Zgjidhja e kontestit shumë vjeçarë për çështjen e emrit mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, ishte kushti për zhbllokimin e rrugës evrointegruese të Republikës së Maqedonisë së Veriut, andaj Qeveria e këtij vendi zhvillonte negociata me Qeverinë greke me qëllim që të arrijë zgjidhje të kontestit, ndërsa me këtë edhe hapjen e rrugës drejt NATO-s dhe Bashkimit Evropian (BE), që janë qëllime strategjike që nga pavarësia e saj në vitin 1991, shkruan Anadolu Agency (AA). Pas mbajtjes së negociatave për zgjidhjen e kontestit për emrin që u zhvilluan nën patronazhin e Kombeve të Bashkuara (OKB), në qershor të vitit 2018…
Author: Hamdi Kumanova
Ish kryeministri grek dhe lider i Syrizës, Aleksis Cipras sot arrin në Shkup, ndërsa në orët e pasdites do të takohet me kryeministrin Zorasn Zaev, kumtojnë nga partia opozitare greke, njofton korrespondentja e MEDIAL-s nga Athina. Ciprasi nesër do të marrë pjesë në Samitin e “Ekonomist” , “Përforcim i momentumit për integrim evropian”, kushtuar Ballkanit Perëndimor, ndërsa në panel të posaçëm diskutimit, së bashku me Zoran Zaevin dhe Martin Shulc do të debatojë për atë “Cilat janë hapat e ardhshëm për integrim evropian të Ballkanit Perëndimor”. Kryetari i Syrizës, mbrëmë mbajti fjalim në fund të festivalit treditorë “Sputnik” të organizuar…
Bashkëpunimi i deritanishëm në fushën e kulturës ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Hungarisë ishte tema kryesore e bisedës në takimin e sotëm të ministrit të Kulturës, Hysni Ismaili, me ambasadorin hungarez në vendin tonë, Laslo Ishtvan Duks. Në takim, ministri Ismaili vuri në dukje se ndërmjet të dyja vendeve ekziston një nivel solid i bashkëpunimit në fushën e kulturës, me shfaqjet e ansambleve dhe individëve nga Republika e Maqedonisë së Veriut në festivalet ndërkombëtare në Hungari dhe pjesëmarrja e artistëve hungarezë në manifestimet muzikore dhe artistike të mbajtura në Maqedoni. Ai informoi se Ministria e Kulturës sivjet në…
Mbrojtja e ish kryeprokurores speciale, Katica Janeva sot në Prokurorinë për Ndjekjen e krimit të organizuar do të kryejë kontroll në dëshmitë kundër klientes së saj në rastin “Reket”. Përndryshe, Prokuroria me urdhër të gjykatës e ka ndjekë dhe përgjuar Janevën. Këto dëshmi duhet të deklasifikohen që të mund avokatët e Janevës, Irena Fërçkovska dhe Delo Kadiev t’i shikojnë. Të hënën, më 23 shtator Prokuroria për ndjekjen e krimit të organizuar njoftoi se hetimi për “Reket” ka përfunduar, pas një analize të tërësishme nga materialet e grumbulluara. Nga atëherë ka rrjedhë afati 15-ditor për kontroll në dëshmi për personat e…
Gjithmonë kemi theksuar se Maqedonia e Veriut mund të konsiderojë tek ne për BE-në, por asnjëherë nuk kemi thënë se pa kusht e mbështesim pranimin e saj. E ardhmja e Maqedonisë së Veriut është në BE dhe ata nuk duhet të luajnë me këtë mundësi. Këtë e deklaroi kryeministri bullgar Bojko Borisov pas takimit konsultues te presidenti Rumen Radev në të cilin morën pjesë edhe zëvendëskryeministrja dhe shefe e diplomacisë Ekaterina Zaharieva dhe ministri i Mbrojtjes Krasimir Karakaçanov. “Ne nuk kemi popull më të afërt. Jashtëzakonisht është me rëndësi të pranohen në BE, por me rëndësi është edhe të kuptojnë…
Shqiptarët në Maqedoni asnjëherë nuk kanë qenë në pozitë më të palakmueshme, kur duhet të marrin vendime të mëdha për të ardhmen e tyre dhe për përfaqësimin e shqiptarëve nëpër institucione kyçe shtetërore. Marrëveshjet e fshehta ndërmjet partnerëve të koalicionit kanë zhgënjyer tejmase shqiptarët, kjo vjen si rezultat i politikanëve të korruptuar, keqpërdorues të detyrave zyrtare, të kapur nga pushteti, duke treguar se s’kanë interes për realizimin e të drejtave kolektive të shqiptarëve. Marrëveshja e arritur ndërmjet BDI-së dhe LSDM-së (2000 – LSDM-së dhe 1000 BDI-së ose 2 me 1) për punësimet në institucionet shtetërore nuk përputhet me përfaqësimin e…
Një burrë 50 vjeçar nga Koçani ka vdekur, ndërsa bashkëshortja e tij 45 vjeçare është lënduar rëndë pas një zënke familjare. Ngjarja ka ndodhur mbrëmë në një shtëpi në rrugën “Klimenti i Orhit” në Koçan, pas të cilës gruaja është transferuar menjëherë në klinikat e Shkupit, ndërsa burri ka vdekur. Ekipi hetues policorë dhe gjykatësi në procedurë paraprake po kryejnë ekspertizë, ndërsa informacione të hollësishme priten gjatë ditës. .
