Në këtë mënyrë për ç’do ditë nxënësit filloristë të fshatit Vizbeg detyrohen të udhëtojnë nga Vizbegu për në Çair dhe anasjelltas. Përpos autobusit të vjetër, ajo që bie në sy është edhe stërngarkimi i tij me nxënës. Pyetëm Ndërmarrjen për Transport Publik, se a do të ndërmerren masa, a do të ndryshohet autobusi dhe a do të ketë linjë shtesë në këtë relacion. Nga atje thonë se arsyeja për lëshimin e një mjeti të tillë transportues janë kushtet natyroro-infrastrukturore. “Ju informojmë se për shkak të infrastrukturës që është, në atë anë nuk mund të lëshojmë autobus njëkatësh ose dykatësh. Për…
Author: Hamdi Kumanova
Ministria e Kulturës sot në faqen e saj të internetit i publikoi rezultatet e manifestimit “Vala e re kulturore”, i cili do të mbahet nga 20 shtator deri më 15 nëntor. Për shkak të përcaktimit të transparencës ndaj sektorit civil, qëllimi edhe i manifestimit të sivjetëm është të nxitet dhe aktivizohet skena e pavarur kulturore dhe të krijohen mundësitë e barabarta për të gjithë, për këtë shkak të drejtë që të marrin pjesë patën shoqatat e qytetarëve, asociacionet, grupet joformale dhe autorët në fushën e kulturës. Në këtë mënyrë, Ministria e Kulturës do të përpiqet të sigurojë “kulturë për të…
Avokatja e Katica Janevës, Irena Danailova-Frçkoska, në intervistë për ‘360 shkallë’ foli për dëshmitë të cilat janë prezantuar kundër Janevës nga Prokuroria. Ajo tha se janë prezantuar dëshmi të përzgjedhura. “Pas asaj që pash, nga dëshmitë materiale nuk doli asnjë përfshirje apo indicie për dyshim të bazuar se Janeva e ka kryer veprën për të cilën ngarkohet”, tha Danailova-Frçkoska. E pyetur për incizimet ku dëgjohet se si Janeva në mënyrë të drejtpërdrejtë komunikon me person të dyshuar në lëndën që PSP udhëheq me hetimit, ajo tha Janeva ka biseduar për bashkëpunim eventual si dëshmitar në procedurë tjetër. Avokatja e Janevës…
Një nga ish-komandantët e UÇK-së në Koshare, Hisen Berisha, ka deklaruar se kurrë në jetën e tij nuk ka qenë anëtar i LDK-së dhe asnjë subjekti tjetër politik, deri tash ku ka aderuar në PDK. Por ai ka thënë se ka qenë i gatshëm të jetë në listën e kandidatëve për deputet të LDK-së, por kjo sipas tij nuk ka ndodhur për shkak të lidershipit të LDK-së. ‘Gjakova më ka propozuar, por njerëz brenda LDK-së në qendër nuk më kanë futur në listë. Më ka kontaktu Lutfi Haziri, i cili më ka thënë që i vije keq që nuk do…
Zyra e Kryeministrit të Kosovës, do të shpenzojë rreth 300 mijë euro për lektyra shkollore. Në njoftimin e bërë në KRPP nga Zyra e Kryeministrit thuhet se 300 mijë euro planifikohen të shpenzohen për lektyra shkollore, ndërsa nuk sqarohet se për çfarë arsye. Gjithsej 25 kompani kanë dorëzuar ofertat e tyre për të kryer furnizimin me këto libra, por që në fund fituese është shpallur Grup i Operatorëve Ekonomik N.T.P. VLORA ; Ndërmarrja Tregtare Grafike Blendi. Ndryshe, kontrata është dhënë më 11 shtator, derisa nënshkrimi i saj është bërë më 16 shtator.
