Author: Hamdi Kumanova

Një 65 vjeçar nga Kumanova ka lajmëruar policinë se është vjedhur nga djemtë e tij. Bëhet fjalë për personin me inicialet R.S, por që policia nuk ka zbuluar identitetin e tij. Ai ka thënë se dy djemtë të moshave 30 vjeç dhe 17 vjeç kanë hyrë në shtëpinë e tij në rrugën “Dragi Shutevski” në Kumanovë dhe i kanë marrë paratë dhe gjësendet me vlerë. Sipas deklaratës së tij, dy djemtë me forcë janë futur në shtëpi dhe i kanë marrë paratë. Mirëpo, policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe paratë e vjedhura janë gjetur në oborrin e…

Lexo më Shumë

Qyteti i Shkupit informon se në pajtim me dispozitat për pagesë të obligueshme nga Ligji për tatim të pronës, fillon procedurë për pagesë të detyrueshme të obligimeve të papaguara në bazë të tatimit vjetor të pronës dhe taksës komunale për firmat e vitit 2018. “Në mars Qyteti i Shkupit dërgoi paralajmërime për tatimet e papaguara të pronës dhe taksave komunale për firmat deri te të gjithë personat juridik dhe fizik që posedojnë pronë të patundshme dhe ushtrojnë veprimtari në territorin e Qytetit të Shkupit. Për arsye që afati në të cilin duhej të bëhet pagesa e borxhit të mbetur pas…

Lexo më Shumë

Zëvendësministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Jani Makraduli, sot dhe nesër merr pjesë në Kongresin e 18-të Botëror për ajër të pastër (WCAC), i cili prej 23 deri 27 shtator mbahet në Stamboll, Republika e Turqisë. Në kuadër të sesionit të sotëm “Sfidat dhe mundësitë në menaxhimin e cilësisë së ajrit në Evropë dhe Azinë Qendrore, Makraduli para të pranishmëve ka mbajtur fjalim. Duke folur për sfidën globale të përballjes me ndotjen e ajrit, ai në fjalimin e tij foli për zbatimin e Planit të ajrit të pastër si dhe për sfidat me të cilat përballet vendi në drejtim…

Lexo më Shumë

Në kuadër të Takimit të katërt të kryetarëve të parlamenteve të vendeve të Euroazisë në temën: “Euroazija e madhe: Dialog, besim, partneritet”, që mbahet më 23 deri 24 shtator të vitit 2019 në Nur Sultan, Republika e Kazakistanit, Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi, realizoi takim me kryetarin e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së George Cereteli. Në takim merrnin pjesë, Enes Ibrahim, deputet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Paskal Alizar, nënkryetar i AP të OSBE-së dhe senator nga Franca. Në takim u bë fjalë për thellimin e bashkëpunimit të suksesshëm ndërmjet Kuvendit…

Lexo më Shumë

Aksident hekurudhor ka ndodhur mbrëmë në binarët e hekurudhës Shtip- Koçan ku udhëtarë të lënduar nuk ka, por ka dëme materiale. Sipas zëdhënësit të SPB- Shtip, Gordana Panajotova, aksidenti ka ndodhur mes një treni udhëtarësh dhe automjetit të tipit “Folksvagen golf”. “Aksidenti ka ndodhur në ora 19:55 ndërmjet Obleshevës dhe stacionit hekurudhor Koçan mes një treni të udhëtarëve që ka lëvizur në drejtimin Shkup- Koçan dhe automjetit për udhëtarë ‘Folksvagen golf’ me tabela të Koçanit i drejtuar nga 21 vjeçari A.I nga fshati Spançevë”, ka thënë Panajotova. f. Në aksidentin është shkaktuar dëm material. Mbikëqyrje në vendin e ngjarjes ka…

Lexo më Shumë

Grupet e punës në lidhje me Ligjin e Prokurorisë Publike sot mbajtën takim të shkurtër, në të cilin nuk ishte arritur marrëveshje. Siç potencuan ministrja e Drejtësisë Renata Deskoska dhe deputeti Antonio Milloshovski nga OBRM-PDUKM, mes tyre kanë dallime thelbësore në qëndrimet dhe se do të lënë hapësirë në partitë sërish të shqyrtohen të gjitha pikat me qëllim të harmonizimit të tyre. Para takimit të grupeve të punës ministrja Deskoska, theksoi se nuk mund të jetë optimiste duke e ditur se me kë negocion, por që do të bëjnë gjithçka nga ana e tyre të ketë standarde në ligj dhe…

