Mënyra dhe lehtësia me të cilët Prokuroria për ndjekjen e krimit të organizuar ngriti aktakuzë për zbulimin e sekretit zyrtar kundër Aleksandar Mitovski nga portali “Infomax.mk” ngre dyshime për mungesën e transparencës dhe selektivitetit gjatë procedurës. Prokuroria akuzoi Mitovskin për zbulimin e sekretit zyrtar nga neni 360 paragrafi 1 nga Kodi Penal sepse më 23 gusht, të vitit 2019 në portalin “Infomax.mk” është publikuar faqja e parë e procesverbalit për lëndën aktuale “Reket”. Prokuroria nuk duhet të ndjek penalisht ato që i kanë publikuar dokumentet, por personin që ka pasur qasje në sekretet zyrtare dhe të njëjtit ia ka dhënë…
Author: Hamdi Kumanova
Tridhjetë e tre vjeçari M.C. nga Gostivari, dje (24-shtator) në Sektorin për punë të brendshme Tetovë, ka denoncuar se rreth orës 15.00, në rrugën e ,,Ilindenit,, në Gostivar, pas një zënke verbale me 54-vjeçarin B.T. gjithshtu nga Gostivari, lidhur me keqparkimin e veturës, personi B.T. i ka dëmtuar xhamin e veturës së tij ,,BMW,, me targa të Gostivarit, në të cilën ka qëndruar vajza e tij minorene, dhe më pas ka qenë i sulmuar edhe fizikisht. Gjatë sulmit, sipas denoncimit është kyçur edhe një person tjetër, i cili ka dalur nga një objekt hotelerik aty afër, njofton Gostivari Sot Inspektim…
Kushtet në burgje në mënyrë drastike kanë ndryshuar në krahasim me vitet paraprake. Vetëm në INP Idrizovë vitin e kaluar në funksion është vendosur reparti i hapur dhe gjysmë i hapur ku ka rregulla të kompletuara evropiane në burgjet dhe respektohen normat, deklaroi drejtori i Drejtorisë për përmbarim të sanksioneve pranë Ministrisë së Drejtësisë, Jovica Stojanoviq, në konferencën e sotme “Projekt për rikonstruim të institucioneve ndëshkuese-përmirësuese në Maqedoninë e Veriut” në Shkup. Në të gjitha qelitë në repartin e hapur dhe gjysmëhapur në Idrizovë, sqaroi ai, ka LED TV me 150 kanale falas, përkatësisht televizion kabllovik falas, por edhe shtoi…
Ambasadori gjerman në Maqedoninë e Veriut, Thomas Gerberich është optimist se në Samitin e Bashkimit Evropian në tetor do të merret vendim pozitiv për fillimin e bisedimeve për anëtarësim të vendit tonë në BE. “Të gjithë e presim këtë vendim të Këshillit të BE-së dhe me të vërtet jam shumë optimist se kjo do të jetë votim i qartë për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE. Edhe përkundër të gjitha vështirësive dhe të gjitha mangësive që ende ekzistojnë, Maqedonia e Veriut ka krijuar një tregim të mirë të Ballkanit Perëndimor, veçanërisht në lidhje me rajonin që të jetë më…
Sot në Lozanë, ministri i аngazhuar për Diasporën, Edmond Ademi realizoi dy takime pune. Ministri fillimisht u takua me Bashkim Isenin, i cili udhëheq me Zyren për imigrim Zotëri Iseni prezantoi aktivitetet e zyres ku vepron dhe theksoi se ekziston bazë e fortë dhe mundësi për thellimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme. Ministri Ademi dhe Iseni biseduan për diasporën e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Zvicër, integrimin e saj ne sistemin zviceran, si dhe për mundësitë e bashkëpunimit nëpërmes projekteve lokale. Ministri Ademi u takua edhe me zotëri Oskar Tosato, i cili është drejtor për sport dhe kohezion…
