Author: Hamdi Kumanova

Maqedonia e Veriut mori një “PO” pa kushte nga Parlamenti gjerman, por duket se vështirësinë më të madhe do ta ndjejë nga fqinj i saj, Bullgaria. Zëvendëskryeministri i Bullgar dhe lideri i VMRO-BND, Krasimir Karakaçanov, ka deklaruar se nuk do të ketë dritë jeshile për Maqedoninë e Veriut drejt anëtarësimit të saj në BE, derisa të pastrohen të gjitha falsifikimet e historisë. “Deri sa Komisioni për çështje arsimore dhe historike nuk ka afat, atëherë nuk do të këtë afat edhe rruga e Maqedonisë së Veriut drejtë Bashkimit Evropian. Është e papranueshme që dikush të mendon se ata thjeshtë do të…

Lexo më Shumë

Mediat në Maqedoninë e Veriut kanë transmetuar pamjen kur hajduti, i ri në moshë hyn në xhaminë e të rinjve në Gostivar shkon drejt arkës, për të marrë paratë. Ai arrin që të marrë një sasi parash dhe të arratiset. Në videon e publikuar që është sigurar nga kamerat e sigurisë së xhamisë, zbulohet edhe fytyra e personit, i cili lehtësisht mund të identifikohet nga organet e rendit. https://youtu.be/KntdwWv3F0M

Lexo më Shumë

Maqedonia e Veriut është në listën e shteteve evropiane që kanë legalizuar kanabisin për qëllime mjekësore. Që prej se janë bërë ndryshimet ligjore më 2016, për të legalizuar industrinë e kanabisit, deri më tani janë regjistruar 23 kompani për prodhimin e kanabisit që përdoret për qëllime mjekësore, prej të cilave, dy kompani prodhojnë vaj kanabisi. Autoritetet qeveritare thonë se ky biznes pritet t’i sjellë shtetit përfitime, që mund të shkojnë deri në 100 milionë euro në vit. Por, kompanitë që kanë fituar licencën për prodhimin e kanabisit, kërkojnë që ligji sërish të pësojë ndryshime, me qëllim që ata të mund…

Lexo më Shumë

A do të pritet pesë minuta në 12 minuta për ta azhurnuar Listën e Votuesve ?Pikërisht për numrin e votuesve të regjistruar në listë gjithmonë dyshimet ngritën para zgjedhjeve. Më të zakonshmet janë se ka midis 100.000 dhe 200.000 votues fantazmë, të cilët në një sistem zgjedhor proporcional mund të ndikojnë se kush do të fitojë. Gjykatësja Mirjana Lazarovska Trajkovska, si pjesë e projektit “Mbrojtje juridike e të drejtave të votuesve” të Institutit për Kërkime Politike, theksoi se tani është koha e duhur, një vit para zgjedhjeve, që shteti të hartojë mekanizma me të cilët të gjithë qytetarët do të…

Lexo më Shumë

Ministri i Diasporës, Edmond Ademi, i shoqëruar nga Ambasadorja e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Francë, Jadranka Çausheska Dimov, si përfaqësues të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, do të marrin pjesë nesër në Paris, në ceremoninë komemorative me rastin e vdekjes së ish presidentit francez Zhak Shirak, njoftohet nga zyra e shtypit të Qeverisë. Presidenti Zhak Shirak, citohet në deklaratë, ishte një mik i madh i vendit tonë dhe përkrahës për të ardhmen tonë evropiane dhe euro-atlantike. Angazhimi i tij për Ballkanin e integruar ishte një mbështetje e rëndësishme politike në atë kohë. Si President i Francës…

Lexo më Shumë

Sot në mëngjes në lagjen Ulpiana në Prishtinë është gjetur një person i vdekur. Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti. “Sot rreth orës 09:30 kemi pranuar informatën se në afërsi të një ndërtese, në lagjen Ulpiana në Prishtinë, ndodhet një person i shtrirë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës femër. Aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorinë përkatëse janë duke punuar për sqarimin e rrethanave të këtij rasti”, tregon Ahmeti. /Telegrafi/

Lexo më Shumë

Rreth orës 2:00 është denoncuar se në rrugën Strugë-Dibër ka ndodhur një aksident mes automjetit ‘BMW’ me tabela të Shkupit, e drejtuar nga N.I (39) nga Struga dhe motoçikletës ‘Suzuki’ me tabela të Manastirit, e drejtuar nga 17 vjeçari nga fshati Labunishtë. “Në aksident dy adoleshentët kanë marrë lëndime të rënda trupore dhe janë bartur në spitalin ‘Shën Erazmo-Ohër’”, thuhet në njoftimin e MPB-së, njofton Telegrafi Maqedoni. Këqyrjen e vendit të ngjarjes e ka kryer prokurori publik dhe ekipi i stacionit policor Strugë.

