Marrëdhëniet e Republikës së Maqedonisë së Veriut me atë të Indonezisë i karakterizon një shkallë e lartë miqësie dhe mirëkuptimi i ndërsjelltë. Republika e Maqedonisë Veriore, diplomatikisht, mbulon Republikën e Indonezisë përmes Ambasadës së Republikës së Maqedonisë Maqedonisë Veriore në Republikën e Indisë. Ministri Ismaili dhe ambasadorja Sri Astari Rashid në takim biseduan për mundësinë e bashkëpunimit ndërkulturorë midis dy vendeve si dhe angazhim më i madh i të dyja palëve për realizimin e qëllimeve. Ndërkaq, ne vitin 2013në shfaqjet koncertale në Indonezi kanë marrë pjesë Opera Maqedonase dhe baleti në sallat e koncerteve më prestigjioze në Xhakartë, ku poashtu…
Author: Hamdi Kumanova
Mendimi parimor juridik i Gjykatës supreme për PSP-në është në fuqi dhe që atëherë udhëzoi në faktin se të gjitha punët të cilat zhvillohen pas 18 muajve duhet të kalojnë në prokurorinë e rregullt, deklaroi sot gjykatësi suprem Xhemail Saiti, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve nëse kjo bie me marrjen e lëndëve të PSP-së nga ana e PP-së së rregullt. Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve para fillimit të konferencës projektuese për përforcimin e kapaciteteve të Këshillit gjyqësor mediatik, Saiti tha se mendimi parimor ishte udhëzues edhe në drejtim të të gjitha aktiviteteve të cilat ndodhin. “Mendimi…
Zëvendëskryeminstri i Bullgarisë për rendin publik dhe sigurinë, ministër i mbrojtjes, si dhe kryetar i partisë politike bullgare VMRO-BND, Krasimir Karakaçanov, këtë fundjavë tha se ai dhe partia e tij nuk do ta mbështesin anëtarësimin e Maqedonisë Veriore në Bashkimin Evropian (BE). Ai kërkoi që qëndrimi i tij të miratohet nga qeveria bullgare, në të kundërtën partia e tij ta lëshojë koalicionin qeverisës, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk. Karakaçanov tha se ka vendosur ashtu pasi që Maqedonia e Veriut nuk e ka përmbushur “Marrëveshjen për fqinjësi të mirë me Bullgarinë” në pjesën e “pastrimit” të çështjeve kontestuese historike, ose, siç tha…
Dje (29-shtator) rreth orës 21 e 30 minuta, në rrugën ,,Bllagoja Toska,, në Tetovë, pjestarët e policisë nga SPB Tetovë, e kanë arestuar 40- vjeçarin S.S. nga Tetova, i cili pas një ankese të denoncuar kundër tij, ka kundërshtuar që të legjitimohet, me ç’rasti i ka fyer dhe poshtruar pjestarët e policisë, njofton Flaka Rasti është duke u zbardhur.
Të dashur vëllezër dhe motra të nderuara, miq dhe dashamirë të librit, ju njoftoj që sot doli nga shtypi libri im i gjashtë (6) i titulluar ASPEKTE SOCIALE. Faleminderimi absolut i takon Zotit të gjithësisë që më dha shëndet dhe mundësi të bëjë këtë punë disa vjeçare dhe sot ta kurorëzoj me publikimin e librit. E faleminderoj ministrinë e kulturës për mbështetjen e plotë finansiare për botimin e librit, I faleminderoj Redaktorin Iljasa Salihu, Recensentin Fejzulla Arifi, lektorin Agim Avdiu, dhe shtëpinë botuese Furkan ISM-Shkup. Libri është një plejadë me tema dhe artikuj të ndryshëm në fushën socio-politike që kryesisht…
Ratifikimi i protokollit për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO ka marrë mbështetjen e parlamenteve të 22 vende, nga gjithsej 29 shtete anëtare të NATO-s dhe procedurat janë në proces në gjashtë vende. Mbetet e paqartë nëse Spanja do të jetë në gjendje të ratifikojë marrëveshjen deri në dhjetor kur është caktuar Samiti i NATO-s, për shkak të zgjedhjeve të planifikuara për 10 nëntor të këtij viti. Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, sot deklaroi se shpreson që procesi të përfundojë në Spanjë, por kjo mund edhe të mos ndodhë. “Sipas raportimeve, ka shpresë se edhe ata do ta përfundojnë…
