Misioni ynë më i rëndësishëm është që t’i mbajmë talentët e rinj, gjenerata që vjen – në vend. Ndërtimi i mureve nuk do të ndihmojë, porositi sot shefi i diplomacisë Nikolla Dimitrov në fjalimin e tij hyrës para përfaqësuesve të organizatave rinore në debatin publik “Bashkëpunimi rajonal në Ballkanin Perëndimor. Sfidë e re ose mundësi e re!” i cili u mbajt sot në Shkup.
“Duhet të krijojmë kushte që të rinjtë të gjejmë vende të mira të punës të bazuara ndaj aftësisë së tyre, përmes garës korrekte të shanseve të barabarta. Të sigurojmë kushte të mos e kërkojmë rrugën evropiane jashtë vendit, por të gjejnë mënyrë evropiane të jetesës në vend. Ne duam të eksportojmë mallra dhe shërbime në vend të potencialit njerëzor. Kemi arritur avancim të dukshëm, shoqëria jonë sot është shumë ndryshe nga shoqëria para disa viteve. Nuk jemi të gatshëm për anëtarësim, por jemi të gatshëm të hapërojmë në rrugë. Tani na duhet konfirmim dhe inkurajim nga BE-ja. Nëse e bëjmë këtë siç duhet, kjo mund të jetë fitore e dyfishtë për të gjithë”, ka porositur Dimitrov.
Ngjarja është në organizim të Zyrës rajonale për bashkëpunim rinor (SYCO) dhe Agjencisë për rini dhe sport dhe në të njëjtën marrin pjesë përfaqësues të vendeve-pjesëmarrëse në procesin e bashkëpunimit në kuadër të RYCO-s, përfaqësues të organizatave rajonale rinore, si dhe ambasadorë dhe përfaqësues të korit diplomatik. .