Lexo më Shumë

Kryeministri Zoran Zaev ka qenë pjesë e një darke të përbashkët me kryetaren e Tetovës dhe nënkryetaren e BDI-së, Teuta Arifi në Nju Jork, mëson INA. Në këtë darkë të shtruar në Rockefeller Center në Nju Jork nga ana e një biznesmeni të njohur dibran kanë qenë të pranishëm edhe biznesmenë të njohur shqiptaro – amerikan dhe personalitete tjera. Në fokus të darkës së punës kanë qenë investimet amerikane që mund të hyjnë në Maqedoninë e Veriut si dhe bashkëpunimi i diasporës me vendlindjen në fusha të ndryshme. Ndërkohë, kryetarja e Tetovës gjatë qëndrimit në Nju Jork ka pasur rastin…

Lexo më Shumë

Ministri i Kulturës, Hysni Ismaili, dje në Universitetin Ndërkombëtar Ballkanik mori pjesë në tubimin me titull “Anadolia historike dhe kulturore” ku morën pjesë nxënësit e shkollave të mesme dhe profesorët nga Republika e Turqisë dhe vendi ynë. Ministri i Kulturës, Ismaili, në fjalimin e tij para të pranishmëve në evenimentin nëkujdesin nga TIKA dhe të organizuar nga Ministria e Kulturës e Turqisë, theksoi se Turqia është një mik i madh i yni dhe me të cilin kemi një bashkëpunim të shkëlqyeshëm i cili zhvillohet në frymën e miqësisë dhe traditës. Ai shtoi se kultura, shkenca dhe arsimi kanë një rëndësi…

Lexo më Shumë

Nëpërmjet një njoftimit të partisë opozitare maqedonase VMRO-DPMNE thuhet se “i amnistuari Zaev është i frikësuar për shkak se korrupsioni dhe paaftësia e qeverisjes së tij janë temë kryesore në media. Pikërisht për këtë po përpiqen që me çdo kusht t’i heshtin mediat”. “Banda kriminale në pushtet frikësohet nga e vërteta e qeverisjes së vet dhe për këtë shkak kryen trysni dhe kërcënon mediat”, thonë nga VMRO-DPMNE. Sipas VMRO-DPMNE-së, deputeti dhe ish-sekretari i Përgjithshëm i LSDM-së, Aleksandar Kiracovski e padit drejtorin e ‘Prva republika’ për një tekst të publikuar në portalin ‘Republika’ dhe se gjithë krerët shtetërorë paralajmëruan padi për…

Lexo më Shumë

Sipas gjetjeve të NPK Tetovë, shumica e ujit humbet përmes pjesëve të rrjetit të ujësjellësit ku ka tuba të vjetra dhe në pjesë të qytetit ku janë instaluar tuba jocilësore, njofton Sdk.mk. Tetova ka pasur probleme me furnizimin me ujë të pijshëm për shumë vite edhe pse qyteti është nën malin Sharr, një nga malet që ka ujë me bollëk. Me lëshimin e ujësjellësit të ri në funksion , i cili merr ujë rrjedha e sipërme e lumit Shkumbini, furnizimi me ujë në qytet është përmirësuar dukshëm dhe janë ndërprerë restrikcionet prej disa orësh, por çështja e furnizimit me ujë…

Lexo më Shumë

Ministri i Jashtëm Nikolla Dimitrov pret që edhe Franca të mbështesë vendin për një datë për fillimin e bisedimeve të pranimit me Bashkimin Evropian, njofton MIA. “Sinqerisht nuk mund të besoj se një nga udhëheqësit e mëdhenj të Evropës do të bënte një gabim strategjik aq të madh. Trendi i mirë nuk mund të inkurajohet dhe evropianizimi i Ballkanit mund të ketë sukses. Unë mendoj se do të kemi mbështetje edhe nga Franca”, tha Dimitrov për MTV. Ministri i Jashtëm mendon se do të ketë shumë punë të brendshme që do të duhet të bëhen më pas. “Në një farë…

Lexo më Shumë