Marrëdhëniet bilaterale mes të dyja vendeve, si dhe mundësitë për avancimin e tyre në të gjitha sferat me interes të ndërsjellë, veçanërisht në sferën ekonomike, kulturë, arsim dhe shkencë, shëndetësi ishin temat e bisedës në takimin e sotëm të presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski me ambasadoren e Ukrainës Natalia Zadorozhnjak. Në takim, informojnë nga Kabineti i Pendarovskit, ishin këmbyer mendime edhe për gjendjet aktuale në të dyja vendet, ngjarjet në nivel rajonal dhe global, si dhe për sfidat kyçe me të cilat përballen vendet në tejkalimin e gjendjeve aktuale. Presidenti Pendarovski e theksoi interesin dhe gatishmërinë…
Author: Hamdi Kumanova
Zv. kryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani deklaroi se të shtunën ishte kontrollim për përdorimin e Ligjit për gjuhë dhe se nuk bëhet fjalë për inspektim. Ai gjithashtu tha se do ta paguaj gjobën që ia ka shqiptuar MPB për shkak se ishte duke folur në telefon gjersa drejtonte veturën. “Nuk bëhet fjalë për inspektim sepse inspektorët marrin shënime zyrtare dhe gjoba. Ky ishte një kontroll për zbatimin e ligjit në të cilën përfshihem dhe në të cilën punojë për tu zbatuar dhe kontrolle të tilla publike bëjnë politikanët, kryetarët e komunave, ministrat çdo ditë për realizimin e projekteve të…
Progresi i fushave kyçe nga parimet e administratës publike: korniza strategjike për reforma në administratën publike, duke përfshirë edhe programin për reforma në avancimin me financa publike, menaxhim me resurset njerëzore, zhvillimin e politikave dhe koordinim, dërgesa e mesazheve, si dhe llogaridhënia dhe transparenca e institucioneve publike ishin tema e mbledhjes së nëntë të Grupit special për reforma në administratën publike (GS RAP) mes Komisionit Evropian dhe Maqedonisë së Veriut. Me mbledhjen, që po u mbajt dje në Shkup, në kuadër të Komitetit për stabilizim dhe asociim, bashkëkryeson ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mançevski dhe Dejvid Kalen nga…
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane Bujar Osmani sot ishte nikoqir i Kryetarit të Komitetit Evropian të Rajoneve, Karl- Hajnc Lamberts, i cili për vizitë pune qëndron në Republikën e Maqedonisë së Veriut. “Pas mesazhit të djeshëm nga ana e Kryetarit të Këshillit – Tusk, i cili si përfaqësues i pushteteve qendrore të vendeve-anëtare, këtu, nga Shkupi, bëri thirrje për fillim të negociatave, ndërsa sot, ja, kemi nderin që edhe Kryetari i rajoneve, i cili si përfaqësues i pushteteve rajonale, i qyteteve dhe i komunave, mund të themi lirisht se, si përfaqësuesi më i drejtpërdrejtë i qytetarëve të Evropës, përsëri…
“Këta prindër vijnë pas meje çdo ditë, duke pritur diçka serioze, duke pritur sundim të ligjit”, tha Dafinka Ivanovska”, këtë e tha avokatja e të dëmtuarve në rastin “Monstra”, Dafinka Ivanovska, pasi sot u dëgjuan 25 materiale të përgjuar të PSP-së. Ajo tha se ishte e çuditshme që informacione në lidhje me një rast kaq të madhe kishin njerëz si Olivera Trajkovska dhe Orçe Kamçev, të cilët nuk ishin të lidhur me rastin, ndërsa flisnin në telefon. Sipas avokates, është për të ardhur keq që një pjesë e qeverisë së atëhershme organizoi që të shtyheshin seancat për rastin për arritjen…
Duhet të zbatohet proces i kthimit të besimit midis pacientëve dhe punonjësve shëndetësor, të dërgohet porosi se me dhunë nuk zgjidhen punët, theksoi ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, i cili sot ka marrë pjesë në protestën kundër dhunës ndaj punonjësve shëndetësor. “Me dhunë nuk zgjidhen punët. Konsideroj se nuk ka kurrfarë logjike të ngritet dorë ndaj punonjësve shëndetësor të cilët 24 orë luftojnë për jetët e më të afërmve. Të gjitha ato qasje janë ndëshkuese, dhe janë parashikuar dënime në para por edhe me burg. Ndërmorëm masa konkrete me MPB-në, do të ketë patrullë mobile në rajonin e spitalit të…
