Author: Hamdi Kumanova

Sulmi i djeshëm ndaj Kardiologut tetovar Fatmir Feratit në vendin e tij të punës nga personi tani më i identifikuar F.S, flet qartë se doktorët dhe stafi mjekësor vazhdojnë të jenë të pambrojtur dhe cak i sulmeve fizike. Është bërë shprehi që gati për çdo muaj të rihet nga një doktor në Qendrën Klinike te Spitalit të Tetovës, dhe për fat te keq Drejtoria e Spitalit së bashku me drejtorin nuk kanë ndërmarrë asnjë iniciativë për të siguruar Sigurim dhe mbrojtje ndaj stafit mjekësor. Ajo që është më tragjike se Drejtori i Qendrës Klinike të Tetovës F.B, nuk e pa…

Lexo më Shumë

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se në rast të fitores, do të qeverisin me laps dhe gomë pasi kundërshtarët, sipas tij, kanë qeverisur me lëpirëse. Në tubimin e mbajtur sot në sheshin e Podujevës, Kurti deklaroi se janë në qytetin e dijes, sportit dhe kulturës. “Vetëvendosje do të qeverisë me laps dhe me gomë, ndërsa këto e qeverisjet e pasluftës nuk kanë qeverisur me gomë as me laps, ata kanë qeverisur me lëpirëse”. “Pasha zotin dojmë të fitojmë. Dita që dikur dukej e pamundshme sot është e arritshme, dita që dikur dukej shumë larg sot…

Lexo më Shumë

Nga 129 zjarre të regjistruara gjatë vitit 2018 është shkaktuar dëm prej 69 milionë denarë apo rreth 1.15 milionë euro. Kjo shifër është e vogël nëse krahason me vitin e kaluar kur vendi ishte në minus prej 32 milionë euro. Zjarret e vjetshme kanë përfshirë rreth 2.800 hektarë ndërsa gjatë vitit 2017 zjarri përfshi 13.300 hektarë në 364 zjarre, përcjell Telegrafi Maqedoni. Shpenzimet për shuarjen e zjarrit kanë qenë 2.3 milionë denarë. Nga numri i përgjithshëm i zjarreve, pjesa më e madhe, apo gjithsej 80 ndodhën në pyll ndërsa pjesa tjetër jashtë. Ndërmarrje Publike ‘Pyjet Nacionale’ njofton të hyrat nga…

Lexo më Shumë

Siç njoftojnë nga SPB Shkup, mbi 170 shoferë mbrëmë janë gjobitur në Shkup për tejkalim shpejtësie, alkool dhe kundërvajtje tjera në komunikacion. Gjatë kontrollit që e ka kryer Departamenti për siguri në komunikacion, janë gjobitur 12 vozitës që kanë tejkaluar shpejtësinë ndërsa tek 32 shoferë është vërtetuar prania e alkoolit në gjak. Sipas të dhënave të policisë, janë dënuar edhe tre motoçiklistë.

Lexo më Shumë

Kompanitë vendore kanë kapacitet, dituri dhe burime njerëzore për të ndërtuar qendrën e re klinike dhe Qeveria duhet ta ketë parasysh këtë. Tenderi i shpallur për ndërtimin e Qendrës së re Klinike me kushtet e përcaktuara, eliminon të gjitha kompanitë vendase, ankohen nga Sindikata e Ndërtimtarisë, Industrisë dhe Projektimit. Sipas Sindikatës, është e papranueshme që projektet e mëdha siç është Qendra Klinike, për të cilin paralajmërohet se do të kushtojë 500 milionë euro, t’i jepen për ta ndërtuar një kompanie të huaj. “Kushtet që u paralajmëruan nga Qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë ishte që të përmbushen disa kushte të cilat…

Lexo më Shumë

BBC ka kryer reportazh për perlat e Ohrit. Në reportazh përmendet se Liqeni i Ohrit është liqeni më i vjetër në Evropë dhe se është i famshëm për perlat e tij. Dy familje nga Ohri që nga vitit 1924, me gjenerata e ruajnë sekretin e perlës së famshme të Ohrit. Perlat e Ohrit në qafë i kanë mbajtur mbretëresha Elizabeta II dhe e ndjera princesha Diana dhe mbretëresha tjera. Reportazhin mund ta shihni në këtë link./Telegrafi/

Lexo më Shumë

Ai ka zgjedhur disa prej kritikave që i janë bërë atij gjatë kësaj kohe dhe u është përgjigjur. Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka postuar sot një video ndryshe në faqen e tij në Facebook. Ai ka zgjedhur disa prej kritikave që i janë bërë atij gjatë kësaj kohe dhe u është përgjigjur. Shikoni më poshtë videon dhe shikoni përgjigjet e tij.

