka kontroll. “Ne mendojmë për një model të ri të për organizim të zgjedhjeve. Kërkojmë tetë njësi zgjedhore në përputhje me ndarjen rajonale që ekziston, me lista të hapura. Me këtë jo të gjithë njësitë do të kenë numrin e njëjtë të deputetëve, por në përputhje me numrin e votuesve në atë rajon”, thonë nga Aleanca për Shqiptarët.
Ndërmarrja publike për rrugë shtetërore e zgjati afatin e fundit për dorëzimin e ofertave për ndërtimin e fazës parë të autostradës Shkup – Bllacë për 20 ditë. Për shkak të interesit të lartë nga kompanitë për të paraqitur oferta, afati i paraqitjes së tyre është zgjatur deri më 23 shtator, njofton Meta.mk. Nga NP për rrugë shtetërore, për Meta.mk, theksojnë se ka interes nga ndërmarrjet vendase dhe të huaja që të jenë kontraktues për 2 kilometrat e para të trasesë së përgjithshme dhe deri në afatin e fundit presin të dorëzohen aplikacionet nga më tepër kompani ndërtimi. Afati për realizimin…
Zëdhënësi i Qeverisë greke, Stelios Pecas në brifingun e sotëm të rregullt me gazetarët, tha se nuk mundet të ketë ndarje të procesit integrues të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, lajmëroi korrespondentja e MEDIAL-s nga Athina. “Nga diskutimet në Evropë atë që e kuptojmë dhe atë që e shohim edhe ne, pozicioni ynë është se nuk mund të ketë ndarje”, tha Pecas, duke u përgjigjur në pyetjen “nëse diskutimi për Ballkanin Perëndimor përfshin edhe ndarje të procesit integrues të Maqedonisë së Veriut nga Shqipëria. .