“Si parti politike me punë të përgjegjshme jemi duke përmbushur premtimet e bëra për qytetarët. Ne po i zgjidhim problemet e shtresuara me dekada të tëra të qytetarëve dhe u përgjigjemi nevojave të tyre. Në vend të barokut të rremë dhe monumenteve, ne investojmë në infrastrukturë dhe sigurimin e rrugëve të sigurta, në rrjetet e ujësjellësit dhe kanalizimeve”, thonë përmes një kumunikate të lëshuar për mediat nga LSDM-ja, përcjell in7. Nga kjo parti thonë me vetbesim se përgjatë tërë shtetit, kanëndërtuar mbi 400 kilometra rrjet ujësjellësi dhe kanalizime, nga të cilat përmes programeve qeveritare rreth 250 kilometra dhe pjesa tjetër…
Vizita e Sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo javën e ardhshme në Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi do ta vë theksin tek angazhimi i Shteteve të Bashkuara në NATO dhe tek dëshira e Uashingtonit për zgjerimin e Aleancës. Kështu ka deklaruar për Zërin e Amerikës, një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit, sipas të cilit, vizita do të ishte një sinjal mbështetës për Malin e Zi si vend i ri anëtar dhe për Maqedoninë e Veriut, rruga e së cilës është hapur tashmë për anëtarësim. Ai gjithashtu ka thënë se Shtetet e Bashkuara mbeten shumë të përqendruara…
Oda ekonomike bullgaro-maqedonase dhe ajo maqedonase-bullgare, shprehin shqetësim për shkak të siç thonë, politizimit të madh të fakteve të historisë së përbashkët të të dy shteteve. “Presim më shumë pragmatizëm dhe mendim shtetëror në përcaktimin e qëllimeve për dy shtetet ballkanike. Presim ndihmë konkrete për krijimin e kushteve për bashkëpunim ekonomik, teknik, kulturor, si dhe në integrimet në familjen evropiane. Shpresojmë se nuk do ta kthejmë librin e bardhë në të zi”, thuhet në njoftimin e përbashkët të kryetarit të Odës tregtare industriale bullgaro-maqedonase Pllamen Pavlov dhe kryetarit të Odës ekonomike maqedonase-bullgare, Kirill Llazarov. Ata shtojnë se koncentrimi i vëmendjes…
Sot po zhvillohet dita e pestë e fushatës zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit. Kandidatja për deputete nga radhët e PDK-së, Dhurata Hoxha, së bashku me bashkëpunëtorë kanë takuar banorët e fshatit Rekë në Mitrovicë. Sipas Hoxhës, ky takim rikonfirmoi mobilizimin që deri më sot nuk ka ngjarë në Mitrovicë. Kujtojmë që Hoxha mban numrin 27 në këto zgjedhje në listën e Partisë Demokratike të Kosovës. Postimi i plotë: Takimi me qytetarët e Rekës, në Mitrovicë, rikonfirmon mobilizimin që deri më sot nuk ka ngjarë në komunën e Mitrovicës. Gjithpërfshirja në proces është faktori qenësor për fitoren…
Zgjedhjet e 6 tetorit janë referendum për të ardhmen e vendit, ku qytetarët do të vendosin se a do të ketë një qeverisje bashkë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës apo do të ketë një koalicion i cili sjell izolim. Kështu ka deklaruar kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës Kadri Veseli, i cili në Lipjan tha se një koalicion mes LDK-së dhe Vetëvendosjes do të sillte më shumë izolim, do të thellonte varfërinë dhe korrupsionin. Veseli tha se qytetarët duhet të bëhen bashkë për një fitore të PDK-së, pasi sipas tij, vetëm kështu sigurohet se vendi do të…

