Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, duke komentuar zhvillimet e fundit rreth debatit se sa njësi zgjedhore duhet të ketë Maqedonia e Veriut, ka thënë se fillimisht me rëndësi është që të mbahet regjistrimi i popullsisë. “Ka dilema, dyshime nga të dyja anët, por megjithatë këtu problemi më i madh është regjistrimi i popullsisë dhe ne bashkërisht duhet të kuptojmë se pa numërim të popullsisë nuk mund të ketë sistem zgjedhor të besueshëm. Megjithatë, kjo është një çështje shumë e rëndësishme dhe nuk shoh në horizont seriozitet në aspekt të Regjistrimit të Popullsisë. Besoj që është momenti që, në…
Author: Hamdi Kumanova
Gjykata penale ka refuzuar kërkesën e ish prokurores speciale Katica Janeva, e cila ofroi garancion pronë të patundshme për të dalë nga paraburgimi. Për kërkesën e tillë të Janevës, gjykata shprehi mendim negativ edhe nga Prokuroria për ndjekje të krimit të organizuar e cila e udhëheq hetimin për “Zhavatjen”. Gjykata Themelore Shkup “Sot është dorëzuar mengim negativ nga Prokuroria Themelore Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsion në lidhje me propozimin. Pas shqyrtimit dhe vlerësimit të mendimit nga prokuroria përgjegjëse, gjykatës i procedurës paraprake solli vendim me të cilin propozimin për shfuqizimin e masës së paraburgimit me garancion…
Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev u takua me përfaqësues të Këshillit të sapoformuar të ambasadorëve: Kryetarin Ljupço Arsovski, nënkryetari Muhamet Halili dhe anëtarët e Bordit ekzekutiv, Tihomir Ilievski, Nano Ruzhin dhe Iljaz Sabriu, njofton Qeveria. Në takim u përshëndetën politikat e Qeverisë të cilat hapën rrugën drejt integrimeve të vendit tonë në NATO dhe BE. U vlerësua se Qeveria e bëri të duhurën që të vendos shtetin në rrugën e drejtë dhe se integrimet e suksesshme janë mundësi e vërtetë për zhvillimin ekonomik të vendit. Bashkërisht u shpreh pritja që do të vlerësohen arritjet…
Kryeministri Zoran Zaev sot u takua me Xhang Xuo, ambasadori i sapoemëruar i Kinës në Maqedoninë e Veriut, të cilit ia uroi funksionin duke i dëshiruar mision të suksesshëm diplomatik dhe duke shfaqur shpresë për vazhdim të dinamikës dhe trendit rritës në zhvillimin e marrëdhënieve të përgjithshme miqësore mes dy shteteve. Kryeministri Zaev, siç kumtoi pres-shërbimi qeveritar, ka shprehur bindje se zhvillim i marrëdhënieve tregtare dhe ekonomike do të vazhdojë në nivel të lartë, sidomos në kuadër të Procesit për bashkëpunim “17+1”. Në takim është shprehur kënaqësi nga realizimi i projekteve të deritanishme në fushën e infrastrukturës rrugore dhe është…
Me 19.09.2019 në ora 15.45 në Stacionin Policor në Strugë është arrestuar M.M. nga fshati Radolishtë e Strugës, transmeton Almakos. Zyrtarët policor e kanë kontrolluar veturën e tipit “folksvagen golf” që e ka drejtuar M.M. ku kanë gjetur dhe konfiskuar marihuanë. Pastaj, M.M. ka tentuar të ikë, por është rrëzuar, pas së cilës është arrestuar. Pas dokumentimit të tërësishëm të rastit kundër tij do të ngritet padi adekuate penale.
Me 19.09.2019 në ora 17.00 në Stacionin Policor në Strumicë janë arrestuar Sh.M.(31) nga Strumica dhe I.R.(25) nga Shtipi, në bazë të asaj se janë lëshuar fletëarreste për mbajtjen e dënimeve me burg në burgun e Strumicës dhe Shtipit për kryerjen e veprës penale, vjedhje e rëndë, transmeton Almakos. Personat janë dorëzuar në burgje për t`i mbajtur dënimet.
Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, është takuar me përfaqësues të Këshillit të ri të ambasadorëve: kryetarin Lupço Arsovski, nënkryetarin Muhamed Halili dhe anëtarët e Këshillit Ekzekutiv, Tihomir Ilievski, Nano Ruzhin dhe Iljaz Sabriu, bëri të ditur pres shërbimi qeveritar. Në takim janë përshëndetur politikat e Qeverisë që e hapën rrugën për integrimet në NATO dhe në BE të vendit. Është vlerësuar se Qeveria e bëri të nevojshmen që ta vendosë shtetin në rrugë të drejtë dhe se integrimet e suksesshme janë një mundësi e vërtetë për zhvillim ekonomik të vendit. Bashkërisht është shprehur pritje…
Prokuroria Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit gjithsej ka marrë 171 lënë nga Prokuroria Speciale, ndërsa për AIM thonë se prioritet do të kenë ata që janë në procedura gjyqësore. “Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut nga Prokuroria Speciale ndërmori tre lëndë për të cilat është sjellur aktvendim i shkallës së parë, 10 lëndë të cilat janë në fazë të gjykimit, 19 lëndë për të cilat po zbatohet hetim, gjashtë lëndë të cilat janë në procedurë parahetimore, 80 lëndë prej të cilave një pjesë u referohen procedurës parahetimore dhe një pjesë kërkesave për vendosje të…
Ministria e Vetëqeverisjes Lokale punon për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për zhvillim të barabartë, bazuar në përvojën e deritanishme dhe propozimet për zgjidhje të reja më funksionale. Në raportin e përgatitur nga grupi i ekspertëve, janë propozuar një numër i madh ndryshimesh. Raporti u diskutua sot edhe me partnerët ndërkombëtarë, UNDP dhe përfaqësues të Agjencisë për zhvillim nga Ambasada e Zvicrës, me qëllim të koordinimit të politikave që përgatiten nga kjo ministri, të harmonizohen me partnerët ndërkombëtarë. “Ne filluam me ndryshimet e Ligjit për zhvillim të barabartë rajonal, konkretisht definimin e një përqindëshit (1%) të bruto prodhimit vendor, i…
Edhe pse në letër prokurorët special janë transferuar në prokuroritë shtetërore, praktikisht të gjithë prokurorët që do të vazhdojnë të punojnë në lëndët e Prokurorisë Speciale do të duhet të vazhdojnë punën në hapësirat e PSP-së deri në shtator të vitit 2020, njofton Portalb.mk. Prokurorët special nëse do të punojnë në lëndët e hapura nga PSP, në hapësirat e prokurorisë së shtetit, nuk do të kenë kushte përkatëse për punë. Për shembull, lëndët “Talir” dhe “Talir 2” kanë 60 deri në 70 kualifikues me prova materiale, të cilat janë të mbrojtura në mënyrë përkatëse në hapësira ku prokurorja që i…
Komuna e Ohrit sot filloi aksionin për prishjen e ndërtesave pa leje. Pa ndonjë informacion paraprak për mediat, sot në mëngjes Inspektorati Komunal i Ndërtimit filloi aksionin për rrënimin e ndërtesave pa leje në rrugën “Marko Nestorovski” në Ohër. Bëhet fjalë për një ndërtesë ku para dhjetë ditëve u ndaluan punimet, mirëpo edhe përkundër vendosjes së shiritit të verdhë disa punëtorë kishin vazhduar punimet me çrast edhe ishin ndaluar. Komuna e Ohrit thotë se rrënimi do të vazhdojë dhe se të gjitha objektet që kanë marrë vendim si objekte të jashtëligjshme do të rrënohen. Më parë, kryetari i Komunës së…
Në fillim të vazhdimit të seancës së 16-të të Këshillit komunal të Komunës së Gostivarit, korrdinatori i grupit të këshilltarëve të BDI-së, z. Shpëtim Xhelili mbajti fjalim dhe dënoi sjelljen arogante të Arben Taravarit ndaj ish kryesuesit komunal, z. Nasir Musliu. “Në emër të grupit të këshilltarëve të BDI përshëndesim veprimin e kryesuesit të deritanishëm, z. Nasir Musliu i cili dha dorëheqje me arsyetimin që bëri publik gjatë ditës së hënë. Pa dashur të debatojmë për shkeljet në procedurë dhe rregullorës që bëtë në përzgjedhjen e kryesuesit të ri, vetëm ua kujtojmë që zgjedhja është bërë pa asnjë kriter, por ne…