Lexo më Shumë

Me shfaqjen “Sfinga e gjallë” të interpretuar nga Teatri Kombëtar i Prishtinës mbrëmë në Tetovë zyrtarisht u hap Edicioni i Shtatë i Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit në Tetovë. Të pranishmit i përshëndeti ministri i Kulturës, Hysni Ismaili, i cili në fjalimin e tij theksoi se realizimi i festivalit teatror e pasuroi jetën kulturore të qytetarëve të Tetovës dhe rrethinës së saj. “Kultivimi i këtij festivali dhe investimi në zhvillimin e tij janë një mundësi për ta ndjekur aktivitetin dhe veprimtarinë krijuese të shumë grupeve teatrore. Ministria e Kulturës, duke e njohur rëndësinë e festivalit i cili paraqet një impuls krijues…

Lexo më Shumë

Një punonjës i kompanisë EVN sot rreth orës 9:30 ka humbur jetën në fshatin Xhepçisht të Tetovës. “Në SPB Shkup rreth orës 9:30 punonjësi i EVN ka denoncuar se kolegu i tij 43 vjeçar duke kryer intervenim, përkatësisht heqjen e defektit ka rënë dhe ka ndërruar jetë”, tha Marjan Josfoski, zëdhënës i SPB Tetovë, përcjell Telegrafi Maqedoni. Ai tha se është thirrë ndihma e shpejtë dhe nga mjeku është konstatuar vdekja. Për këtë ngjarje është njoftuar prokurori publik dhe po merren masa për zbardhjen e rastit./Telegrafi/

Lexo më Shumë

Ish ministri i punëve të jashtme Nikola Poposki në një intervistë të sotme ka thënë se vendi jonë do bëhet pjesë e Bashkimit Europian sepse atë e meriton, por sipas tij ky proces është dashur të fillojë që para 15 viteve e jo tani. “Pajtohem me faktin që do bëhemi anëtare por kjo është dashur të ndodhë para 15 vitesh e jo tani” tha ish shefi i diplomacisë së Maqedonisë, në kohën kur qeveriste Gruevski. Sipas tij, zgjerimi i BE-së do të jetë mjaftë problematik, duke pasur parasysh edhe ndodhitë e fundit me BREXIT-in.

Lexo më Shumë

Kryeministri i Spanjës Pedro Sanchez dje pati një takim të shkurtër me kryeministrin e Maqedonisë Zoran Zaev, dhe i ka dhënë shpresë se Kuvendi i Spanjës mund të ratifikojë protokollin e pranimit të Maqedonisë në NATO, edhe për kundër aktiviteteve që pasojnë shtëpi për shkak të zgjedhjeve të reja në vend. Sipas proceseve, të gjitha vendet që nuk kanë ratifikuar protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO do ta bëjnë këtë deri në fund të vitit, por Spanja është e vetmja anëtare “problematike” e Aleancës, pasi atje pasojnë zgjedhjet parlamentare, sipas raporteve të mëparshme, ky vend do të…

Lexo më Shumë

Në margjinën e debatit të 74-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Ministri i Jashtëm Nikolla Dimitrov dhe Ministri i Jashtëm Tunizian, Kemais Zinai nënshkruan një Protokoll për krijimin e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve. Dimitrov nënshkroi gjithashtu një protokoll për krijimin e marrëdhënieve diplomatike edhe me homologun e tij armen, Zohrab Mnacakanjan. “ Marrëdhëniet diplomatike me Republikën e Tunizisë do të çojnë në krijimin e dialogut politik dhe krijimin e mundësive për intensifikimin e shkëmbimeve ekonomike dhe kulturore, si dhe bashkëpunim shumëpalësh”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme, shkruan A1on, përcjell Portalb.mk. Vendosja e marrëdhënieve diplomatike…

Lexo më Shumë