Çështja në lidhje me reformat, zhvillimet politike, suksesin në sundimin e ligjit, marrjen e datës së negociatave dhe zhvillimet në rajon ishin ndër temat e diskutuara nga lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti dhe ambasadorit francez në vendin tonë, Christian Thimonier. Lideri i BDI-së siguroi ambasadorin se ai do të vazhdojë përpjekjet e tij për të përmbushur kërkesat dhe kriteret, të cilat do t’i hapnin rrugën Maqedonisë së Veriut drejt integrimit evropian. Ahmeti tha se të dyja palët ramë dakord që takimet bilaterale ndihmojnë dhe kontribuojnë në forcimin e lidhjeve bilaterale.
Author: Hamdi Kumanova
Gjatë ditës së nesërme moti do të jetë kryesisht me diell, ndërsa nga pasditja e ditës së hënë dhe të martën pritet të ketë reshje të shiut. Temperaturat e mëngjesit gjatë ditës së nesërme do të jenë të ulëta, ndërsa në Berovë temperatura pritet të zbresë deri -1 gradë celsius, kurse temperatura maksimale do të arrijë 27 gradë celsius. Edhe gjatë ditëve të ardhshme temperaturat e mëngjesit do të jenë të acarta me temperatura minimale prej 2 deri 15 gradë celsius, ndërsa temperaturat gjatë ditës do të jenë nga 20 deri 29 gradë celsius. Kushte për reshje të shiut ka…
Në vendkalimin kufitar Tabanoc pritet rreth një orë, kumtoi Lidhja auto-moto në raportin e sotëm më të ri. Në vendkalimet tjera kufitare nga ana e vendit nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe për dalje nga vendi.
Aktgjykim lirues për veprën penale “Kryerje të punës zyrtare në mënyrë të papërgjegjshme” i ka shqiptuar Gjykata Themelore e Manastirit ish kryetarit të komunës, Vlladimir Taleski, kanë konfirmuar për SDK nga Gjykata, transmeton Portalb.mk. Ky proces gjyqësor është udhëhequr nga Prokuroria kundër Taleskit se derisa ka qenë kryetar i komunës nuk është kujdesur për ndërtesën e Shtëpisë së Oficerëve në Manastir dhe abazhurin në të,, nuk e ka siguruar objektin dhe nuk i ka marrë masat e duhura për mbrojtjen e saj, me këtë i ka bërë dëm Komunës së Manastirit. Gjykata për këtë provës që në shkurt të këtij…
Policia e Kosovës ka njoftuar se dje ka arrestuar një person në Leposaviq, pasi që i njëjti dyshohet se ka tentuar ta dhunojë një femër, raporton Express. Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 12:15, në fshatin Cukarak, ndërkohë, personi i dyshuar është shtetas serb. Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari është liruar në procedurë të rregull. “Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Serb pasi që dyshohet se i njëjti ka tentuar që ta dhunojë viktimën femër K/Serbe. Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari është liruar në procedurë…
Delegacioni qeveritar i udhëhequr nga kryeministri Zoran Zaev nga e hëna deri të shtunën do të jetë në Nju Jork ku do të marrë pjesë në Asamblenë e 74-të të Kombeve të Bashkuara. Siç njoftojnë nga shërbimi qeveritar për shtyp, të pranishëm do të jenë edhe zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe dhe ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini. Fjalimi i kryeministrit Zoran Zaev në Asamblenë e KB-së është paraparë të jetë të shtunën. Kryeministri dhe ministrat do të marrin pjesë në punën e forumeve…