Ministri i Kulturës, Hysni Ismaili, sot e vizitoi IN Qendra e Filmit “Vardar Film” – Shkup. Në takim me drejtorin Naser Curri, u bë fjalë mbi funksionin dhe aktivitetet e institucionit në kuptim të punës së tanishme dhe dhënies së mbështetjes teknike dhe teknologjike për produksionet e filmit në vend. Drejtori Curri e informoi ministrin Ismaili se objekti ku është vendosur “Vardar Film” ishte rinovuar për herë të fundit në vitin 1978 dhe theksoi se nevojitet të përforcohet dhe t’i bëhet ndërhyrje arkitekturore në hapësirat e punës. Në takim u bisedua mbi mbështetjen financiare që IN “Vardar Film” – Shkup…
Edhe për kundër paralajmërimeve të qeverisë vërehet vonesa në punën e komisioneve për simbolet tregtare dhe komisionet e librave, tha ish-ministri i Jashtëm i Greqisë, Georgios Katrougalos, duke adresuar kritikat deri tek qeveria aktuale greke, njofton AIM nga Athina. “Kryeministri, për fat të keq edhe me udhëtimin e tij në Amerikë vazhdon me taktikën e njohur dygjuhëshe dhe nuk e shfrytëzoi kapitalin diplomatik të cilën vendi e ka marrë nga marrëveshja e Prespës që të promovojë interesat tona kombëtare. Dhe e gjithë kjo edhe përkundër sulmeve dhe paralajmërimeve të qeverisë, vërehet vonesa në lidhje me punën e komisioneve për simbolet…
Bojan Jovanovski nga burgu i Shutkës është dërguar sot para prokurores Villma Ruskovska për të pa dëshmitë që rrëndojnë mbi të si i dyshuar i parë i rastit “Reket”. Boki 13 të hënën nuk pranoi të fliste para Ruskovskës nën arsyetimin se fillimisht dëshironte të shoh dëshmitë kundër tij.
Një “bombë” për punën e Prokurorisë Speciale Publike do të publikohet sot në ora 15, paralajmëron televizioni Kanal5. sipas këtij televizioni, “bomba” do të publikohet në lajmet e tyre të orës 15. “Bëhet fjalë për mosrespektim të procesit të punës në PSP në thuajse katër vitet e kaluara, diçka që deri tani ishte e panjohur totale për opinionin maqedonas”, thuhet në paralajmërimin e bërë përmes ueb faqes së tyre.
Ambasadori i ri britanik, Nicholas Abbott ka folur për premtimet politike, që po fokusohen kundër dukurive negative, si korrupsioni e nepotizmi. Ka thënë se i vjen mirë që sundimi i ligjit dhe lufta kundër këtyre dukurive është në program të partive, por se sipas tij duhet të ketë edhe veprime konkrete, shkruan lajmi.net. “Duhet të ketë efikasitet, vonimi i drejtësisë është mohim i drejtësisë. Duhet të ketë rezultate konkrete të luftimit të korrupsionit dhe krimit”, ka thënë Abbot në një tryezë të organizuar sot për media. Sipas tij, Kosova ka nevojë për reforma gjyqësore, por ato sipas tij duhet të…
Shteti tanimë i ka konfiskuar pronën biznesmenit Sead Koçan i cili është në burg për shkak të përfitimit të tenderit në mënyrë të paligjshme nga ane e “Elektranat e Maqedonisë”. Në vend të kompanisë së tij “Transmet”, te 26 pasuri të patundshme Kadastra si pronar të ri e ka regjistruar shtetin, gjegjësisht Agjencia për Menaxhim me Pronat e Konfiskuara. Janë konfiskuar hapësira pune, shtëpi dhe banesa, por edhe toka, njofton Portalb.mk. Nga Agjencia për Menaxhim me Pronën e Konfiskuar thonë se mbeten vetëm edhe 24 automjete. Se kush do t’i marrë, do të vendos drejtuesi i falimentimit në “Transmet” pasi…
Mbrëmë (24.09.2019) në ora 23.00, policë të SPB Shkup kanë arrestuar në rajonin e Gazi Babës tre të rinj të moshës 21 vjeçare. Sipas policisë bëhet fjalë për М.S.(20), N.B.(21) dhe N.I.(20), të gjithë nga Shkupi, sepse gjatë kontrollit është gjetur marihuanë te ta, transmeton Gazeta Lajm. Pas dokumentimit të rastit, kundër tyre do të ngritet parashtresë adekuate.

