Author: Hamdi Kumanova

Kjo është një periudhë kyçe për vendin tonë dhe të gjitha përpjekjet janë fokusuar që të mbahet fryma pozitive tek të gjitha vendet anëtare të BE-së për mbështetje për Maqedoninë e Veriut që të hapen bisedimet me BE, tha kryeministri Zoran Zaev gjatë takimit të mbrëmshëm me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Federica Mogherini dhe shefat e vendeve dhe qeverive të vendeve nga Ballkani Perëndimorë, e cila u mbajt në margjinat e Asamblesë së 74-të të Kombeve të Bashkuara. “Pas marrjes së statusit kandidat për anëtarësim në BE në vitin 2005, rrjedhja e rekomandimeve pozitive nga Komisioni Evropian dhe afirmimi…

Lexo më Shumë

Letra e re e ish-prokurores speciale, Katica Janeva me të vërtet ka arritur deri te selia e PSP-së. Për “Fokus” informacionin e konfirmojnë disa prokurorë. Një nga kërkesat e Janevës është që parat nga “Fondi i zi” ti jepen asaj që të paguaj shpenzimet për mbrojtjen e saj, si e dyshuar për rastin “Haraçi”. Prokurorët u gjetën të prekur nga kërkesa, sepse siç sqarojnë paratë e fondit deri më tani janë shfrytëzuar për dasma, festa dhe fatkeqësi. “Fondin vetë e kemi mbushur pas urdhrit të Janevës dhe ajo i ka kontrolluar mjetet, prandaj nuk e dimë sa para kanë ngelur.…

Lexo më Shumë

Në Prishtinë u mbajt manifestimi qendror me rastin e përmbylljes së “Javës së Kosovës për Zhvillim të Qëndrueshëm dhe Javës Evropiane të Mobilitetit”. Në përmbyllje të Javës së Kosovës për Zhvillim të Qëndrueshëm dhe Javës Evropiane të Mobilitetit, u kërkua që të ketë më shumë kujdes dhe angazhim për ruajtjen dhe mbrojtjen e mjedisit, teksa në Prishtinë u theksua nevoja që të ndalohet përdorimi i ngrohjes me thëngjill dhe veturave në brendësi të qytetit. Në kuadër të këtij aktiviteti për të përcjellë mesazhet e tyre për ruajtjen e mjedisit, ishin të pranishëm ambasadori gjerman, Christian Heldt, kryetari i Komunës së…

Lexo më Shumë

Janë 16 gra e tre burra, raste të reja të cilat janë paraqitur për herë të parë për të kërkuar drejtësi në organizatën “Drejtësi për të gjithë”. Derisa po punohet shumë ngadalë për verifikimin e statusit të tyre, dhe për të dënuar kryesit e veprës, familjarët e viktimave i njohin me emër dhe mbiemër dhe ata vazhdojnë të jenë të lirë. Në intervistën 45/45 për KosovaPress, drejtori i organizatës “Drejtësi për të gjithë”, Nafi Krasniqi flet për rastin e dhunimit të motrës së tij nga serbët, derisa shpjegon se si arriti ‘ambasadorja e guximit’, Vasfije Krasniqi të flet publikisht për…

Lexo më Shumë

Privatizimi i pjesshëm i kombinatit metalurgjik Trepça, nga përfaqësues të qeverisë në largim të Kosovës po shihet si forma më e mirë e rimëkëmbjes së kësaj ndërmarrjeje. Por, një ide e tillë po kundërshtohet nga përfaqësuesit e punëtorëve, të cilët njëherësh janë edhe aksionarë në këtë ndërmarrje. Trepça është e regjistruar si shoqëri aksionare, ku 80 për qind e aksioneve janë të Qeverisë së Kosovës, kurse 20 për qind janë aksione të punonjësve të kësaj ndërmarrjeje. Shyqyri Sadiku, anëtar i Bordit mbikëqyrës të Trepçës, që përfaqëson dhe mbron të drejtat e punëtorëve të kësaj ndërmarrje, thotë për Radion Evropa e…

Lexo më Shumë

Kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministre, Vjosa Osmani, tha sot në Keqekollë, se Kosova i humb 400 mijë euro në ditë nga aferat korruptive. “Kosova i humb 400 mijë euro në ditë nga aferat korruptive. Paramendoni sa do të ishin 400 mijë po të investoheshin në Gollak. Kjo humbje vjen si pasojë e krimit dhe korrupsionit në baza ditore”, tha Osmani. Ajo ka folur edhe për premtimet e oponentëve të saj politikë. “Të tjerët që ju premtojnë Zvicra dhe kanë parulla kundër korrupsionit, ata janë vetë sinonim i korrupsionit. Të tillët nuk i duhen Gollakut dhe as Kosovës.…