Franca mbetet e pavendosur për miratimin e datës për Maqedoninë e Veriut për fillimin e negociatave të anëtarësimit në BE. Ambasadori francës në Shkup Kristian Timonie, deklaroi se vendi i tij vlerëson reformat e bëra në vend por thekson se standardet e këtij vendi duhet të përkojnë me standardet evropiane. Jemi duke reflektuar. Këto reflektime kanë qenë të ndihmuara edhe nga vizitat rishtazi të ministrit të Jashtëm Nikolla Dimitrov në Paris. Autoritetet franceze kanë ndarë vlerësimet e tyre të larta për Marrëveshjen e Prespës, njëkohësisht kanë vlerësuar edhe reformat që po bëhen. Ata kanë këmnëbgulur vazhdimisht për konsolidimin e shtetit…
Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska thotë se nuk është rrezikuar siguria e përgjimeve në objektin e PSP-së, për shkak se prokurori republikan i ka marrë kompetencat dhe ai tani formalisht kujdeset për këto materiale. “Prokuroria Publike është e vendosur në mënyrë hierarkike. Sipas ligjit ekzistues të prokurorisë publike, prokurori publik republikan ka të drejtë të delegojë lëndën prokurorëve publik konkret. Kjo nuk është diçka që e bën për herë të parë, kjo ka ndodhur edhe në të kaluarën”, tha Deskska. Sipas Desksoskës, nuk është kontestuese nga aspekti juridike që prokurorët janë dërguar në të njëjtin objektin në PSP-së. Sa i…
Në këtë mënyrë për ç’do ditë nxënësit filloristë të fshatit Vizbeg detyrohen të udhëtojnë nga Vizbegu për në Çair dhe anasjelltas. Përpos autobusit të vjetër, ajo që bie në sy është edhe stërngarkimi i tij me nxënës. Pyetëm Ndërmarrjen për Transport Publik, se a do të ndërmerren masa, a do të ndryshohet autobusi dhe a do të ketë linjë shtesë në këtë relacion. Nga atje thonë se arsyeja për lëshimin e një mjeti të tillë transportues janë kushtet natyroro-infrastrukturore. “Ju informojmë se për shkak të infrastrukturës që është, në atë anë nuk mund të lëshojmë autobus njëkatësh ose dykatësh. Për…
Ministria e Kulturës sot në faqen e saj të internetit i publikoi rezultatet e manifestimit “Vala e re kulturore”, i cili do të mbahet nga 20 shtator deri më 15 nëntor. Për shkak të përcaktimit të transparencës ndaj sektorit civil, qëllimi edhe i manifestimit të sivjetëm është të nxitet dhe aktivizohet skena e pavarur kulturore dhe të krijohen mundësitë e barabarta për të gjithë, për këtë shkak të drejtë që të marrin pjesë patën shoqatat e qytetarëve, asociacionet, grupet joformale dhe autorët në fushën e kulturës. Në këtë mënyrë, Ministria e Kulturës do të përpiqet të sigurojë “kulturë për të…
Avokatja e Katica Janevës, Irena Danailova-Frçkoska, në intervistë për ‘360 shkallë’ foli për dëshmitë të cilat janë prezantuar kundër Janevës nga Prokuroria. Ajo tha se janë prezantuar dëshmi të përzgjedhura. “Pas asaj që pash, nga dëshmitë materiale nuk doli asnjë përfshirje apo indicie për dyshim të bazuar se Janeva e ka kryer veprën për të cilën ngarkohet”, tha Danailova-Frçkoska. E pyetur për incizimet ku dëgjohet se si Janeva në mënyrë të drejtpërdrejtë komunikon me person të dyshuar në lëndën që PSP udhëheq me hetimit, ajo tha Janeva ka biseduar për bashkëpunim eventual si dëshmitar në procedurë tjetër. Avokatja e Janevës…
Një nga ish-komandantët e UÇK-së në Koshare, Hisen Berisha, ka deklaruar se kurrë në jetën e tij nuk ka qenë anëtar i LDK-së dhe asnjë subjekti tjetër politik, deri tash ku ka aderuar në PDK. Por ai ka thënë se ka qenë i gatshëm të jetë në listën e kandidatëve për deputet të LDK-së, por kjo sipas tij nuk ka ndodhur për shkak të lidershipit të LDK-së. ‘Gjakova më ka propozuar, por njerëz brenda LDK-së në qendër nuk më kanë futur në listë. Më ka kontaktu Lutfi Haziri, i cili më ka thënë që i vije keq që nuk do…

