Në Rugovë të Pejës, para qytetarëve të kësaj ane ka folur i nominuari për Kryeministër nga koalicioni AAK-PSD, Ramush Haradinaj. Ai ka folur për demarkacionin me Malin e Zi, që prek territorialisht këtë zonë. Haradinaj ka thënë se çështja e Çakorrit do të zgjidhet në marrëveshje me Malin e Zi. Ai ka thënë se Mali i Zi është treguar korrekt me Kosovës për disa vite, duke nisur nga lufta me Serbinë. “Mali i Zi e ka ndërrua drejtimin qe një kohë. Në luftën e fundit është ruajt me ne, një pjesë e jona gjetën strehë te ta. Tani na e…
Author: Hamdi Kumanova
Gjatë një tubimi elektoral në Drenas, kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministre, Vjosa Osmani, u bëri thirrje banorëve të Drenicës të mos i votojnë më ata që kanë keqpërdorur besimin e tyre për tu pasuruar për vete dhe klanet e tyre. “Nuk do të lejojmë që tua marrin votën në Drenicë dhe në emër të Drenicës të keqqeverisin, të pasurojnë veten dhe klanet e tyre, ndërsa juve tua faturojnë fajin. Këtë nuk do ta lejojmë kurrë. Nuk duhet të lejoni që ata të vijnë të marrim votat dhe t’ju stigmatizojmë juve me epitetet që asnjëherë nuk i meritoni.…
Kandidatja për kryeministre të Kosovës, Vjosa Osmani diku ishte kritikuesja më e ashpër e shefit të saj, liderit të LDK-së, Isa Mustafa. Përveç që nuk e kishte votuar atë për kryeministër, Osmani kishte kritikuar atë edhe publikisht. Mirëpo, tani që është zgjedhur kandidate për kryeministre, Vjosa Osmani lerë që nuk po kritikon shefin e saj, por ajo ka filluar që ti fshijë të gjitha postimet që i kishte shkruar kundër Mustafës. Më 27 shkurt të vitit 2016, Vjosa Osmani kishte gozhduar Isa Mustafën në profilin e saj në facebook, duke e quajtur atë njeri të Hashim Thaçit dhe Kadri veselit.…
Janë arrestuar dy persona në Gjilan, pasi që të njëjtit dyshohet se kanë falsifikuar para. Njësia e Krimeve Ekonomike të Policisë së Kosovës gjatë një operacioni kanë arrestuar dy persona të dyshuar dhe sekuestrojnë para me ngjyrë që dyshohet se janë të grabituraPolicia e Kosovës, konkretisht Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Gjilan pas një pune operative profesionale në teren ka siguruar informacione se dy persona të dyshuar me iniciale Q.A (1953) dhe SH.B. (1964), merren me falsifikim dhe shpërndarje të parave.“Hetuesit rajonal për hetimin e krimeve ekonomike dhe korrupsionit në PK, në koordinim dhe bashkërendim me…
Pronarët e objekteve hotelierike në pjesën e vjetër të Ohrit, siç u njoftua, i hoqën platformat e vendosura në brigjet e Liqenit të Ohrit këtë fundjavë. Pas më shumë se dy dekadash, bregu i liqenit mund të shihet, pasi platformat që ishin dhjetë metra mbi vijën bregdetare u hoqën. Nga vetëqeverisja lokale e Ohrit njoftojnë se inspektorët komunalë do të kryejnë kontrolle mbi aktivitetet e hotelierëve që vetë-inicuan heqjen e platformave, në përputhje me vendimet e dorëzuara të ekzekutimit. Gjithashtu u theksua se nëse nuk veprohet siç është shpallur, komuna do të vazhdojë të kryejë aktivitetet e heqjes sipas dinamikës…
Nëpërmjet një postimi në facebook Komuna e Tetovës ka njoftuar se ka filluar rindërtimi i trotuareve të shembura në Banjën e Tetovës. Të njëjtat kanë qëndruar të rrënuara edhe pse janë ndërtuar njëherë nga komuna, transmeton Portalb.mk. “Po rindërtojmë sërish rrugën dhe hapësirat për qarkullim të këmbësorëve që dikur u shembën vetëm për të na rikujtuar se sporti dhe rekreimi malor janë vlera të një shoqërie e cila po rritet! Banja e Tetovës është amanet i natyrës, dhe haku i prindërve tanë! Ta duam dhe ruajmë si të tillë”, thuhet në postimin e komunës. Kohë më parë aktivistë nga Tetova në…
