Departamenti i Thesarit i SHBA-së ka njoftuar sanksione ndaj 10 individëve dhe subjekteve në disa juridiksione, të cilët sipas tij, kanë siguruar armë dhe komponentë armësh për Ministrinë e Mbrojtjes dhe Logjistikës së Forcave të Armatosura të Iranit (MODAFL), transmeton Anadolu.
“Thesari nuk do të tolerojë asnjë mbështetje për regjimin dhe do të vazhdojë të identifikojë, ekspozojë dhe izolojë personat që mundësojnë veprimtarinë e Iranit”, tha Scott Bessent, sekretar i Thesarit.
Departamenti amerikan tha se MODAFL është përgjegjëse për kërkimin shkencor, prodhimin dhe blerjen e armëve për forcat e armatosura të Iranit dhe mbikëqyr organizatat që zhvillojnë raketat balistike dhe mjetet ajrore pa pilot të Iranit.
Në mesin e personave të sanksionuar është edhe Seyyed Asghar Alizadeh Tabatabai, të cilin Departamenti i Thesarit e përshkroi si përfaqësues të MODAFL-së në Pekin, i cili “koordinon prokurimin e sistemeve të gatshme të armëve dhe komponentëve me përdorim të dyfishtë në Kinë në emër të Iranit”.
The post SHBA vendos sanksione të reja ndaj rrjeteve të prokurimit ushtarak të Iranit appeared first on TV-SHENJA.


