Author: Hamdi Kumanova

Kemi aq shumë që të ofrojmë si vende, kemi aq shumë të mësojmë nga të tjerët, aq shumë të ndajmë. Para se gjithash, kemi potencial të madh, i cili ende nuk është shfrytëzuar as gjysma. Këtë dje e deklaroi në fjalimin e tij kryetari i Kuvendit Talat Xhaferit në Konferencën e 4-t të kryetarëve të parlamenteve të vendeve të Euroazisë në temën “Euroazia më e madhe: Dialog. Besim. Partneritet”. Siç njoftoi pres-shërbimi qeveritar, qëllimi kryesor i këtij forumi është të vendoset dialog i drejtpërdrejtë multilateral, ndërsa në margjinat gjithsesi edhe dialog bilateral ndërmjet kryetarëve të trupave ligjvënës të Evropës dhe…

Lexo më Shumë

Ish prokurorja speciale Fatime Fetai, para fillimit të seancës së sotme për “Dhuna në Komunën Qendër”, tha se deklarata e ish kreut të DSK-së, Zoran Verushevski se bombat janë modifikuar dhe komprometuar nuk do të ndikojë në procedurat e PSP-së. “Sipas meje jo. Kjo nuk mund të ndikojë në autenticitetin e materialeve me të cilat disponojmë, e as në procedurat. Bëhet fjalë për deklaratë që nuk ka përfunduar”, tha Fetai, duke shtuar se Verushevski do të merret në pyetje edhe më tej nga ana e gjykatës. “Interpretim dhe shpjegim mund të jep vetëm Verushevski”, tha prokurorja Fetai.

Lexo më Shumë

Partia maqedonase opozitare VMRO-DPMNE, përmes një kumtese për media thekson se lëshimi i Zoran Milevskit nga paraburgimi, tregon se pushteti ka marrëveshje të heshtur për zgjidhjen e rastit “Reket”, me çka sipas tyre, do të fshihen gjurmët që çojnë tek Zoran Zaevi. “Të mos ishte presioni ndërkombëtar për rastin “Reket”, as nuk do të kishte hetime, as zhvatësit nuk do të ishin në paraburgim. Ruskovska tronditi hetimet kur nuk e paraburgosi Janevën një muaj pas arrestimit të Zoran Milevskit dhe Boki 13, dhe la kohë të mjaftueshme që ajo të ndikojë tek dëshmitë dhe dëshmitarët. Tani sërish luajnë me drejtësinë dhe…

Lexo më Shumë

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev dhe kryetari i Qeverisë së Republikës së Irlandës Leo Varadkar, realizuan takim në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme së KB-së në Nju Jork. Në takim, siç thuhet në kumtesë, ku si pjesë e delegacionin qeveritar të Maqedonisë së Veriut ishte edhe ministri i Punëve të Jashtme Nikola Dimitrov, u theksua se të dyja vendet këtë vit shënojnë 25 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike, të përmbushura me mbështetje të fuqishme nga Republika e Irlandës për Maqedoninë e Veriut në kontekst të aspiratave tona për anëtarësim në BE. Në takimin…

Lexo më Shumë

Shefat e diplomacive të Bullgarisë, Ekaterina Zakharieva, Greqisë Den Dias, Rumanisë, Ramona Manesku dhe Kroacisë Gordan Grliq-Radman në takimin e mbajtur në New York në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në mënyrë kategorike japin mbështetje për Maqedoninë e Veriut që t’i fillojë bisedimet me BE-në, së bashku me Shqipërinë. “Jemi të bindur se do të jemi më të sigurt, më me prosperitet dhe më të pasur, vetëm nëse të gjithë vendet tona fqinjë bëhen anëtare të BE-së”, tha ministrja e Jashtme e Bullgarisë, Ekaterina Zakharieva. Ndërsa ministri i Jashtëm i Greqisë, Den Dias theksoi se mbështesim anëtarësimin e…

Lexo më Shumë

Propozim/ligji për Inspektoratin i cili do të duhet të përkujdeset që të zbatohet ligji për përdorimin e gjuhëve, më në fund do të hyjë në procedurë parlamentare. I njejti do të jetë nesër para deputeteve, në komisionin për Sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive. Pjesë e ligjit janë edhe gjobat në rast të mosrrespektimit të ligjit, pjesë më e kritikuar nga opozita. Ligji parashikon dënime deri më 5mijë euro për institucionet që nuk e respektojnë ligjin.

