Në Shkup sot me një ceremoni zyrtare është hapur shoqata e personave me nevoja të veçanta ‘Sos Vita’, shkruan Almakos.
Nga bordi drejtues i kësaj shoqate në mënyrë unanime kryetar është zgjedhur Ertan Shakiri . E pranishme në hapjen zyrtare të shoqatës ka qenë ambasadorja e Republikës së Turqisë në Shkup, si dhe kryetari i partisë Alternativa, Afrim Gashi.
Synimet dhe qëllimi i kësaj shoqate është që përmes aktiviteteve të ndryshme të përmirësohet gjendja e personave me nevoja të veçanta në Shkup në veçanti dhe në Maqedoninë e Veriut në përgjithësi.
Është përgatitur edhe një plan i aktiviteteve i cili në periudhën në vijim do të bëhet publike përmes prezencës më të madhe në shoqëri dhe aktualizimit të temës së personave me nevoja të veçanta.
Përndryshe, nga shoqata, thuan se arsyeja e themelimit të kësaj shoqate ka qenë neglizhenca dhe mospërfillja e kësaj kategorie të njerëzve nga ana e institucioneve të shtetit dhe shoqërisë./Almakos/







