“Si parti politike me punë të përgjegjshme jemi duke përmbushur premtimet e bëra për qytetarët. Ne po i zgjidhim problemet e shtresuara me dekada të tëra të qytetarëve dhe u përgjigjemi nevojave të tyre. Në vend të barokut të rremë dhe monumenteve, ne investojmë në infrastrukturë dhe sigurimin e rrugëve të sigurta, në rrjetet e ujësjellësit dhe kanalizimeve”, thonë përmes një kumunikate të lëshuar për mediat nga LSDM-ja, përcjell in7.
Nga kjo parti thonë me vetbesim se përgjatë tërë shtetit, kanëndërtuar mbi 400 kilometra rrjet ujësjellësi dhe kanalizime, nga të cilat përmes programeve qeveritare rreth 250 kilometra dhe pjesa tjetër me financim të qeverisjes lokale.
“Deri më tani, janë lëshuar në përdorim impiantet e trajtimit të ujërave të zinjë në Gjevgjeli, Radovish, Strumicë, Kërçovë, Prilep dhe Koçani, dhe impiante të trajtimit janë planifikuar edhe në 4 komuna të tjera. Ne kemi ndërtuar puse të rinj të furnizimit me ujë në fshatrat Dragobrashte, Borino, Gorno Aglarci, si dhe për herë të parë, u krijuan rrjete ujësjellësi në vendbanimet Volkovo, Stopanski Dvor dhe Kisela Jabuka në Shkup dhe në lagjen Ballkanska në Shtip”, thonë nga kjo parti.