Lexo më Shumë

Katër udhëtarë janë lënduar në një aksident trafiku me autobus që dje pasdite ka ndodhur në rrugën magjistrale Koçan-Vinicë, njofton Portalb.mk. Ashtu siç theksohet në buletinin policor, më dje në ora 14:50 në rrugën magjistrale Koçan-Vinicë, një autobus transportues me targa të Shtipit, i drejtuar nga L.K. (61) nga Koçani, e ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Në tragjedinë lëndime trupore kanë marrë katër persona, të cilëve u është dhënë ndihmë mjekësore, në institucionin publik shëndetësor Koçan. Ekspertizë në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi i Stacionit Policor Koçan.

Lexo më Shumë

Nesër bëhet hapja zyrtare e fushatës për zgjedhjet e 6 tetorit. Për 10 ditë partitë politike, do të prezantojnë programet e tyre qeverisëse, në tubime me qytetarë e studio televizive. Koalicioni AAK-PSD , fushatën do ta nis në Suharekë. Sipas një njoftimi të AAK-së, tubimi do të mbahet palestrën “13 Qershori” nga ora 18:00, ku do te bëhet edhe prezantimi I kandidatëve për deputetë AAK-PSD  kanë mbajtur edhe disa tubime tjera në qytete të ndryshme të Kosovës ditëve të fundit. I nominuari për Kryeministër nga koalicioni AAK-PSD, ka shpalosur një pjesë të programit të tij qeverisës, bashkë me 100 zotimet e…

Lexo më Shumë

Autobusi u përmbys rreth orës 15:00 (mesditë) në hyrje të Koçanit tek hoteli “Nacional” dhe përfundoi përgjatë hekurudhës. Sipas informacioneve paraprake, gjashtë persona janë lënduar të cilët u transferuan menjëherë në spitalin e përgjithshëm të Koçanit. Autobusi po udhëtonte në rrugën Shtip – Koçan dhe në momentin e aksidentit nuk kishte numër të madh të udhëtarëve. Jozyrtarisht, shoferi i autobusit u përpoq të shmangte një automjet që po pengonte rrugën e tij, me çka për shkak rrugës me lagështi ai përfundoi jashtë rrugës. Në vendin e ngjarjes hetim po bëjnë policia rrugore.

Lexo më Shumë

Ambasadori gjerman në Kosovë, Christian Heldt përmes një postimi në tëitter, ka njoftuar se Gjermania tashmë ju dhuron gati 100,000 euro grave të Krushës, për t’i ndihmuar që t’i përmirsojnë gjërat pas rënies së zjarrit. Amabasadori Held e ka konsideruar këtë ngjarje si një përallë e ringjalljes dhe të forcës së gruas Kosovare. Heldt ka dhënë gjithashtu edhe lëvdatat për ajvarin të cilin e prodhojnë gratë e Krushës  duke ia rikujtuar diasporës se kishin premtuar që ta promovojnë ajvarin  kosovar në  një publik sa më të gjerë.

Lexo më Shumë

Saga e problemeve të mbi 1000 medresantëve në Republikën e Maqedonisë Veriore vazhdon. Si duket askush nuk është i interesuar që në mënyrë institucionale të zgjidh njëherë e përgjithmonë problemin e tyre. Portali Almakos disa herë iu është kthyer problemit të medresantëve dhe ka hasur në veshë të shurdhër nga institucionet kompetente si dhe në frikë nga një numër i medresantëve dhe prindërve për të dhënë deklaratë. Në faqen zyrtare të medresesë Isa Beu, shkruan: “Shkolla e Mesme Islame “Medreseja Isa Beu” është shkollë e orientuar profesionale dhe bën pjesë në rangun e shkollave të mesme. Si shkollë qendrore është…

Lexo më Shumë

Për disa ditë do të qëndroj në Bruksel, ku në selinë e NATO-s do të realizoj takime të rëndësishme me përfaqësues ndërkombëtarë e diplomatë të ndryshëm. Gjithandej në këto misione të rëndësishme, në takimet e një pas njëshme, jam duke e qartësuar vizionion tim e të “Alternativa”, se vetëm nëse Maqedonia e Veriut bëhet anëtare e plotë e NATO-s, mund të presim që shteti jonë përfundimisht të marrë drejtimin e duhur, me ketë edhe investitorët e huaj do ta kishin shumë më të lehtë të hapin kompanitë e tyre në vendin tonë. E kjo do të thotë hapje e vendeve…

Lexo më Shumë