Author: Hamdi Kumanova

Komuna e Ohrit sot filloi aksionin për prishjen e ndërtesave pa leje. Pa ndonjë informacion paraprak për mediat, sot në mëngjes Inspektorati Komunal i Ndërtimit filloi aksionin për rrënimin e ndërtesave pa leje në rrugën “Marko Nestorovski” në Ohër. Bëhet fjalë për një ndërtesë ku para dhjetë ditëve u ndaluan punimet, mirëpo edhe përkundër vendosjes së shiritit të verdhë disa punëtorë kishin vazhduar punimet me çrast edhe ishin ndaluar. Komuna e Ohrit thotë se rrënimi do të vazhdojë dhe se të gjitha objektet që kanë marrë vendim si objekte të jashtëligjshme do të rrënohen. Më parë, kryetari i Komunës së…

Lexo më Shumë

Në fillim të vazhdimit të seancës së 16-të të Këshillit komunal të Komunës së Gostivarit, korrdinatori i grupit të këshilltarëve të BDI-së, z. Shpëtim Xhelili mbajti fjalim dhe dënoi sjelljen arogante të Arben Taravarit ndaj ish kryesuesit komunal, z. Nasir Musliu. “Në emër të grupit të këshilltarëve të BDI përshëndesim veprimin e kryesuesit të deritanishëm, z. Nasir Musliu i cili dha dorëheqje me arsyetimin që bëri publik gjatë ditës së hënë. Pa dashur të debatojmë për shkeljet në procedurë dhe rregullorës që bëtë  në përzgjedhjen e kryesuesit të ri, vetëm ua kujtojmë që zgjedhja është bërë pa asnjë kriter, por ne…

Lexo më Shumë

Kryetarja e kuvendit të Lidhjes Ndërkombëtare të Bojan Jovanovski, Agaipi Dika sot ka ardhur deri në Prokurorinë për Krim të Organizuar ku është e thirrur për të dhënë dëshmi për rastin “Zhvatje”, transmeton Almakos. Dëshmi sot duhet që të jap edhe biznesmeni Zoran Azmanov i cili ka ngritur padi penale kundër Bojan Jovanovski për zhvatje. Azmanov ka thënë se Boki 13 i ka kërkuar 50.000 euro për të mos u transmetuar emisioni Insajder për biznesmenin Azmanov.

Lexo më Shumë

Ministri i Kulturës, Hysni Ismaili, sot realizoi vizitë pune në IN Muzeu i Luftës Maqedonase. Në takimin me u.d. drejtoreshë Daniella Nikollova, u bë fjalë për aktivitetet programore dhe jashtëprogramore të Muzeut, ndërsa një theks i veçantë ishte vënë në ekspozitën e ardhshme si mysafir të fotografive nga Muzeu Historik Kombëtar i Sarajevës, e cila do të vendoset për manifestimin “Nata e Bardhë”. Ministri Ismaili u njoftua me informatat më të reja mbi çështjet e kuadrit dhe të hapësirës së institucionit, ndërsa e shikoi edhe hapësirën e paraparë për përshtatje në pjesën e ekspozitës me bibliotekë. Me respekt, Ministria e Kulturës

Lexo më Shumë

Në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) është publikuar dhe miratuar fletëvotimi për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit. Nga aplikimet deri më tash janë regjistruar 35 mijë e 87 votues jashtë vendit, prej tyre mbi 4 mijë nga Serbia. Ndërsa, vendin e ish-anëtarit të KQZ-së Florian Dushi nga LDK prej sot e ka zënë Sali Morina nga kjo parti. Anëtari i këtij Komisioni, Adnan Rrustemi ka kërkuar që mos të ketë qendër votimi në veri në objekte private, aq më pak në shtëpi të asamblistit ose një politikani. Pavarësisht kësaj, KQZ votoi për ndryshimin ose mbajtjen e…

Lexo më Shumë

Arrestohen dy të dyshuar për përfshirje në veprat penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Marrja e ryshfetit” dhe “Pranimi i ryshfetit në sektorin privat”. Policia e Kosovës, konkretisht Njësiti Rajonal i Hetimeve të Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit Prishtinë, në fillim të muajit shtator 2019, ka pranuar informacionin; se zyrtarë të Departamentit të Patentë Shoferëve në Prishtinë, dyshohet se janë duke marr ryshfet me qëllim që kandidatët për patentë shofer të kalojnë testin teorik. Hetuesit policor pas grumbullimit të të dhënave paraprake, ka njoftuar organet e drejtësisë dhe ka siguruar urdhëresën nga Gjykata Themelore në Prishtinë, për masa të fshehta…

