Do të bëjmë çmos të zbuten pasojat e Marrëveshjes së Prespës, do t’i mbrojmë shenjat tregtare dhe kuptohet do të luajmë drejtë, nëse nevojitet edhe me kartën e vetos për integrim të fqinjëve në BE, thotë ministri i Transportit dhe Lidhjeve të Greqisë, Kostas A.Karamanlis në intervistën për gazetën greke “Parapolitika” njofton korrespondentja e MEDIAL-s në Athinë.
“Sado që të tentojë SIRIZA të bind në të kundërtën, pozicioni jonë është i fortë: Asnjëherë nuk do ta nënshkruanim Marrëveshjen e Prespës. Konsideroj se është kombëtarisht i dëmshëm, të mos them katastrofal, prandaj edhe bëmë gjithçka që mundëm që të mos votohet. Dhe tani bëjmë gjithçka që të zbuten disa pasoja, veçmas të mbrojmë shenjat tregtare të bizneseve në Maqedoni dhe kuptohet drejtë të luajmë nëse nevojitet edhe në kartën e vetos për integrimin e fqinjëve në BE. Ajo është hallka më e fuqishme për presion që e kemi për momentin dhe të gjithë të jenë të sigurt se nuk do ta lëmë të papërdorur”, ka thënë Karamanlis.



