Zv. kryeministri për Çështje Ekonomike, Koço Angjushev sot takoi ambasadorin e sapoemëruar të Republikës Popullore të Kinës në vendin tonë, N.E. Zhang Zuo. Angjushev dhe Zuo biseduan për bashkëpunimin e deritanishëm në mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe RP të Kinës dhe u dakorduan se është vendosur një bashkëpunim i mirë dhe ka mundësi për zgjerimin të mëtejshëm. Angjushev tha se ka pasur bashkëpunim deri më tani në realizimin në projekte infrastrukturore dhe se bashkëpunimi në projektet e ardhshme infrastrukturore duhet të jetë e bazuar në tenderë me procedurë publike në pajtim me ligjet e caktuara në në vend.…
Author: Hamdi Kumanova
Prokurorja Florije Shamolli, në fjalën e saj hyrëse, ka deklaruar se nga provat që do të prezantohen në shqyrtimin kryesor, nga dëshmia e të akuzuarve dhe provave materiale të propozuara në aktakuzë dhe pas dëgjimit të dëshmitarëve do të vërtetohet se Sami Lushtaku dhe të tjerët kanë kryer vepër penale, në rastin e arratisjes së tij nga QKUK-ja. Në këtë rast, përveç Sami Lushtakut, akuzohen edhe djali i tij, Mërgim Lushtaku, si dhe Emrush Thaqi, Shemsi Hajrizi, Sami Gjoka, Nexhip Shatri, Ismajl Dibrani, Agim Ukaj, Ismet Haxha, Rrustem Rrukolli, Rexhep Xhota, Fatmir Mjaku, Skender Tahiri, Sheremet Jashari, Bajram Dibrani, Dardan…
Gjashtë e njëvjeçari Zoran Veljanovski nga Tetova ka ndërruar jetë në Maltë ku ka qenë për punë të përkohshme. Ai ka ndërruar jetë nga sulmi në zemër, ndërsa familja e tij ka nevojë për ndihmë që i ndjeri të sillet në Tetovë dhe që të varroset. “Për transportin e trupit nevojiten mjete prej rreth katër mijë euro që familja jonë nuk mund t’i sigurojë menjëherë/ Bëj apel që qytetarët humanë nëse kanë mundësi të donojnë mjete” informon e bija e tij Maja Isovska. Llogaria e transaksionit të Maja Isovskës është në Hal Bank me numrin 270-7000342500.67.
I akuzuari në rastin “Titanik” Ilija Dimovski në seancën e sotme kërkoi që të anulohen seancat deri sa nuk zgjidhet çështja e ish-prokurorëve special. Deputeti Dimovski tha se kanë informacione që prokurorët vazhdojnë të marrin paga në PSP ndërsa vijnë në seanca për të përfaqësuar Prokurorinë Themeloren me autorizim të Ljubomir Joveskit. Kundër prokurores së kësaj lëndë Lile Stefanova foli edhe avokati Elenko Millanov, duke thënë se me vendimin e Këshillit të Prokuroreve Publik ajo tani është prokurore në Radovish dhe nuk është kompetente për të përfaqësuar organin e akuzës në rastin “Titanik”. Edhe avokatët tjerë në kërkim të anulimit…
Mbrëmë ka ndodhur një aksident në autostradën Shkup -Tetovë. Sipas dëshmitarëve nga vendi i ngjarjes, makina është vetë-rrotulluar, duke mbetur të lënduar disa persona. Në vendngjarje kanë dalë ekipet e policisë dhe ekipet e ndihmës së shpejtë. Po hetohen shkaqet dhe gjithçka që lidhet me aksidentin. Pritet që gjatë ditës së sotme MPB të jep më shumë detaje në lidhje me aksidentin.