Lexo më Shumë

Dhënia e deklaratës të personit të dyshuar nuk është veprim procedural, që nënkupton se mbrojtja, gjegjësisht deklaratë, mund të jepet edhe në afatin e përcaktuar ligjor kur kryhet kontroll të provave, tha sot Prokuroria Publike pasi avokati i dyshuarit të parë në rastin “Reket” Bojan Jovanovski, Sasho Dukovski tha se ka ndodhur precedent gjatë deklaratës së Boki 13 ku i është dhënë vendim për hetim e përfunduar. “Pas analizës së përgjithshme të materialeve të grumbulluara dhe dëshmive verbale, prokurori kompetent i Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit që vepron në lëndën të njohur në opinion…

Lexo më Shumë

Ministri Hysni Ismaili sot realizoi takim me përfaqësuesit e Festivalit Ndërkombëtar të Letërsisë dhe Ilustrimit për Fëmijë “Litera”, nga Qendra për Komunikim Vizual dhe Shërbime Grafike “Efektiva”. Festivali i cili i kultivon vlerat shoqërore dhe me konceptin e tij e vendos Maqedoninë e Veriut në hartën e festivaleve të këtij lloji në botë mbështetet në Programin Vjetor të Ministrisë së Kulturës si njëri nga projektet që është me interes nacional. Në takim u bë fjalë mbi aktivitetet që janë në vazhdim e sipër për festivalin e ardhshëm, të cilat janë në drejtim të promovimit dhe afirmimit të letërsisë…

Lexo më Shumë

Pesë ditë heshtje në VMRO-DPMNE, ikin nga përgjigja, ikin nga publiku, nuk japin përgjigje në pyetjen nëse Orce Kamçev e ka financuar fushatën zgjedhore të VMRO-DPMNE-së? Nuk ka përgjigje as edhe në atë se vallë të gjitha donacionet e VMRO-DPMNE-së për zgjedhjet presidenciale janë regjistruar dhe notuar në Raportin financiar. Heshtja e Mickoskit flet shumë. Çfarë fsheh Hristijan Mickoski lidhur me financimin e fushatës së fundit, linqet me Orce Kamçevin, donacionet e tij ose roli i tij në rastin e njohur si “Reket”. Nuk ka ikje nga e vërteta as edhe drejtësia. Mickoski patjetër të del para opinionit dhe të…

Lexo më Shumë

Prokurorja për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit e informon opinionin se procedura hetimore për rastin “Haraçi” ka mbaruar, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Pas analizës së përgjithshme të mbledhjes së dëshmive materiale dhe verbale, prokurori kompetent nga Prokuroria Themelore Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit që procedon në lëndën e njohur në opinion si “Haraçi”, e mbaron procedurën hetimore për personat e dyshuar. Nga sot rrjedh afati prej 15 ditëve për rishikim të dëshmive për të dyshuarin e parë dhe të drejtën e palës mbrojtëse që të propozojë prova në të mirët të palës mbrojtëse. Nga prokuroria…

Lexo më Shumë

Saga e problemeve të mbi 1000 medresantëve në Republikën e Maqedonisë Veriore vazhdon. Si duket askush nuk është i interesuar që në mënyrë institucionale të zgjidh njëherë e përgjithmonë problemin e tyre. Portali Almakos disa herë iu është kthyer problemit të medresantëve dhe ka hasur në veshë të shurdhër nga institucionet kompetente si dhe në frikë nga një numër i medresantëve dhe prindërve për të dhënë deklaratë. Në faqen zyrtare të medresesë Isa Beu, shkruan: “Shkolla e Mesme Islame “Medreseja Isa Beu” është shkollë e orientuar profesionale dhe bën pjesë në rangun e shkollave të mesme. Si shkollë qendrore është…

Lexo më Shumë

Grupet e punës të pushtetit dhe opozitës për të gjetur marrëveshje për Ligjin e ri për Prokurorinë Publike, sot sërish kanë realizuar takim në Kuvend. Ministrja e Drejtësisë Renata Deskoska, para fillimit të takimit tha se përfundimi i negociatave varet nga opozita, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Më shumë jam realiste sesa optimiste, pasi e dimë se kë e kemi nga ana tjetër. Nëse do ketë ose jo marrëveshje varet nga OBRM-PDUKM-ja. Ligji duhet të jetë ecensial dhe në pajtim me standardet evropiane. Kemi disa zhvillime dhe kjo është në procedurën për emërimin e prokurorëve. Dyshimet janë nëse do të kemi prokurori…

Lexo më Shumë