Author: Hamdi Kumanova

Siç njoftoj drejtorja e Drejtorisë së të Hyrave Publike, Sanja Lukarevska, qytetarët përmes aplikacionit ‘TVSH-ja ime’ deri 19 shtator kanë kthyer 2.666.000 euro. Kjo do të thotë se për më pak se tre muaj prej kur nisi të përdoret, secili qytetar i Maqedonisë ka marrë diçka më shumë se një euro. Lukaervska sot në konferencë për shtyp vlerësoi se masa ‘TVSH-ja ime’ i jep rezultatet dhe se kjo masë ndikon në ekonominë dhe kthen para tek qytetarët. Sipas Lukareskës, deri 19 shtator janë skanuar 19.905.878 llogari fiskale. Në muajt e para pas vendosjes së aplikacionit ‘TVSH-ja ime’, sipas Lukarevskës, në…

Lexo më Shumë

Kërcim masiv me litar, garë me biçikleta, ngjitje natën në Vodno, aktivitete krosfit dhe turnir në basketboll janë vetëm një pjesë e aktiviteteve të cilat organizohen në kuadër të Javës Evropiane të Sportit, që prej 23 e deri më 30 shtator e organizon Agjencia për të Rinj dhe Sport me qëllim nxitjen e të rinjve që më shumë të merren me sport dhe aktivitete rekreacioni. Drejtori i ARS-së Darko Kaevski, në hapjen e ngjarjes ka për qëllim që të nxiten të rinjtë që më shumë të merren me sport dhe të praktikojnë mënyrat e shëndosha të jetesës. Qëllimi kryesor është…

Lexo më Shumë

Banorët e Kopanicës para disa ditëve ngritën zërin për mungesën e ujit të pijshëm në fshatin e tyre dhe në një kronikë televizive ata akuzuan Komunën e Sarajit dhe NP “Ujësjellës dhe Kanalizime” si fajtore për këtë gjendje. Ata ankohen se uji prej rezervuarit që gjendet në Kopanicë nuk është i mjaftueshëm ti furnizojë me ujë edhe fshatrat përreth, konkretisht fshatin Bukoviq. Nga ana tjetër edhe banorët e Bukoviqit kanë nevojë për ujë sepse edhe ata më herët protestuan për ujë të pijshëm i cili nuk  arrin deri në fshatin e tyre. Në ndërkohë premtimet e Komunës së Sarajit për…

Lexo më Shumë

Nëpërmjet një konference për shtypi, Naum Stoilkovski nga OBRM-PDUKM tha “pas aferës ‘Haraçit 2’, Venko Filipçe askund nuk gjenet”. Ai kërkoi nga Den Donçev dhe Venko Filipçe të japin dorëheqje për shkak se nga pozita e tyre mund të ndikojnë në punën e organeve hetuese dhe mund të ndikojnë tek dëshmitarët, njofton Telegrafi Maqedoni. Nga OBRM-PDUKM kërkojnë hetimi të japë përgjigje, se si Donçev ka komunikuar me Zoran Milevski i cili dyshohet për aferën ‘Haraçi’ dhe nëse përmes atij është kryer trysni ndaj një kompanie private të suksesshme. Stoilkovski vlerësoi se në Maqedoni në ekonomi po ndodhin zhvatje për secilën…

Lexo më Shumë

Ende nuk ka zgjidhje për njerëzit e paevidentuar që jetojnë në Maqedoninë e Veriut. Mendohet se ka mbi 1 mijë persona që nuk figurojnë në asnjë regjistër shtetëror, ndërsa të njëjtit, nuk gëzojnë asnjë të drejtë të garantuar, siç është arsimimi, punësimi, sigurimi shëndetësorë apo votimi. Muaj më parë, Ministria për Punë dhe Politik Sociale në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme dhe disa organizata të Romëve, kanë përpiluar ndryshime ligjore me anë të të cilave mendohej të gjendet zgjidhje për personat “fantom”. Nga Ministria e Punës dhe politikës sociale nuk tregojnë se ku kanë arritur me propozim-ligjin dhe se kur…

Lexo më Shumë

Rastin e ka raportuar në Polici, babai i vajzës, i cili ka thënë se ka kontaktin me vajzën ka humbur me 11 qershor. Një vajzë nga fshati Serbicë e Ulët të Prizrenit, ka dal nga shtëpi dhe nuk dihet vendodhja e saj. Rastin e ka raportuar në Polici, babai i vajzës, i cili ka thënë se ka kontaktin me vajzën ka humbur me 11 qershor. Sipas Policisë, fillimisht është dyshuar se vajza gjendet në Gjakovë duke bashkëjetuar me një person, mirëpo që nga ajo kohë më nuk është lajmëruar. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregull.