Bashkimi Evropian duhet menjëherë që të fillojë bisedimet për anëtarësim të Maqedonisë, deklaroi sekretari hungarez për marrëdhënie ndërkombëtare, Zoltan Kovaç. Kovaç, gjatë vizitës në Vjenë, theksoi se qeveria hungareze beson se zgjerimi i BE-së drejt Ballkanit Perëndimor duhet të jetë prioritet i Brukselit, duke shtuar se Budapesti është kundër shtyrjes së pranimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE. “Historia tregon se problemet shfaqen gjithmonë kur nuk i kushtojmë vëmendje rajonit. Bashkimi i Evropës është diçka që nuk ka mbaruar ende”, tha Kovaç, duke shtuar se ai mendon se Serbia dhe Mali i Zi janë gati për anëtarësimin në BE./Telegrafi/
Mundësia për heqjen e vizave dhe për bashkëpunim në energjetikë ishin një ndër temat e bisedës së takimit të kryeministrit Zoran Zaev, me shefin e delegacionit dhe ministër të Punëve të Jashtme të Azerbajxhanit, Elmar Mamadiarov, në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të 74-t të KB-së në Nju-Jork. Siç kumtoi pres shërbimi qeveritar, në takimin në të cilin Zaevi ishte i shoqëruar nga zëvendëskryeministri përgjegjës për Çështjet Evropiane Bujar Osmani dhe ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini, të dy bashkëbiseduesit shprehën kënaqësi të përbashkët nga marrëdhëniet mes të dyja vendeve të përmbushura me marrëdhënie miqësore dhe mirëkuptim.…
Struga dhe rrethina kanë mbetur pa ujë të pijshëm, për shkak të dëmtimit nga rrufeja të transformatorit, nga i cili furnizohen me energji elektrike pompat në fshatin Shum. Ndërmarrja publike ndërkomunale “Proakua” apelon për durim tek qytetarët dhe të ndërmarrin masa që të kenë ujë të pijshëm edhe për nevojat themelore deri në sanimin e defektit. “Ekipet tona së bashku me ekipet e EVN Maqedoni janë në terren dhe bëjnë orvatje maksimale që ta përmirësojnë transformatorin, i cili mbrëmë është goditur nga rrufeja, për normalizim më të shpejtë të furnizimit me ujë të qytetit dhe rrethinës, informojnë nga NPN “Proakua”…
Anronio Milloshoski dërgon letër pra marrjes së datës për fillimin e bisedimeve me BE-në Antonio Milloshoski, deputet i OBRM-PDUKM-së, si kryetar i Komisionit Parlamentar për Politikë të Jashtme, i ka dërguar letra Pia Dikstra dhe Michael Jensen, homologëve të tij në parlamentet holandeze dhe daneze, duke kërkuar mbështetje para se të merrte një vendim përfundimtar për datën e fillimit të bisedimeve për anëtarësim në BE më 15 tetor. Ish-ministri i Jashtëm thotë se vendimin Maqedonia e ka merituar që në vitin 2009-të me marrjen e rekomandimit të parë nga Komisioni Evropian. Ai thotë se vendimi pozitiv i Këshillit të BE-së…
Përfshirja e përgjithshme shëndetësore në Maqedoninë e Veriut do ta ulë pabarazinë shëndetësore dhe të sigurojë që qytetarët të kenë qasje në shërbimet shëndetësore, kështu deklaroi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në Samitin e përfshirjes së përgjithshme shëndetësore të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, transmeton Portalb.mk. “Qëllimi i përbashkët është që të krijohet mbrojtje shëndetësore e qëndrueshme e qasshme, cilësore dhe afatgjate, gjithashtu, të fuqizohet ndjeshmëria dhe përgjegjësia e individëve për shëndetin e tyre dhe shëndetin e të tjerëve. Vendosja e këtij problemi si prioritet, siguron se, të gjithë individët kanë qasje në shërbimet shëndetësore…
Almakos brenda ditës së sotme realizoi një temë në lidhje me atë se sa medresant janë regjistruar në Universitetet Publike dhe Private në Maqedoninë e Veriut dhe si është problemi i tyre. Nga Universiteti i Tetovës na u përgjigjën zyrtarisht se në afatin e parë dhe të dytë nuk është regjistruar asnjë medresant. Arsyeja e mosregjistrimit të medresantëve, sipas UT-së, është mungesa e dhënies së maturës shtetërore që parashikohet me ligj. “Në vitin akademik 2019/20, në afatin e parë dhe të dytë në Universitetin e Tetovës nuk është regjistruar asnjë nxënës me shkollim të mesëm të Medresesë, për shkak se…
Almakos brenda ditës së sotme realizoi një temë në lidhje me atë se sa medresant janë regjistruar në Universitetet Publike dhe Private në Maqedoninë e Veriut dhe si është problemi i tyre. Nga Universiteti i Evropës Juglindore na u përgjigjën zyrtarisht se në afatin e parë janë paraqitur tre medresant për t`u regjistruar, por pasi që nuk e kanë dhënë maturën shtetërore ata nuk janë pranuar. Arsyeja e mosregjistrimit të medresantëve, sipas UEJL-së, është mungesa e dhënies së maturës shtetërore që parashikohet me ligj. “Ne lidhje me pyetjen tuaj, ju njoftojme se ne afatin e pare per regjistrimi ne vitin…