Lexo më Shumë

Lidhja Kombëtare e Personave të Verbër të Republikës së Maqedonisë së Veriut sot e promovoi audio librin “Ky nuk është fundi” që i kushtohet Toshe Proeskit, si dhe revistën mujore me zë “Panorama”, e cila është lajmëtari i Lidhjes për Informimin e personave të verbër dhe personave me shikim të dobësuar nga vendi dhe rajoni. Në promovim, fjalim mbajti ministri i Kulturës, Hysni Ismaili, i cili mes tjerash tha: “Ministria e Kulturës me vite të tëra e ka mbështetur veprimtarinë botuese të Lidhjes Kombëtare të Personave të Verbër të Republikës së Maqedonisë së Veriut pasi punojmë me përkushtim për t’i…

Lexo më Shumë

Daut Haradinaj ka vazhduar polemikat me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa. Ky i fundit në reagimin e tij ndaj Haradinaj kishte thënë se Haradinaj është nxituar për deklaratat se në Qeverisjen e vet, është diskutuar për shkëmbim territoresh, shkruan lajmi.net. “Në qeverisjen time nuk është biseduar as zyrtarisht dhe as jozyrtarisht për shkëmbim territoresh. Ide të tilla asnjëherë nuk janë shtruar dhe nuk janë trajtuar. Në qoftë se dikush i ka pasur në kokë, unë nuk ia kam lexuar dhe as që do të dëshiroja t’ia lexoj”, ka shkruar ndër të tjera Mustafa. Mirëpo i shpejtë ka qenë reagimi i…

Lexo më Shumë

Një taksist nga Kavadari ka sulmuar një kolegë të tij nga Negotina. Negotinasi  ka marrë lëndime. Këtë informacion për MEDIAL-n e konfirmoi Verolub Dodevski, zëdhënës i SPB Veles. “Në rrugën ‘Marshall Tito’ në Negotinë është prishur rendi dhe qetësia me sulm fizik nga ana e një 53-vjeçari nga Kavdari. Ai ka drejtuar një taksi Kavadari dhe ka sulmuar një taksist tjetër 60 vjeçar nga Negotina, me ç’rast i ka shkaktuar lëndime trupore dhe menjëherë është nisur në drejtim të panjohur”, kumtoi Dodevski. Kërkohet taksisti sulmues. .

Lexo më Shumë

Misioni ynë më i rëndësishëm është që t’i mbajmë talentët e rinj, gjenerata që vjen – në vend. Ndërtimi i mureve nuk do të ndihmojë,  porositi sot shefi i diplomacisë Nikolla Dimitrov në fjalimin e tij hyrës para përfaqësuesve të organizatave rinore në debatin publik “Bashkëpunimi rajonal në Ballkanin Perëndimor. Sfidë e re ose mundësi e re!” i cili u mbajt sot në Shkup. “Duhet të krijojmë kushte që të rinjtë të gjejmë vende të mira të punës të bazuara ndaj aftësisë së tyre, përmes garës korrekte të shanseve të barabarta. Të sigurojmë kushte të mos e kërkojmë rrugën evropiane…

Lexo më Shumë

Mundësitë për realizimin e projektit për “Rregullimin e shtratit të lumit Lepenc” nga kufiri PPU i Qytetit të Shkupit deri në kufirin e Republikës së Maqedonisë së Veriut me Republikën e Kosovës ishin tema kryesore që u diskutuan në mbledhjen e sotme nga ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini dhe kryetari i Komunës së Gjorçe Petrovit, Aleksandar Naumoski. Lidhur me këtë çështje, si njofton MMJPH, Naumovski raportoi se Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka formuar një grup pune i cili e bëri vlerësimin e fizibilitetit të dokumentacionit të projektit, planit dinamik, opsionet e fizibilitetit dhe…

Lexo më Shumë

Pas negociatave të dështuara për të formuar qeverinë e re, Spanja është vendosur të përballet me zgjedhje të reja më 10 nëntor. Këto do të jenë zgjedhjet e katërta parlamentare të parakohshme në katër vjet. Kryeministri në detyrë Pedro Sançez, socialistët e të cilit fituan në zgjedhje të prillit, gati për pesë muaj nuk arritën që të sigurojnë shumicën në Kuvend për formimin e qeverisë, me çka vendi është e obliguar të shkojë në zgjedhje. Për shkak të krizës politike, Kuvendi spanjoll nuk e ka ratifikuar protokollin për anëtarësim, ndërsa zgjedhjet e parakohshme tani ka mundësi që të vonojnë pranimin…

Lexo më Shumë