Rreth 12 milionë euro në vit llogaritet fatura e përbashkët e energjisë së shpenzuar nga katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës, qytetarët e këtyre komunave Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq, nuk kanë paguar që nga mbarimi i luftës së fundit për energjinë e shpenzuar. Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, në një intervistë për Ekonomia Online, tha se MZhE-ja ka pranuar informatë se Serbia ka ecë përpara me regjistrimin e një kompanie serbe në veri. Kompani kjo që sipas tij, do të kryejë furnizimin e qytetarëve të veriut me energji elektrike dhe se kur…
Sot në selinë e Alternativës qëndroi drejtori i zyrës së fondacionit gjerman “Konrad Adenuaer Adenauer Stiftung – zyra e Maqedonisë së Veriut”, Johannes D. Rey. Ai u prit nga kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, dhe nënkryetari, Admirim Aliti. Në këtë takim u bisedua për mundësinë e dialogut mes Alternativës dhe fondacionit gjerman “Konrad Adenuaer”, me ç’rast z. Rey shprehu optimizëm për dialog të mbarë mes Alternativës dhe fondacionit të njohur gjerman. Kryetari Gashi, nga ana e tij, u shpreh me nota shprese për dialog të frytshëm dhe, me këtë rast, e falënderoi mysafirin për kontributin e dhënë në edukimin e…
“Në përpjekjen për të arritur një zgjidhje, ne nuk po tregtojmë, të themi se dikush do të jetë humbës e dikush fitues”, tha Manter. Ish-ambasadori amerikan në Serbi, Cameron Manter mendon se është shumë e rëndësishme që Kosova dhe Serbia të largohen nga ideja se njëri duhet të jetë humbës, në mënyrë që të jetë fitues, në mënyrë që të gjendet një zgjidhje për problemin e Kosovës, transmeton lajmi.net. “Zgjidhja që arrijmë do të jetë ajo në të cilën futen të gjithë”, thotë Manter për Tanjug, duke shtuar se kjo është e mundur nëse ka besim tek njerëzit që kërkojnë…
Nuk ka marrëveshje për shumën e pagës minimale, tha sot zv. kryeministri Koço Angjushev. Bisedimet po përfundojnë, por Angjushev tha se nuk do të merren vendime të nxituara. “Nuk do ta detyrojmë askënd, kërkohet një zgjidhje e pranueshme për të gjithë. Nuk do të ketë paga në depresion, të gjithë punëdhënësit duhet të pajtohen”, tha Angjushev. Negociatat në botën ekonomike sociale zgjatin për kohë më të gjatë. Sindikata dëshiron që paga minimale të jetë 16.000 denarë, por nuk ka gjasa të jetë një zgjidhje e pranuar./Telegrafi/
Zyrtari i lartë i PDK-së, Abelard Tahiri, sot ka mirëpritur në Partinë Demokratike të Kosovës ligjëruesen Laura Hoti, një profesioniste e fushës së juridikut. Përmes rrjetit social Facebook, Abelard Tahiri ka prezantuar profilin e Laura Hotit duke e vlerësuar të njëjtën si një potencial me kompetencë të lartë që i është bashkëngjitur vizionit të PDK-së dhe Kryetarit të saj Kadri Veseli. “Isha i nderuar që prita sot në radhët tona, Laura Hotin, një profesioniste e vërtetë e fushës juridike. E arsimuar dhe me studime postdiplomike në shkencat e së drejtës, ligjëruese, hulumtuese dhe menaxhere e suksesshme, Laura i jep fuqi…
Me 13.7 milionë euro, brenda 12 muajve të ardhshëm, do të ndërtohen tre pika të reja për pagesë të taksës rrugore në autostradat Milladinovc – Shtip dhe Kërçovë – Ohër, dhe në to do të instalohet sistem elektronik për pagesë të taksës rrugore në Korridorin 8. Gjithashtu do të instalohen edhe panele diellore fotovoltaike, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk. Marrëveshja për financim, me BERZH është nënshkruar sot, me të cilën do të ndërtohen pikat për taksa rrugore “Kadrifakovë” dhe “Preod” në autostradën Miladinovci – Shtip, si dhe “Arbinovo” pika e ardhshme për taksë rrugore në autostradën Kërçovë – Ohër. Përveç se…
Që të dy e mbështesim hapjen e negociatave inkuadruese me Maqedoninë e Veriut dhe me Shqipërinë, porositi kështu zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Sllovakisë, Frantishek Ruzhiçka, pas takimit me ministrin alternativ të Punëve të Jashtme të Greqisë, Miltiadis Varviciotzis në MPJ-në greke, njofton korrespondenti i MEDIAL-s nga Athina. Zgjerimi i Bashkimit Evropian dhe perspektiva evropiane e vendeve të Ballkanit Perëndimor ishin një prej temave për të cilat biseduan Barviciotis dhe Ruzhiçka. Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Sllovakisë tha se në tetor këshilli evropian duhet të sjell vendime të rëndësishme për vendet e Ballkanit Perëndimor. “Që të dy e…