Lexo më Shumë

Lideri i PDK-së, Kadri Veseli, ka thënë se kushdo që dëshiron të investojë dhe të krijojë vende pune ose prodhim, në qeverisjen e tij, tokat që janë publike apo shtetërore do ua japin me 1 euro metrin katror. Përmes një shkrimi në Facebook, ai ka thënë se qiradhënie do të jetë afatgjatë për 99 vite. Postimi i plotë: U bëj thirrje të gjithë ndërmarrësve: mos blini toka. Kushdo që dëshiron të investojë dhe të krijojë vende pune ose prodhim, në qeverisjen time, tokat që janë publike apo shtetërore do ua japim me 1 euro metrin katror, me qiradhënie afatgjate për…

Lexo më Shumë

Luajtje hokej, ekzekutim i pikave muzikore, kontrolle për gjatësi dhe peshë, vozitje e biçikletave, stenda dhe aktivitete të ngjashme sot janë performuar në korsitë në bulevardin “Iliria” (ish-Marshall Tito) në Tetovë, me rastin e shënimit të Ditës pa automobila. Bulevardi është mbyllur për qarkullim që të munden pjesëmarrësit t’i zbatojnë aktivitetet. “Komuna e Tetovës, si komunë përgjegjëse shoqërore edhe në këtë periudhë të vitit e organizon përherë të dytë ngjarjen – Ditë pa automobila për mbyllje të njërës apo më shumë rrugëve për qarkullim dhe i hap rrugët për këmbësorë dhe çiklistë. Shënimi i kësaj dite duhet t’i nxisë qytetarët…

Lexo më Shumë

Pas mesnate, në orën 2:15 në rrugën magjistrale Kërçovë-Ohër, SB (60) nga Kërçova duke drejtuar makinën ‘opel corsa’ me tabela të Kërçovës ka humbur kontrollin e automjetit dhe ka dalë nga rruga. Në aksident me lëndime të rënda trupore kanë marrë bashkudhëtarët e automjetit J.V (54) dhe B,A (32), që të dy nga Kërçova. Ata janë dërguar në spital e Kërçovës për shërim. Këqyrjen e vendit të ngjarjes e kanë kryer prokurori publik dhe ekipi i Stacionit Policor të Kërçovës./Telegrafi/

Lexo më Shumë

Sot në ambientet e RTK-së është mbajtur mbledhje komemorative për gazetaren, Ardita Sylejmani-Bllaca, e cila ndërroi jetë gjatë procesit të lindjes në Budapest. Ardita ishte shembull i gazetarisë së mirëfilltë dhe për një dekadë dha kontributin e saj të çmuar në Dhomën e Lajmeve të RTK-së. Në fjalën e rastit, drejtori i përgjithshëm i RTK-së, Ngadhnjim Kastrati, i shprehur edhe një herë ngushëllime familjeve Sylejmani dhe Bllaca, si dhe të gjithë kolegëve e miqve të Arditës. ”Këto ditë të vështira dhe të papërballueshme ne i bashkohemi dhimbjes suaj. Lutemi që këtë dhimbje bashkërisht ta kthejmë në qëndresë, forcë dhe krenari…

Lexo më Shumë

Nëpërmjet një konference për shtyp, Gordan Shumarev nga LSDM tha se “Mickoski me ditë të tëra hesht dhe nuk përgjigjet në pyetjen nëse i akuzuari në lëndët e PSP-së, Orce Kamçev e ka financuar fushatën e OBRM-PDUKM-së”. Ai para selisë së partisë opozitare tha se sekretari i Përgjithshëm i OBRM-PDUKM-së, Igor Janushev i cili ishte edhe shef shtabi nuk jep përgjigje në këtë pyetje. “Çfarë fshehin Mickoski, Janushev dhe OBRM-PDUKM? A është ndërlidhja e tyre me Kamçevin a është roli i tyre në aferën ‘Haraçi’”, pyeti Shumarev. Ai vazhdoi me pyetje nëse janë regjistruar të gjitha donacionet në raportin financiar…

Lexo më Shumë

Një veturë Audi A5 ka dalë nga rruga mbrëmë në autostradën Shkup-Veles afër fshatit Katllanovë. Në këtë aksident ka humbur jetën drejtuesja e makinës, 44 vjeçarja me iniciale F.G., njofton Gazeta Lajm. Vetura ka qenë me targa të Gjevgjelisë, kurse 44 vjeçarja e ndjerë ka qenë nga Bogdanci. Aksidenti ka ndodhur dje rreth orës 16 e 30 minuta.

Lexo më Shumë