Katër udhëtarë janë lënduar në një aksident trafiku me autobus që dje pasdite ka ndodhur në rrugën magjistrale Koçan-Vinicë, njofton Portalb.mk.
Ashtu siç theksohet në buletinin policor, më dje në ora 14:50 në rrugën magjistrale Koçan-Vinicë, një autobus transportues me targa të Shtipit, i drejtuar nga L.K. (61) nga Koçani, e ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Në tragjedinë lëndime trupore kanë marrë katër persona, të cilëve u është dhënë ndihmë mjekësore, në institucionin publik shëndetësor Koçan.
Ekspertizë në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi i Stacionit Policor Koçan.