Lexo më Shumë

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Kristian Mickoski në intervistën për MIA bën të ditur se Qeverisë nuk i konvenon miratimi i Ligjit për Prokurorinë Publike dhe se LSDM-ja dëshiron të frenojë tërë procesin për shkak se duan të zbatojnë dhunën juridike në konfrontimin me kundërshtarët politikë, përcjellë Express. Pas takimit të fundit të liderëve, nuk ka pasur komunikim zyrtar në nivel të kryetarëve të partive mes tij dhe kryetarit të LSDM-së dhe kryeministër Zoran Zaev, ndërsa takim i liderëve është i mundshëm nëse paraprakisht arrihet afrim në qëndrimet e dy palëve. Pret marrjen e datës për fillimin e bisedimeve, por shprehet se…

Lexo më Shumë

Krahas Negotinës, tabelat dygjuhësore janë vendosur edhe në Fondin për Sigurim Penesional dhe Invalidor në Kavadar dhe Prilep, por të njëjtat janë dëmtuar për pak orë. Në Kavadar tabela e vendosur ka qenë vetëm dy orë ndërsa në Negotinë për 24 orë tabela nuk gjendet. Për Prilepin deri tani nuk ka informacione nëse janë dëmtuar tabelat dygjuhësore, përcjell Telegrafi Maqedoni. Ligji për përdorimin e gjuhëve u votua më 15 janar të këtij viti kurse institucionet kishin afat për gjashtë muaj të zbatojnë dygjuhësinë në institucione. Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM fuqishëm kundërshtonte miratimin e këtij ligji me arsyen se në këtë…

Lexo më Shumë

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi ka deklaruar se pozicionet në procesin e negociatave për Ligjin për Prokurori Publike janë të kundërta dhe s’ka sinjal se janë duke u përafruar, transmeton Portalb.mk. “Parashikimi i rrjedhës së miratimit të Ligjit për Prokurori Publike nuk është punë e Kuvendit, ajo tashmë shihet. Pozicionet e palëve janë të kundërta dhe nuk ka sinjal se përafrohen. Nga ana tjetër, opozita paralajmëroi se ka dorëzuar propozim-ligj, atë e ka dorëzuar te grupi negociator i partisë tjetër, kurse mediat, publiku pyesin ku është propozimi, pse nuk vendoset në seancë plenare? Kjo do të…

Lexo më Shumë

Siç njoftojnë nga MPB, një shtetas i Shqipërisë në orën 7:55 është arrestuar në vendkalimin kufitar ‘Aerporti Ndërkombëtar Shkup”. Zyrtarët policorë e kanë arrestuar 26 vjeçarin nga Republika e Shqipërisë për shkak se gjatë kontrollit është vërtetuar se ka dhënë letërnjoftimi nga Greqia, e cila ka qenë e falsifikuar, njofton Telegrafi Maqedoni. Ai është dërguar në Reparti për krim ndërkombëtar për procedurë të mëtejshme./Telegrafi/

Lexo më Shumë

Gjatë natës së kaluar, policia në Shkup ka gjobitur 33 shoferë që kanë vozitur nën ndikimin e alkoolit. Siç njoftojnë nga MPB, 27 prej tyre u është marrë leja e vozitjes. Janë zbuluar edhe 48 kundërvajtje tjera dhe janë shqiptuar gjoba për të njëjtat. Është zbatuar edhe aksion kontrolli për gjobitjen e motoçiklistëve që kanë tejkaluar shpejtësinë. Janë zbuluar 28 kundërvajtja nga motoçiklistët dhe janë shqiptuar gjoba për të njëjtat.

Lexo më Shumë

Gjuha e urrejtjes dhe veprat të cilat mund të çojnë deri në incidente ndëretnike nga dita në ditë po rriten. Kjo dëshmohet edhe nga veprat penale të cilat gjatë këtij viti janë rritur deri në 5 herë më shumë se vitin e kaluar. Numri dy i policisë Agim Nuhiu thotë se veprat e regjistruara janë të kategorive të ndryshme. “Më shumë orientohen për veprat penale që kanë të bëjnë me shpërndarjen e materialeve raciste dhe ksenofobe nëpërmjet sistemit kompjuterik, pastaj ata që kanë të bëjnë me sigurinë dhe integritetin personal dhe me dhunë psikike. Dhe këto aspekte ne nuk i…

Lexo më Shumë