Author: Hamdi Kumanova

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq gjatë vizitës në New York duke folur për iniciativën “Shengeni i vogël” dhe bashkëpunim më të afërt ekonomik të Ballkanit Perëndimor nëpërmes largimit të barrierave, deklaroi se kjo nuk është çështje për bashkim, sepse çdokush kur thekson bashkimin, disa mendojnë për hegjemoninë serbe. Në lidhje me këtë, ai theksoi se Serbia së shpejti do të jetë një makinë ekonomike në rajon, dhe për atë ka reagime për këtë ide. Ai vlerësoi se vendet edhe popujt e rajonit të kuptojnë se ka përfitime nëse vendet e rajonit veprojnë si bllok, sepse vetëm ashtu do të jetë…

Lexo më Shumë

Transporti publik nuk shtrenjtohet, nuk shtrenjtohet asnjë shërbim i NQP Shkup, kumtuan sot nga NQP lidhur me vendimin e sjellë të Këshillit të Qytetit të Shkupit për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit për sistem të integruar tarifor në transportin e linjave të udhëtarëve në Shkup (biletë për një vozitje). Nga NQP Shkup theksojnë se edhe më tej paketa e biletave për 10 vozitje kushton 250 denarë, vlera me biletën elektronike është 35 denarë, ndërsa vlera me telefon celular është 40 denarë dhe ngjashëm. “Bileta për një vozitje është shërbim i ri, produkt i ri i cili duhet nga 1 nëntori…

Lexo më Shumë

Pas votimit të Bundestagut ka reaguar ministri i Jashtëm i Republikës Federale të Gjermanisë, Heiko Maas, i cili shpjegon se reformat po shpërblehen si për Shqipërinë ashtu dhe Maqedoninë e Veriut. “Të dy vendet duhet të vazhdojnë përpjekjet për të bërë përparime të mëtejshme në rrugën e pranimit në BE”, tha ai. “Miratimi nga Bundestagu gjerman për fillimin e negociatave të pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut tregon një mesazh të rëndësishëm. Votimi thekson rëndësinë e Ballkanit Perëndimor për BE. Në të njëjtën kohë shpjegon se reformat po shpërblehen”, shtoi Mass. Më tej, ministri i Jashtëm i Republikës Federale…

Lexo më Shumë

Presim dritë jeshile nga presidenti Emanuel Makron, deklaroi ambasadori francez në Shkup, Fransoa Timonie në Manastir, në lidhje me pritet e qëndrimit të Republikës së Francës rreth caktimit të datës për fillim të bisedimeve për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në BE, njofton Portalb.mk. Duke e komentuar vendimin e Bundestagut, ambasadori francez në vend ka theksuar se çdo shtet ka sistem të vetin për vendosje. “Çdokush me sistemin e vet. Ne e presim dritën jeshile të presidentit të Republikës. Ashtu sikur çdoherë, ne ndajmë shumë me partnerët tanë gjermanë për këtë temë. Kemi qëndrim të mirë ndaj vendit tuaj dhe…

Lexo më Shumë

Ish-pronarja e “Diamand”, Vera Ivanova e ka zgjeruar kallëzimin penal edhe ndaj Zoran Milevskit-Kiçec, ku më herët ngriti kallëzim penal edhe kundër drejtorit të Fondit Shëndetësorë, Den Donçev dhe ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipçe, njofton “Fokus”. Ajo në deklaratën e saj nëpërmes avokatit të saj konfirmon se para shitjes së kompanisë te investitori suedez “Diaverum” ka pasur takim me kërkesë të Milevskit në emër të Donçev dhe nga ajo ka kërkuar gjysmat e parave nga shitja. Sipas Ivanovës, ajo është përgjigjur se nuk mund të ndalojë shitjen sepse marrëveshjet me “Diaverum” ishin nënshkruar. “Atëherë më ishte thënë nëse me të…

Lexo më Shumë

Në Shkup sot me një ceremoni zyrtare është hapur shoqata e personave me nevoja të veçanta ‘Sos Vita’, shkruan Almakos. Nga bordi drejtues i kësaj shoqate në mënyrë unanime kryetar është zgjedhur Ertan Shakiri . E pranishme në hapjen zyrtare të shoqatës ka qenë ambasadorja e Republikës së Turqisë në Shkup, si dhe kryetari i partisë Alternativa, Afrim Gashi. Synimet dhe qëllimi i kësaj shoqate është që përmes aktiviteteve të ndryshme të përmirësohet gjendja e personave me nevoja të veçanta në Shkup në veçanti dhe në Maqedoninë e Veriut në përgjithësi. Është përgatitur edhe një plan i aktiviteteve i cili…

