Mbrojtja e ish kryeprokurores speciale, Katica Janeva sot në Prokurorinë për Ndjekjen e krimit të organizuar do të kryejë kontroll në dëshmitë kundër klientes së saj në rastin “Reket”.
Përndryshe, Prokuroria me urdhër të gjykatës e ka ndjekë dhe përgjuar Janevën. Këto dëshmi duhet të deklasifikohen që të mund avokatët e Janevës, Irena Fërçkovska dhe Delo Kadiev t’i shikojnë.
Të hënën, më 23 shtator Prokuroria për ndjekjen e krimit të organizuar njoftoi se hetimi për “Reket” ka përfunduar, pas një analize të tërësishme nga materialet e grumbulluara. Nga atëherë ka rrjedhë afati 15-ditor për kontroll në dëshmi për personat e dyshuar, për çfarë mbrojtja mund të propozojë dëshmi në dobi të tyre.
Ndryshe, në lëndën për zhvatjen të dyshuar janë dy persona, Bojan Jovanovski i njohur me nofkën “Boki 13” dhe Zoran Milevski i njohur si Zoki Kiçeec se kanë zhvatur biznesmenë nëpërmjet prokurorit publik, apo shefes së PSP-së në dorëheqje, Katica Janeva. Së fundmi gazeta italiane ka publikuar disa video-audio materiale, në të cilat tregohet se si Boki 13, ka marrë reket prej Orce Kamçevit në shtëpinë e tij. Skandali përfshin edhe prokuroret Janeva dhe kolegen e saj, Lile Stefanova, por të dyja i kanë refuzuar akuzat.