Ministri i Kultures,Hysni Ismaili,sot realizoi takim me ambasadoren e Japonisë ne Republiken e Maqedonisë së Veriut, Keiko Haneda. Bashkëbiseduesit në takim i theksuan lidhjet e mira tradicionale kulturore mes dy vendeve të krijuara që nga viti 1994. Poashtu, një nga aktivitetet domethënëse në fushën e kulturës, njihet filmi maqedonas “ Punk ne e mrtov ” (2016) ,si pjesë e projektit “Kinema Yugo”, i cili u mbështet nga ambasadat e Republikës së Maqedonisë Veriore,Republika e Serbisë dhe Republika e Sllovenisë në Tokio. Mes te tjerash u fol edhe për pjesëmarrjet e poetëve japonez në manifestimin Mbrëmjet e poezisë Strugane. Ndërkaq,në vitin…
Mitko Çavkov, ish drejtor i Byrosë për Siguri Publike, i akuzuar dhe i dënuar për rastin e 27 Prillit, aktualisht po vuan ditët e burgut në Shtëpinë Ndëshkuese Korrektuese në Shtip, përcjell in7. Por, sipas disa fotografive të publikuara nga gazetari, Zoran Bozhinovski, shihet se Çavkovi nuk ia del keq në Burgun e Shtipit. Në fotografi, Çavkovi “shijon burgun” me cigare kubaneze, birra dhe mish me bollëk. “Vallë për komandantin e artë të 27 Prillit ekzistojnë rregulla të arta” – pyet Bozhinovski, duke bërë me dije se për të burgosurit tjerë nuk vlejnë rregullat si për Çavkovin, të cilit sipas…
Presidenti shprehu kënaqësi për vizitën, e cila është në mbështetje të aspiratave të vendit për anëtarësim në BE. Riafirmimi i pritjes se Këshilli Evropian në tetor do të caktojë datë për fillimin e negociatave të pranimit të Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian, shprehu shpresën sot Presidenti Stevo Pendarovski në takim me kryetarin e Komitetit Evropian të Rajoneve, Carl-Heinz Lambertz. Pendarovski theksoi se kjo do të jetë një shtysë për intensifikimin e mëtutjeshëm të procesit të reformave, në funksion të përparimit të përgjithshëm të shtetit. Presidenti shprehu kënaqësi për vizitën, e cila është në mbështetje të aspiratave të vendit për…
Sikur seanca e kaluar, edhe ajo e së mërkurës, ka vazhduar të jetë e mbyllur për publikun, në gjykimin ndaj ish-deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Azem Syla dhe të tjerëve, të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale që lidhen me krimin e organizuar, në rastin e njohur “Toka”. Njëjtë sikur në seancën e 11 shtatorit edhe të mërkurën ky proces gjyqësor është mbajtur në Gjykatën Themelore në Gjilan, raporton “Betimi për Drejtësi”. Një gjë e tillë, ka ndodhur për shkak se Themelorja në Prishtinë nuk ka kushte teknike për dëgjimin e dëshmitarëve përmes vido-linkut, në rastet kur…
Në rastin “Monstra” po dëgjohen të shumëpriturat bisedat telefonike, të cilat në numër janë 25. Në biseda kryesisht dëgjohen telefonata nga ish ministra e brendshme Gordana Jankullovska, por edhe shumë folës të tjerë. Në një bisedë të zhvilluar mes Gordana Jankullovskës dhe Mile Janakiesit, dëgjohet se si Jankullovska i thotë Janakieskit se deri tani nuk kanë pasur rast më të vështirë të vrasjes së civilëve, madje as në luftë Në njërën prej bisedave dëgjohet ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski i cili flet me Kire Boshkov, i cili e pyet se a ka ndonjë informacion të ri lidhur…
Punëtorët e mjekësisë sot përdorën pushimin gjysmë ore për të protestuar në Qendrën Klinike kundër dhunës që u ka ndodhur atyre për vite me radhë, ndërsa më shpesh rastet kanë ndodhur vitin e kaluar, nga pacientët dhe të afërmit e tyre. Bordi Ekzekutiv i Sindikatës së Qendrës Klinike u bëri thirrje anëtarësisë së saj që masovisht të bashkohen në protestë. Siç informojnë nga Sindikata, dhuna ndaj mjekëve dhe infermierëve ka qenë një përsëritje e së kaluarës, por Ministri aktual Venko Filipçe nuk ka bërë asgjë për të ndaluar dhunën. Në 9 muajt e fundit, profesionistët e shëndetit janë përballur me…

