Janë arrestuar dy persona në Gjilan, pasi që të njëjtit dyshohet se kanë falsifikuar para.
Njësia e Krimeve Ekonomike të Policisë së Kosovës gjatë një operacioni kanë arrestuar dy persona të dyshuar dhe sekuestrojnë para me ngjyrë që dyshohet se janë të grabituraPolicia e Kosovës, konkretisht Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Gjilan pas një pune operative profesionale në teren ka siguruar informacione se dy persona të dyshuar me iniciale Q.A (1953) dhe SH.B. (1964), merren me falsifikim dhe shpërndarje të parave.“Hetuesit rajonal për hetimin e krimeve ekonomike dhe korrupsionit në PK, në koordinim dhe bashkërendim me prokurorinë kompetente në Gjilan kanë siguruar bazën ligjore për aplikimin e masave të përcaktuara me ligj dhe me datë 27.09.2019, është realizuar një operacion për kapjen e personave të dyshuar (të potencuar më lart me iniciale.)Si rezultat i këtij operacioni policor dy personat e dyshuar është arrit të ndalohen në Suharekë dhe gjatë kontrollimit tek i dyshuari Q.A. (1953), janë gjetur dhe sekuestruar kartëmonedha (196 X 50), ose shuma e përgjithshme 9800 (nëntëmijë e tetëqind) Euro, që dyshohet se janë të zhytura-ngjyrosura dhe supozohet se janë para të grabitura”, bëhet e ditur në komunikatën e policisë.Si vazhdimësi e operacionit policor janë kryer edhe bastisje në lokacionet e të dyshuarve në Prizren dhe Sallagrazhd, përderisa me urdhër të prokurorit kompetent ndaj dy të arrestuarve është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë, për procedura të mëtejme. /Lajmi.net/
Data 30.09.2026
Aktuale
- Kontrata e Dinjitetit: Ose e shpëtojmë bashkë Shqipërinë, ose e humbim përgjithmonë
- SHBA vendos sanksione të reja ndaj rrjeteve të prokurimit ushtarak të Iranit
- Bullgaria thërret të ngarkuarin me punë të Maqedonisë së Veriut lidhur me refuzimin e hyrjes në vend të një deputeti
- Përse PDK-ja reagon ashpër ndaj mosprocedimit të ligjit për Specialen?
- “Protesta kaloi në plan të parë ndërgjegjen qytetare”/ Aktivisti Selmani: Pushteti është në një trajektore rënëse! Me skandalin e SHISH, Rama duhet të dorëzonte timonin
- Dy persona lëndohen rëndë në aksidentin në rrugën Jazhincë–Tetovë
- “Dimë shumë pak nga e vërteta e madhe”, Skandali i SHISH, Kikia: Duhet të sqarohet çfarë informacionesh i ka dhënë Vlora Hyseni Ergys Agasit, dhe për çfarë janë përdorur
- Kushtetuesja shpall afatin për zgjedhjen e Presidentit: Çfarë do të ndodhë tani?