Lexo më Shumë

Meqë muri mbajtës në Banjën e Tetovës tashmë për shumë vite qëndron gati për t’u rrënuar, aktivistë kanë vendosur që me ilustrimin e dy personave, siç thonë ata, të mbajnë murin që të “shmangin ndonjë katastrofë të madhe”, transmeton Portalb.mk. Aktivistët thonë se rruga e cila çon deri në Banjën e Tetovës në më tepër vende është e rrezikshme. Erozionet zgjatin përgjatë gjithë rrugës, kurse të dëmtuara janë edhe mbrojtëset anësore. Ata thonë se qytetarët të cilët e shfrytëzojnë këtë pjesë për rekreacion, thonë se rrënojat kanë filluar që nga momenti kur autoritetet kanë filluar rekonstruktimin e rrugës. “Rruga ka filluar…

Lexo më Shumë

Drejtori i spitalit “8 Shtatori” Hristijan Kostov, thotë se dje nuk ka pasur incident fizik, por konflikt verbal në mes mjekëve të Departamentit për kujdes intensiv dhe të afërmve të një pacienti, i cili mbrëmë ka ndërruar jetë. Ai i demantoi shkrimet e disa mediumeve, në të cilat thuhej se pa pasur protesta para zyrës së tij. “Pacienti është pranuar dje në orën 14:00. Nga ana e ekipit mjekësor është zbatuar gjithë procedura e nevojshme për pacientin. Por, për shkak të gjendjes së tij të përkeqësuar, probleme në zemër, probleme kronike në veshkë, në mbrëmje rreth orës 23:00 ndërroi jetë”,…

Lexo më Shumë

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski sot ka pranuar letrat akredituara të Dimitris Janakakis, ambasador i Greqisë në Maqedoninë e Veriut, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Marrëveshja e Prespës jep mundësi të shumta për bashkëpunim mes dy vendeve dhe më vjen mirë që e kemi filluar dhe jemi duke e vazhduar këtë proces” tha Pendarovski pas pranimit të letrave akredituese nga ambasadori i ri. “Marrëdhëniet diplomatike në nivel të ambasadave vendosen në mes dy vendeve, disa muaj pas marrëveshjes së famshme të Prespës, që shtron rrugën e fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit mes dy shteteve në të gjithë fushat e mundshme…

Lexo më Shumë

Ministri i Kulturës, Hysni Ismaili, mbrëmë mori pjesë në koncertin e titulluar “Kështu fliste Zaratustra”, me të cilin zyrtarisht u hap sezoni i ri i koncerteve të Filharmonisë me titull “Dashuria ime e pavdekshme”. Gjatë koncertit, dashamirët e muzikës klasike patën mundësinë ta ndiqnin shfaqjen e dy veprave madhështore: Koncerti për Piano dhe Orkestër nr. 1 nga Ludvig van Betoveni dhe “Kështu fliste Zaratustra” nga Rihard Shtraus. Si solist në koncert performoi pianisti i shquar rus, Aleksandar Melnikov, ndërsa me orkestrin dirigjoi njëri nga dirigjentët më me ndikim në Poloni, Antoni Vit. Filarmonia në sezonin e ri të…

Lexo më Shumë

Eurokomisioneri Johanes Hahn ka reaguar menjëherë pas votimit pozitiv të Bundestagut gjerman për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Në postimin e tij Hahn e ka cilësuar votimin, vendim thelbësor për stimulimin e Ballkanit Perëndimor dhe për besueshmërinë e BE. “Shumë mirëpritur votimi i sotëm në Gjermani në favor të hapjes së negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Mirënjohja e përparimit konkret është thelbësore për stimulimin e Ballkanit Perëndimor dhe besueshmërinë e BE”.

Lexo më Shumë

Me ftesë të misionit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në NATO, mora pjesë në takimin “Politikbërësit e Maqedonisë së Veriut” ku diskutohet për sigurinë e Maqedonisë së Veriut, si dhe prespektivën e saj euroatlantike. Gjatë kësaj vizite të rëndësishme disaditore në institucionin më të lartë të sigurisë, pata rastin të takoj zyrtarë të lartë me të cilën diskutuam dhe ndamë pikëpamjet tona për proceset nëpër të cilat kalon vendi ynë, veçanërisht për fushën e sigurisë. Mbetem i përkushtuar që besimin tuaj ta përfaqësoj në të gjitha institucionet, vendore dhe ndërkombëtare. Misioni im është të jem zëri i popullit tim.…

Lexo më Shumë