Kryeministri maqedonas Zoran Zaev reagoi në konferencën e sotme për shtyp në Qeveri në lidhje me pozicionin e Sofjes drejt eurointegrimeve të vendit, duke premtuar kompromis. “Është e mundur që të gjendet zgjidhje e çështjeve të hapura me Bullgarinë. Ne kemi nënshkruar marrëveshje, në të cilën kemi pranuar se kemi histori të përbashkët, ndërsa kuptohet një pjesë e historisë e kemi të veçantë të dyja vendet dhe në këtë frymë unë besoj se komisionet do të gjejnë zgjidhje”, tha ai. “Komisioni është profesionist dhe është bërë që t’i definojë gjërat. Thëniet tona janë që të ndërmerren hapa të mëdha, hapa…
Shpresojmë se Republika e Maqedonisë së Veriut në muajin tetor do të marrë datë për negociata me BE-në. Duhet të presim, por unë besoj se kjo do të ndodh, deklaroi Frek Janmaat, udhëheqës i sektorit për punë ekonomike dhe bashkëpunim ndërkufitar në Delegacionin e BE-së në Shkup në panel diskutimin e sotëm dedikuar projektit për qasje të barabartë për drejtësi efektive. “Ky projekt vjen në një moment të mirë para vendimit të BE-së në muajin tetor. Në kuadër të tij janë përfshirë qeverisja e të drejtës dhe mjedisit jetësor. Qeverisja e të drejtës është kapitulli i parë i cili hapet,…
Vlerësim i aktakuzës për organizatorët e 27 prillit do të ndodh në një kohë të afërt, deklaroi sot kryetari i Gjykatës Themelore Publike Shkup, Ivan Xholev. Theksoi se nga ana e Gjykatës Penale disa herë është përcaktuar Këshilli për vlerësim të aktakuzës, por në seancat e caktuara mbrojtja ka parashtruar kërkesë për përjashtim të gjykatësve dhe deri më tani tetë nga gjithsej nëntë gjykatës në sektorin për krim të organizuar janë përjashtuar. “Gjithmonë në seancat e caktuara për vlerësim nga ana e mbrojtjes janë parashtruar kërkesa për përjashtim të gjykatësve, në të cilat gjykata është përgjigjur pozitivisht. Këto janë shkaqet…
Një vit pas referendumit për Marrëveshjen e Prespës ne jemi te portat e NATO-s që të bëhemi anëtare e plotfuqishme dhe para fillimit të negociatave me BE-në, theksoi kryeministri Zoran Zaev në konferencën e sotme për shtyp në Qeveri duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve. “Para një viti të gjithë ishim të vetëdijshëm pse është i rëndësishëm ai referendum. Ishte i rëndësishëm atëherë, ndërsa edhe sot një vit më vonë jemi të vetëdijshëm pse ishte i rëndësishëm – për shkak të dy qëllimeve më të rëndësishme strategjike – anëtarësimi në NATO dhe fillimi i negociatave me BE-në. Pas një…
Gjashtëdhjetë e katër vjeçari Gj.M. nga Gostivari, dje (29-shtator), ka denoncuar se më 28-shtator rreth orës 10 e 30 minuta, persona të panjohur deri tani, kanë kryer vjedhje të rëndë në xhaminë ,,Rinina,, me lokacion në rrugën ,,Beliçica,, në Gostivar. Të njëjtit me forcë e kanë hapur kapakun metalik të arkës për donacione vullnetare të besimtarëve, e cila ka qenë e vendosur në murin e koridorit, prej ku kanë vjedhur paratë e dhuruar. Është kryer inspektimi dhe punohet në zbulmin e kryerësve të veprës.
Do të bëjmë çmos të zbuten pasojat e Marrëveshjes së Prespës, do t’i mbrojmë shenjat tregtare dhe kuptohet do të luajmë drejtë, nëse nevojitet edhe me kartën e vetos për integrim të fqinjëve në BE, thotë ministri i Transportit dhe Lidhjeve të Greqisë, Kostas A.Karamanlis në intervistën për gazetën greke “Parapolitika” njofton korrespondentja e MEDIAL-s në Athinë. “Sado që të tentojë SIRIZA të bind në të kundërtën, pozicioni jonë është i fortë: Asnjëherë nuk do ta nënshkruanim Marrëveshjen e Prespës. Konsideroj se është kombëtarisht i dëmshëm, të mos them katastrofal, prandaj edhe bëmë gjithçka që mundëm që të mos votohet.…

