Një vit pas referendumit për Marrëveshjen e Prespës ne jemi te portat e NATO-s që të bëhemi anëtare e plotfuqishme dhe para fillimit të negociatave me BE-në, theksoi kryeministri Zoran Zaev në konferencën e sotme për shtyp në Qeveri duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve.
“Para një viti të gjithë ishim të vetëdijshëm pse është i rëndësishëm ai referendum. Ishte i rëndësishëm atëherë, ndërsa edhe sot një vit më vonë jemi të vetëdijshëm pse ishte i rëndësishëm – për shkak të dy qëllimeve më të rëndësishme strategjike – anëtarësimi në NATO dhe fillimi i negociatave me BE-në. Pas një viti ne jemi në portat e NATO-s të bëhemi anëtare e plotfuqishme. Mbesin edhe shtatë vende që ta ratifikojnë protokollin dhe presim që kjo të ndodhë së shpejti. Sytë na janë përqendruar te Spanja sepse atje duhet të ketë zgjedhje më 10 nëntor. Por, kjo është e sigurt, dhe do të bëhemi anëtarja e 30-të. Fokusi na është drejtuar edhe te Këshilli Evropian i cili përfundimisht pas 15 viteve duhet t’i hapë dyert dhe të marrë vendim për fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut. Kjo do të thotë transformim i plotë të shoqërisë sonë ndaj familjes evropiane”, tha Zaevi.
Theksoi se 610 mijë qytetarë të cilët votuan “për” në referendum është numër që nuk e kanë pasur asnjë parti, dhe kjo, siç theksoi, ishte porosi e fuqishme nga qytetarët, siç edhe sot është porosia se mbi 80 për qind janë për në BE dhe NATO dhe vendi të vazhdojë në atë rrugë.
“Më vjen keq që edhe atëherë, por edhe sot opozita nuk jep mbështetje në pjesën e vendimeve të mëdha politike. Ajo dha mbështetjen e saj në miratimin e ligjeve të cilat ishin të rëndësishme për reformën evropiane dhe ishin pjesë përbërëse e raportit të KE-së. Por, as Mickoski as VMRO-DPMNE-ja nuk dhanë mbështetje, u udhëhoqën rreptësisht nga qëllimet politike partiake pa dallim të interesit të shtetit. Morëm vendime të guximshme nga të cilat ⬡⬡⬡⬡et e qytetarëve tashmë po ndjehen, ndërsa edhe fillimisht do t’i ndjejnë me përmbushjen e këtyre dy qëllimeve strategjike”, tha Zaevi.