Vizita e Sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo javën e ardhshme në Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi do ta vë theksin tek angazhimi i Shteteve të Bashkuara në NATO dhe tek dëshira e Uashingtonit për zgjerimin e Aleancës. Kështu ka deklaruar për Zërin e Amerikës, një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit, sipas të cilit, vizita do të ishte një sinjal mbështetës për Malin e Zi si vend i ri anëtar dhe për Maqedoninë e Veriut, rruga e së cilës është hapur tashmë për anëtarësim. Ai gjithashtu ka thënë se Shtetet e Bashkuara mbeten shumë të përqendruara…
“Maqedonia e vetme”, një forcë politike pro-ruse në vendin fqinj, është e shqetësuar se përse Agjencia e Shërbimit Sekret (DSK) në Maqedoninë e Veriut është mbushur me shqiptarë. Nëpërmjet një reagimi të partisë pro-ruse në Shkup, thuhet se gati gjysma e të punësuarve në DSK nuk kanë plotësuar kushtet për t’u bërë pjesë e Agjencisë së re për Siguri. “E vërteta është se përzgjedhja e kuadrove të Agjencisë së sapoformuar, që është pasuese e DSK-së, mbush shërbimin me kuadër të LSDM-së dhe BDI-së, të cilët në pjesë të madhe janë ushtarë të grupit terrorist të UÇK-së”, thuhet në njoftimin e…
Nga shtrati i Vardarit sot janë nxjerrë disa goma të automjeteve në aksionin që u zbatua tek rrjedha nën urën “Goce Delçev” në qendër të Shkupit. Aksionin e ka organizuar nisma qytetare “Mos u bë mbeturinë” në bashkëpunim me polumbarë të “Akuatek” nga Ohri, shoqata speleologjike “Vrelo” nga Shkupi, “Tlasa” nga Manastiri dhe shoqata “Ribar 2011”. Aksioni është pjesë e aktiviteteve që shënon Javën e Protestave Klimatike Globale që zgjat deri më 27 shtator. Nga kjo nismë qytetare i bëjnë apel qytetarëve që të përfshihen në këtë aksion duke theksuar se vazhdimisht ka aksione të tilla për të ngritur kulturën…
Vitin e kaluar nga sëmundjet kardiovaskulare në shtet kanë vdekur rreth 10 mijë persona, ndërsa pjesa më e madhe e tyre janë gra. Karakteristikë është se ndryshon kufiri i moshës për vdekshmërinë e kësaj sëmundje. Gjithnjë e më shpesh, për shkak të stilit të keq të jetesës, nga këto sëmundje vdesin edhe njerëz të rinj të moshës 40 vjeç, bile edhe nën 40 vjeç. Këtë e deklaroi sot Elena Qosevska, udhëheqës i sektorit për promovim të shëndetit në Institutin për Shëndet Publik dhe profesor i Fakultetit të Mjekësisë në shënimin e Ditës botërore të zemrës, 29 shtator. Motoja e sivjetmë…
Dy persona të maskuar nën kërcënimin e armës kanë hynë në një lokal në Vragoli të Fushë Kosovës, duke arritur të grabisin rreth 400 euro para të gatshme. Nuk raportohet për të lënduar, rasti është duke u hetuar.
Kryeministri Zoran Zaev mendon se nuk janë të nevojshme zgjedhjet e parakohshme kuvendare ndërsa kërkesa e opozitës maqedonase për zgjedhje të parakohshme kuvendare është e pabazë. Sipas Zaev, Maqedonisë i duhet mandat i plotë në mënyrë që qytetarët t’i prekin përfitimet e integrimeve euroatlantike. Ai thotë se opozita po përpiqet të bllokojë shtetin e së drejtës, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Shteti unë duhet të çojë mandat të plotë, t’i përmbushë premtimet që i ka ndaj qytetarëve, dhe më pastaj të shkohet në zgjedhje të parakohshme”, tha Zaev. Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, thekson qytetarët janë të lodhur nga zgjedhjet, por kjo…

